June 26, 2021

Dhiar, Dhiar ... 2021



I ranë dhëmbët, të gjithë, Grabitqarit plak
mundohet, por dot s'e mbyll më kthetrën
rrallë e më rrallë e dhjesin mu në prak
dhe hunda-sqep, dy rrena, takon mjekrën. 
.
Ai nuk ish askush, kur Baker erdhi në Tiranë 
ishte spiun, e sekretar i Partisë Punës ishte
kaloi Ylberin, me detyrën që shefat dhanë 
erën e dhive, akoma nën lëkurë, e kishte.
...
Zirkon e porcelan i vuri dhëmbët prapë 
mes hundës-sqep e mjekrës qurrat mbledh
vëmëndjen, që mungon kërkon të kapë
ndënëvetja e pavullnetshme para e pas rrjedh!
.
Nga makthet zgjohet thuajse çdo natë 
nuk bëjnë më fajde pilulat haloperhidrol 
me një "Non Grata", nuk e ka të gjatë 
do ish i lumtur, prapë të ish Dhiar në Viçidol

*   *   *