tag:blogger.com,1999:blog-4314153252360542287.post7312816679769138748..comments2024-03-26T10:15:04.534-07:00Comments on Imazhe Shqip: Kompleksi Jon kontrata:Imazhe Shqiphttp://www.blogger.com/profile/10641729827582143233noreply@blogger.comBlogger1125tag:blogger.com,1999:blog-4314153252360542287.post-2490585490567416912013-12-08T08:37:55.643-08:002013-12-08T08:37:55.643-08:00Xheniot vendosin eksplozivin, ‘Pallatit të Bashës’...Xheniot vendosin eksplozivin, ‘Pallatit të Bashës’ i hapen 1500 vrima
Forcat e Repartit të Xhenios morën dje në dorëzim ‘Pallatin e Bashës’ dhe nisën procesin e vendosjes së eksplozivit për rrafshimin e tij. Mjete të ushtrisë dhe specialistë, janë vendosur në zonën e Ujit të Ftohtë, ndërsa mësohet se do të hapen mbi 1500 vrima për vendosjen e kallëpeve të eksplozivit plastik i familjes C4 dhe amonit. Gropat ishin hapur dy ditë më parë nga specialistët në themele dhe kolona, kurse dje është bërë minimi edhe i kateve të sipërme, me qëllim realizimin e plotë të shembjes së kullave 8 katëshe të “Kompleksit Jon” në pronësi të Xhafer Isufit, vjehrrit të kreut të PD-së. Mësohet se do përdoret një sasi mes 300-400 kg eksploziv, por nuk është përcaktuar ende nëse shembja do jetë e plotë apo e pjesshme. Po kështu bëhet me dije se sot është mbyllur afati i boshatisjes së apartamenteve nga banorët, deri në tre ditë i kërkon minimi i objektit me sipërfaqe të madhe 1663 metra katrorë dhe shpërthimi parashikohet të kryhet brenda një jave. Me shumë gjasa butoni pritet të shtypet të dielën e ardhshme, data 15 dhjetor.

Operacioni

INUK ka marrë në dorëzim “Kompleksin Jon” tek Uji i Ftohtë, kurse dje zbarkuan në terren edhe Reparti i Xhenios me mjete ndihmëse dhe pajisje. Disa kamionë të ushtrisë kanë shkaktuar materialet dhe eksplozivin. Dje u mbyll edhe afati zyrtar i boshatisjes nga banorët, ndërsa prej tre ditësh INUK kryen shembje përreth pallatit dhe kolonat aksesore të godinës. Forcat e xhenios kanë nisur përgatitjet për të vendosur piketat me eksploziv, të cilat për shkak të përmasave të kompleksit mendohet të jenë mbi 1500 vrima. Specialistët janë parë teksa hapnin me matrapik vrimat në kolona, nga kati i parë, deri në të fundit. Po kështu është kryer edhe heqja e xhamave nga INUK, me qëllim që shpërthimi të mos dëmtojë objekte apo persona gjatë fluturimit nga presioni. Qeveria nxori vendimin e shpronësimit më datë 2 dhjetor për këtë zonë, me mbi 8600 metra katrorë sipërfaqe. Por ky kompensim do bëhet vetëm nëse vërtetohet ligjshmëria e objektit, apartamentit dhe pagesa në fatura.

Sipas dokumenteve të zbuluara nga Task-Forca e Ministrisë së Brendshme, referuar Prokurorisë së Vlorës, rezulton se kontrata e shitjes mes trashëgimtarëve të truallit 1663 metra katrorë dhe dy administratorëve të firmës së ndërtimit, Xhafer Isufi dhe Xhuvi Sharxhi, është bërë më 11 tetor 2009 në Tiranë. Garante juridike ka dalë noterja Mimoza Shehu. Ajo ka legalizuar aktin. Por firmosës figurojnë edhe Elpiniqi Ndini, e cila ka vdekur më 21 tetor 1995 dhe djali i saj Jorgji Ndini, i vdekur më 20 shtator 2009, pra respektivisht 14 vjet dhe 52 ditë para aktit të firmosjes. Kjo shkelje e rëndë është lejuar nga noterja dhe ndikuar nga administratorët përfitues, për të kryer sa më shpejt procedurat e blerjes dhe pa pengesa. Por duket se nuk i kanë bërë llogaritë mirë. Të tjera abuzime në këtë proces po hetohen nga prokuroria përvetësimi i truallit nga familja Ndini, ku Gjykata e Vlorës ka kthyer detin në tokë private në favor të tyre më 1996. Mbivendosja e pronës, përvetësimi i 40 metra det të tjera nga firma e ndërtimit, legalizimet e paligjshme të truallit, objektit, hipotekimi, leja e KRRT të bashkisë, neglizhenca e INUk dhe të tjera.Ama-Newshttp://www.ama-news.al/noreply@blogger.com