600 euro hyrja, biznesmenët në radhë!
Liri Berisha sapo ka nisur mbrëmjen e saj të mbledhjes së fondeve në hotel Sheraton në Tiranë. Fondacioni i saj në ndihmë të fëmijëve shqiptarë, një rrjet jotransparent që ndërthur biznesin me bamirësinë, sidomos te ndihma ndaj fëmijëve autikë, po çel në këto momente mbrëmjen për mbledhje fondesh. Bileta e hyrjes është 600 euro dhe në radhë shihen biznesmenët më të njohur të vendit, bile dhe disa prej tyre që anatemohen nga kryeministri.
Në mbrëmje të tilla marrin pjesë zakonisht rreth 800 biznesmenë, pa llogaritur ankandin formal që zhvillohet gjatë mbrëmjes, ku përpjekja për tu servilosur para zonjës Berisha u kushton shpesh biznesmenëve mijëra euro për të blerë sende banale.
Nga ankandi i sotëm pritet të grumbullohen rreth 1 milion euro, nëse tatimet i kanë shpërndarë në mënyrë korrekte ftesat tek ata që duhet të paguajnë.
Luksi dhe festa e Sheraton-it, ku dhurohen para për Liri Berishën, është në kontrast të thellë me mjerimin dhe dhunën që ushtrohet në skajin tjetër të Tiranës tek greva e ish- të përndjekurve politikë, të cilët kërkojnë respektim të vuajtjeve të tyre dhe dëmshpërblim financiar.