Policia në Shqipëri
Në Shqipëri më shpejt të mbërrin PIZZA se sa
POLICIA!
*
* *
2 Policët
Ishin 2 policë, njeri gjeti 3 bomba dhe i thotë
tjetrit:
- Hajde ti dorzojmë në rajon.
- Ok i tha ky, por nëqoftëse na plas ndonjë në dorë?
- I themi shefit që gjetëm vetëm dy!
*
* *
Pijaneci, Polici dhe … Hajduti
Një burrë ishte bërë tapë dhe doli para pasqyrës, pa
veten e tij dhe tha: U hajduti!
Zbriti poshtë dhe i tha një polici: Shpejt,
shpejt, tek shtëpia ime ndodhet një hajdut.
Kur shkoi polici përpara pasqyrës shikon dhe thotë:
- O budalla, por ja ku e paske pasur policin përse më
thirre mua?!!
*
* *
Muli dhe Dhia
Kur zbriti Muli nga Topojani, që të kishte bulmet
të freskët në konvikt, mori edhe një dhi me vete në Tiranë. Duke hecur rrugës,
një djalë i vogël e shikon dhe i habitur pyet:
- Ku po shkon me këtë gomar?
Muli i krekoset dhe përgjigjet:
- Nuk është gomar, është dhi.
Djali i vogël ja kthen:
- Nuk të pyeta ty, pyeta dhinë …
* * *