March 19, 2015

Publikohet Hymni i Ri i Kombëtares së Futbollit (foto & video)


Sponsori gjeneral i kombëtares shqiptare, “Digitalb”, në bashkëpunim me këngëtarët e mirënjohur shqiptarë Elvana Gjata dhe Florian Mumajesi gjithashtu edhe me mbështetjen masive të grupit të tifozave kuqezinj kanë përgatitur këngën e re për kombëtaren shqiptare të titulluar “Kuq e zi je ti”.







*    *    *






March 15, 2015

Besi i përgjigjet Zenit: Unë s’jam si ti, që e le babën pa punë me prapsinat e tua





Zeni është fyer shumë që nuk është futur në listën e Besit dhe ka reaguar publikisht ndaj videos së improvizuar të humoristit. Besi pasi lexoi reagimin e Zenit, u ul dhe bëri një shpjegim serioz për çfarë ka ndodhur.

“I dashtun Zen!

E lexova letrën tënde që ke çu në gazeta kundër videos time. Ke të drejtë, për Zotin. O të tako ty me të vra, o s’i tako njeriu. Por, po ta shpjegoj vëllai pse s’të kam fut në video.

Të futa një herë në vend të parë, sikur donin me të vra këto familjet që ke lënë jetim në Gërdec. Unë e kisha si për Koçon, që kishin shti të gjithë nga 10 mijë euro që u ka dhënë baba jot si dëmshpërblim dhe ishin bë 260 mijë euro, se ishin 26 të vrarë. Ene thashë, hajt mo sa gjysma e Tomës është, po ia vle. Dikush spiunoi nga stafi im dhe mu lshu në shpinë Sindikata e Gërdecit. “Mos na fut të gjithëve në një thes, më thanë. Secili ka llogaritë e veta. Do e bojm pa lekë, do ta vrasim me dorën tonë, por mos na u ngatërro”.

-Mirë u thashë, s’po u bje më qafë.

Masandaj e kisha vu që donin me të vra do nga Gjiri Lalzit, se u ke marrë tokat. E kisha vu pa çmim. Sikur jepnin nga një hektar tokë për vrasësin. Sapo deshta me e fut dhe atë, vjen njoni më thotë, “Le, pash Zotin, mos prish pazarin se du me e vra vet, se ma ka marr gjithë tokën”. E lashë dhe atë.

Atëherë vendosa me ta bë sikur të ka mallku Teqe e Kuç Babasë në Vlorë, ngaqë i ke marrë çiflikun, i ke gjet pronarë dhe e ke ndarë me ca miq të tu. Ata e kishin me mallkim. “Do ta zërë mallkimi ynë”, thoshin. Pastaj erdhi një nga ata baballarët e Teqes e më tha, “Mallkim, mallkim, po e do një dorë do t’ia jap vet, mos më hy në pjesë”.

Ene ta fala prapë.

Pastaj më shkoi në mendje me ta bë sikur do me të vra dikush nga Saranda se u ke marrë tokën nga Hotel Butrinti në kanal të Çukës. Dhe këtë sa e bëra, vjen njëri thotë, “lëre mo burrë, ça na i ngre mendjen se ik nga vendi e s’kena ku me e gjet pastaj”. Ene ta fala përsëri.

Kur hoqa dorë nga këta që falnin toka, ma shtiu njëri në mendje që i ke marr lekë për Universitetin e ti ka çu në Vjenë. Sa e bëra gati me ta bë sikur don me të vra ai, vjen dikush e më thotë “lene se e ka ndërmend vërtetë, mos ia prish planin”.

Hoqa dorë dhe nga këto universitetet dhe më shkoi në mendje tek këta që u ke marrë lekë për konçesionet. Është njoni që më ka pas thënë, “më ka marrë një milion euro me shantazh para zgjedhjeve”. Po mirë, po e bëj sikur po e vrisni ju për 500 mijë, i thashë.

-Jo mor burrë, le mos ia kujto, se ka dhe një këst pa na kthy, tha, mos na e tremb kot.

Më në fund e pashë veten të pafuqishëm, se ti je bë si Vehbiu në kohë të vet, që të gjithë atyre që u ke marrë lekë, ruajnë njëri-tjetrin mos të vret njeri, se shpresojnë të marrin vet, ose hakun, ose lekët. Ja i dashur Zen, ndaj s’të fusja dot në listë, jo se të kisha harru. E shof që të ka ngel qejfi, por s’ke ça me i bo. I ka jeta këto gjëra. Je shumë i kompliku dhe s’është kollaj me të vra, s’e humbasin shpresat për lekët shumë njerëz. Ne nuk dum të turbullojmë shpresat e njerëzve.

Po ta bëj këtë sqarim, për të tregu që nuk është se të kam injoruar. Dhe du me të tregu që ke pas plot njerëz besnik. Këta të Kurumit p.sh, më thanë mos na e fut në listë, se na del nami i keq për Hidrocentralet, sikur e kena vra ne. Ene atyre ua dëgjova llafin. Në fund të fundit thashë, pse me e vra fakirin. Ai s’më ka bë keq. Më ka akuzu se i kam gjet punë babait tim. Kjo nuk është akuzë morë Zen. Unë s’jam si ty që e le babain pa punë me gjithë ato pisllëqe që ke bërë”./Antena



*    *    *





Vladimir Putin = Adolf Hitler

Aktivistët ukrainas të dielën vendosur një gur varri në të cilën lideri rus, Vladimir Putin, është paraqitur si Adolf Hitleri.

Këtë veprim ata e bënë përpara Ambasadës ruse në Kiev. Në gurin e varrit gjendet edhe svastika (kryqi i thyer, simbol i nazizmit)

“Këtë e presin gjatë ukrainasit”, tha një nga organizatorët e këtij aktiviteti.

Krahas gurit të varrit, në Kiev janë vendosur granatat e shpërthyera dhe ngjyrë e kuqe që simbolizon gjakun.




*    *    *







Pikturë e rrallë e delegacionit shqiptar në Konferencën e Londrës


Kjo që shihni është një pikturë, e riprodhuar bazuar në një  fotografi ku shihen burrat shqiptarë që morën pjesë në Konferencën e Londrës.

Aty duket qartë Isa Boletini dhe Ismail Qemali. 

Konferenca e Londrës konsiderohet nga historianët si “ditë e zezë” për kombin shqiptar, pasi la jashtë kufijve shtetërorë gjysmën e shqiptarëve.



*    *    *



Jam gjallë - I'm Alive, do të këndohet nga Elihada Dani në Eurovizion (VIDEO)


Kjo është kënga që do të perfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. 

Quhet “Jam gjallë”(I'm Alive) dhe këndohet nga Elihada Dani.


I urojmë me gjithë zemër:

Suksese në Festivalin Europian!




*    *    *