Zëdhënësja
e PD, Laura Vorpsi
imazhe shqip
Kunati
lexon
komentet pikante të javës për Laurën
Kunati
ka vendosur që çdo të dielë, meqë është pushim, t’u hedhë një sy faqeve online
për komentet rreth ngjarjes më të komentuar të javës. Këtë javë në qendër ishte
deklarata e Laurës për jabanxhinjtë dhe reagimet ndaj saj. Më në fund vendosi
të përzgjedh disa prej tyre, si më pikantet rreth ndikimit që ka kjo gjë për
imazhin e PD-së, të cilat vendosi t’ia dorëzonte Lulit për të pasur kujdes për
herë tjetër.
Qytetari: Ta dëgjojë S.Berisha atë që ka thëne kjo… e bëri lanet…. zogu i vogël…. 90% e
partisë tënde duhet të rreshtohen në ambasadën e Tiranës në Shqipërinë e veriut
Ana: Nuk
ke faj moj gocë, në atë parti që je ti, sa më injorante të jesh, aq me lartë
shkon. Kështu njerëzish do Sala rreth tij, injorantë…sa më injorantë që t’i
rinë lepe-peqe. Edhe të mendosh që kjo u jep mendje studentëve. INJORANTE
Loku: Si ka thon Skëner Sallaku, që të jesh tirons duhet të kesh tre gjona: 1.Halen
te funi i oborit. 2.Të kesh një Carac në mes të oborit. 3 Të kesh një budall në
familje. Kështu që ti Seit Vorpsi i plotëson kushtet me qen tirons, se e ke Laurën.
Qytetar
i vjetër i Tiranës dhe i botës perëndimore: E paimagjinushme se si një
përfaqësuese e lartë e Partisë Demokratike dhe e politikës në Shqipëri, flet me
një gjuhë racore! Këto janë deklarata të cilat dhe Hitleri do t’i kishte zili!
Si mund të pohojë kjo zonjë për qytetarët e vendit të vet, të cilët ndoshta
edhe e kanë votuar partinë e saj, të hyjnë me vizë në Tiranë! Europa ka hapur
dyert për qytetarët shqiptarë, ndërsa Vorpsi, e cila mund të jetë vetë e
paragjykuar në disa shtete të cilat nuk na duan, flet me gjuhën e urrejtjes dhe
ksenofobisë kundër bashkëatdhetarëve të saj!?
Zonja Vorpsi!
Vizat nuk janë
zgjidhje! Zgjidhje ështe integrimi i tyre në çdo qytet dhe fshat ku ata
jetojnë! Moskujdesi i qeverisë tënde të PD-se kur kishit pushtetin, e varfëroi
këtë pjesë të popullatës, e cila nga skamja dhe mjerimi u detyrua të
shperngulet për një jetë më të mirë në Tiranë! Papunësia, mungesa e arsimimit,
strehimit etj, detyroi ndoshta një pjesë të tyre të mbjellin informalitetin dhe
të kalojnë edhe në veprime kriminale për të mbijetuar, për shkak të harreses së
shtetit të cilin e drejtuat ju! Ju nuk planifikuat dhe projektuat asgjë për
integrimin e kësaj pjesë njerëzish, të cilët i shfrytëzuat për të legalizuar
informalitetin, në shkembim të votes së tyre për 23 vjet me radhë! Ju lejuat të
krijohen geto rreth Tiranës sepse nuk kishit vullnetin e mirë për t’i ndihmuar
këta njerez në ndërtimin e një infrastukture modeste, të punësimit dhe
shkollimit të tyre! Në botën evropiane çdo politikan i rangut tuaj do të jepte
të paktën dorëheqjen në qofte se do shprehej në publik, në një formë të tille
për qytetarët e vet! Një nga parimet kryesore të kartes evropiane për të
drejtat e njeriut është lëvizja e lirë e njerëzve! Detyra e shtetit ështe që ta
lehtësojë këtë lëvizje nëpermjet krijimit të kushteve të punës dhe arsimimit!
Mosinkludimi i këtyre qytetarëve në jetën metropoliane është fryt i politikës
tuaj diskriminuese për këtë pjesë që ju e mashtroni në fushatatë elektorale!
Partitë të cilat nxisin urrejtjen racore janë të ndaluara me ligj në Shqipëri,
por fatkeqësisht disa politikanë me pikëpamje fashiste janë inkuadruar në
partinë tënde! Mëkat për shqiptarët se ndoshta një ditë mund të udhëhiqen nga
një Lë Pen dhe politika e saj!
Dhe
kjo është zëdhënësja e një partie jabanxhinj, katunarësh e malokësh 100 karat.
Dritani: Kjo
është përfaqësuesja e shtresës më debile të tironsve (realisht mikpritës) që
këto 20 vjet nën frymën “antikomuniste” kane aplikuar praktikën ‘Për një plesht
djeg jorganin”.
Konkluzioni: Janë
punonjës me mëditje të jabanxhinjve malokë të pabesë.
Nuk
di me thon se sa tironse osht kjo, por sikur me qen tironse si petrelsit nga
Petrela, ndroqt nga Ndroqi, stërmost nga Stërmasi, arbont nga Arbana etj, s’ka
gjo m’terezi. Katunare ka per t’ngel.
Demokrati:Një
tregues i banalitetit ku ka rënë PD, një krijesë e seksit femer me mentalitetin
e kryetarit të Kamzës, një gjuhë e varfër, e denjë për gratë e mëhallës që
bisedojnë me filxhanët e përmbysur në pritje për të parë fatin, një mentalitet
i ngushtë provincial që tregon edhe deficitin intelektual të zonjushës të
stresuar në fjalë. Vorpsi para se të flasë për jabanxhinjtë shqiptarë të Veriut
a të Jugut që kanë zgjedhur kryeqytetin e Shqipërisë për të jetuar, duhet të
bëjë ADN e fisit të saj, se mbase del kurde apo iraniane, dhe jabanxhie.
Përdorimi i kësaj fjale më ngjall krupën, apo mikesha e vërtetë në mesin e
shqiptarëve është Vorpsi?
Lamtumirë
Shqipëri, mirë se të gjeta tiron!
Bashkia
e Tiranës duhet të dëmshpërblejë Lek Plepin se e ka çuar atë drejt tërbimit./TemA
* * *