February 14, 2013

Fatos Nano Uron:

Gëzuar Shën Valentinin



Sali Berisha dhe Ilir Meta uruan shqiptarët
“Gëzuar Shën Valentinin”
Po Fatosi? 
E si mund të duronte Fatos Nano pa uruar edhe ai?!!


http://www.gazetatema.net/web/2013/02/14/foto-lajm-berisha-dhe-bashkeshortja-urojne-shen-valentinin/

http://www.gazetatema.net/web/2013/02/14/foto-lajm-edhe-meta-me-te-shoqen-urojne-shen-valentinin/


Selami i Berishës




Ish Selami që ish burrë

Më trim nga gjithë të parët

Nuk i trëmbej syri kurrë

Ndaj e donin shqipëtarët



E rrahën dhe e përzunë

Erdhi që të marrë hakun

Gjeti shok e gjeti punë

Te Baca që i dha dajakun



February 12, 2013

U mbars Çili dheee

polli një sh  krim




"Është krijuar ideja se… Berisha e ka në favor vendimin e gjykatës për 21 janarin…"
Nga Naim Çili

“…E vetmja vlerë e vendimit të pardjeshëm ishte fakti që gjykata nuk gjeti një dashje në atë që ka ndodhur. Një lajm i mirë, të paktën sepse nuk kemi një Republikë që vret me dashje qytetarët e vet. Ky është një lehtësim për opinionin publik,…”
“Nëse gardistët me shefin e tyre në krye, gjeneral Ndrea Prendin, u shpallën të pafajshëm dhe për këtë vajtuan zemrat e familjarëve të viktimave të 21 janarit, e njëjta gjë mund të kishte ndodhur sikur ata të ishin gjetur fajtorë. Do të ankoheshin e vajtonin kështu familjarët e gardistëve që u dhunuan egërsisht deri në rrezikim jete atë mesditë të zymtë të 21 janarit…”


Shkëputëm dy paragrafe nga shkrimi editorial i gazetarit të varur nga pushteti i Berishës, Naim Henri Çili. Në paragrafin e parë del qartë ideja kryesore e shkrimit dhe e vetmja vlerë e tij.
ZotiÇili!
Ju kërkojmë që të flasësh për vete dhe jo në emër të opinionit publik, që nga ky vendim berishian është rënduar edhe më tepër.

Paralelizmi juaj midis familjarëve të Dëshmorëve të 21 Janarit (viktimat jeni ju) dhe familjarëve të gardistëve qëndron vetëm në mendjen tuaj dhe jo të  opinionit publik.

A vuajtët shumë kur e pollët këtë sh krim-monstër zoti Çili?

Ju bëni me turp emrin e nderuar të gazetarit!

Çfarë mund të mësojnë nga ju mbi gazetarinë, etikën, të drejtën etj…, studentët që studiojnë në Universitetin Europian të Tiranës?