June 18, 2013

Simptomat e Skizofrenisë



Çfarë është Skizofrenia?

Skizofrenia është një formë e përsëritur dhe shpeshherë kronike e sjelljes anormale që i referohet asaj që shumë prej nesh e quajmë "çmenduri".

Psikiatri zviceran, Eugen Bleueler, ka qenë ai që ka përdorur për herë të parë nocionin “skizofreni”, fjalë kjo e cila vjen nga greqishtja dhe do të thotë “shpirt i ndarë”.

Skizofrenia është një sëmundje e rëndë mendore që prek rreth 1% të popullsisë së botës. Mendohet që simptomat janë pasojë e një disbalance biokimike në tru. Kërkimet e fundit tregojnë që skizofrenia rezulton nga një defekt i zhvillimit fetal të trurit, pasojat e të cilit shpërthejnë në formën e sëmundjes në adoleshencën e vonë. Çrregullimi karakterizohet nga deluzione, haluçinacione, çrregullime të të menduarit dhe komunikimit. Skizofrenia përbën një patologji të trurit e cila ndikon në aftësinë e individit për të dalluar atë çka është reale dhe atë çka jo.

Psikiatrit e klasifikojnë skizofreninë si psikozë. Me këtë ata nënkuptojnë një person, i cili nuk mund t'i dallojë mendimet, idetë, perceptimet dhe imagjinatat e tyre intensive nga realiteti, (perceptimi i ndarë, idetë dhe vlerat që njerëzit e tjerë në atë kulturë i mbajnë si të vërteta).


Simptomat karakteristike

Dy (ose më tepër) nga simptomat e mëposhtme, prezente në një pjesë kohe rreth njëmujore (ose edhe me pak) janë të mjaftueshme për të përcaktuar pacientin si skizofren:

Simptomat pozitive përfshijnë:

1 -  Mendime dhe fjalime të çrregulluara (si mendimet dhe fjalimet pa lidhje të Salës)

2 - Halucinacione, si dëgjime të zërave apo tingujve (si vegimet, letrat në vrimat e shkëmbinjve në Malin e Dajtit, Bekimi Hyjnor i Salës ... ).

3 – Deluzionet (deluzionet nga shokët e idealeve; Hajdari, Fevziu, Zhulali ...)

4 - Iluzionet (autostrada Tiranë-Pekin, rekordet tij të notit, Shqipëria e Dyta pas Gjermanisë, shqiptarët janë norvegjezët e Ballkanit, dy gjysmat e tjera të jetës së tij...)


Simptomat negative përfshijnë:

1 - Nevojë për t'u ndier të mbrojtur (200 badigardët që e ruajnë, antiplumbi që nuk e ndan asnjë herë  në daljet në publik, zbulimi i shpeshtë i armiqve të vet, ...)

2 - Pamundësi për t'u përqëndruar (gjestikulacionet dhe mimika e fytyrës, hidhet degë më degë pa u përqëndruar tek subjekti i fjalimit, ...)

3 - Humbje e funksioneve normale (...)



Kohëzgjatja

Shenja të vazhdueshme të shqetësimeve duhet të jenë shfaqur gjatë 6 muajve të fundit. Kjo periudhë 6-mujore duhet të përfshijë të paktën një muaj që nga shfaqja e simptomave nga grupi A (faza aktive e simptomave) dhe mund të përfshijë periudha të simptomave, si fazën aktive të keqësimit ose fazën e shfaqjes së simptomave pozitive (d.m.th. përmirësim në funksione të ndryshme). 

Këto simptoma mund të jenë të njëjta me sëmundjet e tjera mentale siç janë çrregullimi bipolar dhe çrregullimi skizoafektiv apo mund të jenë rezultat i ndonjë problemi fizik. Psikiatrit dallojnë gjatë diagnozës se skizofrenisë disa prej simptomave pozitive dhe negative.



Shkaqet e Skizofrenisë

Shpeshherë simptoma të ngjashme me skizofreninë ndodhin edhe në patologji të tjera si psh: sëmundja e Huntigtonit, sëmundja Wilson, në epilepsi, encefalite, meningite, në Sklerozën Multiple etj. Diagnoza e skizofrenisë së vërtetë vlerësohet atëhere kur janë përjashtuar këto sëmundje si shkaktare të mundshme të simptomave psikotike.

Shkaktari i saktë i skizofrenisë mbetet edhe sot akoma i panjohur. Ndryshimet në funksionet e trurit si percepsioni, emocioni dhe sjellja indikojnë shumë në zhvillimin e kësaj sëmundjeje. Truri është vendi biologjik i skizofrenisë. Disa kërkues kanë dyshimin që në këtë keqfunksionim kanë rol edhe neurotransmetuesit si dopamina dhe serotonina. Sistemi limbik (strukturë anatomike e përfshirë në përpunimin e emocioneve), talamusi (strukturë anatomike e trurit që merret me koordinimin e mesazheve neuronale) dhe disa rregjione të tjera të trurit duket se janë të përfshira në sëmundjen e skizofrenisë.



Gjenet dhe Trashëgimia

Aktiviteti i neurotransmetuesve është i kontrolluar nga gjenet në një shkallë të gjerë. Ka evidenca mjaft të qarta që tregojnë se janë pikërisht këto të fundit të përfshira në patogjenezën e skizofrenisë. Studimet tregojnë që ka rreth 10-15% mundësi që të zhvillohet sëmundja nëse një nga prindërit ose vëllezërit /motrat është diagnostikuar me skizofreni. Nëse të dy prindërit janë skizofrenë, atëhere risku rritet në 40-50%. Për nipërit dhe mbesat e një pacienti me skizofreni risku për të zhvilluar sëmundjen shkon rreth 3 %.

Këshillimi gjenetik ndihmon në llogaritjet e riskut për të afërmit e pacientëve skizofrenë.


*   *   *


P.S. Materiali i mësipërm është mbledhur dhe redaktuar nga mjeku neuro-psikiatër Dr. R.C. në NYC, dhe përkthyer në shqip nga I.Sh.

Me shkronja korsive janë shënimet tona ballafaquese.


Burime:

Faqja Zyrtare e Instituti Amerikan i Shëndetit Mendor  (National Institute of Menthal Health)

Wikipedia















9 comments :

  1. PO KU NA RA NE PER HISE MOR ZOT. HIK I PARANOJAK E HEC I TJETER; ZOGU, HOXHA NE KY PALLA E CARIT

    ReplyDelete
    Replies
    1. Te mendosh qe ky skizofren ka bere ligjin ne shoqerine dhe politiken shqiptare keto 22 vjet !!!!!!

      Delete
    2. QE NE SURRAT DUKET QE ESHTE I CMENDUR

      Delete
    3. Kulmi i kulmit eshte kur ben humor shpellari:
      Vete tregon, vete fillon e qesh i pari. Pastaj qeshin te tjeret me rradhe; zhelefina, Lulzime Basha, Ridvani ...

      Delete
    4. I LOVE SALI BERISHAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/04/i-love-you.html

      Delete
  2. Ku krahasohet ky mor tirons i von me Enver Hoxhen?

    ReplyDelete
  3. Ore, a s'me thoni? Po kjo skizofrenia qenka edhe e trashegueshme. Puna e Saliut u pa, po Zeni, Gita e femijet si i behet?

    ReplyDelete
  4. Piece of shit, or better saying a lot of pieces of shit!

    ReplyDelete

Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!