flet për luftën dhe thotë për gratë e sotme:
Si gjyshe e ngeshme i shoh
me kënaqësi në TV sa janë zhvilluar
imazhe shqip
“Unë
kisha shumë frikë nga një, quhej Seit Mati, ishte shok i ngushtë i Man Kukaleshit
të famshëm, sepse shtëpia e tij ishte shumë afër shtëpisë sime” – thotë
Nexhmije Hoxha në një intervistë të gjatë me gazetarin Roland Qafoku, ku ka
folur kryesisht për Luftën Nacional Çlirimtare. E veja e diktatorit Hoxha, sot
94 vjeç, thotë ndër të tjera se “sheh sot me një kënaqësi të veçantë zhvillimet
e reja lidhur me vajzat shqiptare, me gratë shqiptare”. Ajo e përcakton veten
si gjyshe e ngeshme. Më poshtë, një pjesë e intervistës me Roland Qafokun në TV
Channel One:
Roland
Qafoku: Zonja Hoxha, në 100 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë një nga aksionet
ka qënë edhe rivlerësimi i figurave. Një ndër to ishte dhe Ahmet Zogu, i cili
për 15 vjet nuk ishte vetëm një nga figurat më të rëndësishme si ministër,
kryeministër, president dhe mbret. Eshtrat e tij u morën nga Parisi dhe janë
vendosur në Kodrat e Liqenit Artificial. Ndërkohë që një shtatore është
përuruar në afërsi të stacionit të trenit. Ka pasur reagime dhe kritika për
këtë vendim. Ju si protagosnite e luftës, por edhe si personazh që keni shprehur
mendimin tuaj për Ahmet Zogun, cili është vendimi juaj për këtë vendim të
qeverisë?
Nexhmije
Hoxha: Braktisja e tij që e kam përjetuar është tradhëti, mbi tradhëti. Nuk i
falej një mbreti që të lërë vendin në atë gjëndje, që të sabotojë ushtrinë e tij,
pasi ushtria ishte e papërgatitur, e vodhi thesarin. Është tradhëti që se lë
topi. Për sa i përket eshtrave të tij, që u sollën në Shqipëri, kjo është fare
normale mendoj, që eshtrat e çdo shqiptari që mbetet jashtë, të prehet në tokën
anëtare. Por kjo mund të behet nga familja. Janë absurde dhe të pavend,
organizimi skandaloz me homazhet në Pallatin e Brigadave, nuk e meriton. Ai
ishte mbret, por tradhëtoi. Ai pallatit të brigadave nuk i dha asnjë kacidhe,
nuk fjeti asnjë natë. Për mendimin tim, ishte skandaloze mënyra si u bë dhe
monumenti që ju vendos në Tiranë. Aq meriton. Pse u bënë të dyja? Sepse
shqetësimi i Sali Berishës ishte të evitonte, një figurë, siç qe ajo e Enver
Hoxhës, që kishte meritat e gjysmës së këtij 100 vjetori. Këtë s’e bënte dhe donte
medoemos që pas Ismail Qemalit, të cilin edhe atë e poshtëroi.
Roland
Qafoku: Pse u poshtërua?
Nexhmije
Hoxha: Nuk e respektoi. Ti e di atë historinë që nxorri monumentin, ai monument
ishte për muze e jo për park. Edhe ceremonitë i dubloi, vetëm që të mos ngrihej
Vlora, të cilin ai deshte ta mbyste fare në 1997. Unë kam këtë pikëpamje.
Roland
Qafoku: Zonjë, e dini që tetë kryeministra të Shqipërisë e kanë varrin jashtë.
Përse ju gjatë 50 viteve që keni drejtuar nuk e bëtë këtë që thatë. Se është normale
që eshtrat e Ahmet Zogut të vinin ?
Nexhmije
Hoxha: Jo, pse ta bënim ne? Ne kemi mbajtur qëndrim me anë të luftës. Unë jam
dakord me këtë qeveri që dha të drejtën, që eshtrat e Ali Këlcyrës të vijnë, që
i bëri familja dhe bashkëfshatarët e tij.
imazhe shqip
Roland
Qafoku: Të Ali Këlcyrës e ka bërë familja, ndërsa të Eqrem Bej Vlorës e ka bërë
qeveria. Ishit dakord me këtë?
Nexhmije
Hoxha: Nuk e di. Nuk e di rolin e madh të Eqrem Bej Vlorës.
Roland
Qafoku: Zonja Hoxha, ka një fakt. Si gazetar më ka rënë në sy që në Kodrat e
Liqenit Artificial, në kujtim të ushtarëve anglez të vrarë në Luftën e Dytë
Botërore, janë mbi 150 ushtarë të vrarë në Shqipëri. Por memoriali që është
bërë te Kodrat e Liqenit, është ngritur me pjesën e mermerit të varrit të Enver
Hoxhës, i cili u zhvarros në vitin 1992. Ju e dinit këtë fakt?
Nexhmije
Hoxha: E di. Mendimi im është që çështja e mermerit, ku vajti dhe ku u përdor
copat e mermerit, nuk më intereson fare. Kurse për mua, mbetet akti barbar
antishqiptar, antikombëtar vetë të zhvarrosjes. Kurse përdorimi i këtyre
copave, mbeturinave, për ushtarët aleatë tonë, më duket një vendim trashanik,
jo i menduar. Sidoqoftë nuk është e drejtë, të nderohen në atë mënyrë aleatët
tonë që dhanë jetën në malet e Shqipërisë. Ato fare mirë, mund të gdhendin
shkembinjtë e maleve tona, ku ata dhanë jetën dhe do të ishin më të nderuar.
Vlerësimi i tyre për Enver Hoxhën, ka qënë pozitiv gjatë luftës. Në vitet 90’
91’, isha larguar nga rezidenca dhe isha në vilën 6. Aty më erdhën dy gazetarë
anglezë të gazetës “Sunday Times”. Njëri nga ata më tha se kam ardhur se dua të
përmbush një amanet të babait tim, i cili ka qënë pjesë e misioneve angleze
këtu, kapiten. Më nxorri fotografinë. Ai më ka thënë që më ka njohur mua në
male gjatë luftës dhe se unë i kisha dhënë një furçe të dhëmbëve. Ai i kishte
thënë të birit që të shkosh edhe një herë te ajo edhe ta falenderosh nga ana
ime, e ti dërgosh një furçe. Ai në mënyrë simbolike më kishte dërguar një
furçë. Unë nuk kam shërbyer në spitale. Dhe nuk desha ta zhgënjej, domethënë e
kalova.
Roland
Qafoku: Çfarë i dha lufta, gruas shqiptare sepse kam parasysh nga historia që
është një ngajrje tjetër, Kongresi i Gruas në Berat, ku edhe ju keni qenë një
ndër protagonistet më të rëndësishme?
Nexhmije
Hoxha: Duhet thënë që dolën 7 mijë partizane dhe dhanë 600 dëshmorë në luftë,
sidomos si partizane, deri në varje të këtyre aktivistëve. Morën pozicioni të
ndryshme, në çetë. Janë shpallën edhe si heroine. Janë si pionere këto forca të
Lufëts Nacional Çlirimtare, iu dha lufta diçka. Ato ja dhanë emancipimit të
ardhshëm të gruas. I quaj partizanet si pionere. Dhe bëj një krahasim, si të
quaja si motrat e atyre që bënin mitingje në Francë, Gjermani, mblodhën kongresin
në Kopenhagen, që shpalli edhe 8 marsin me Klara Seting, të famshmen komuniste,
mike të Leninit. Prandaj i quaj si homologe të tyre, sepse në një kohë të re
luftonin për të drejtat e gruas. Më vonë, gruaja fitoi edhe të drejtën për të
votuar, që nuk e kishin fituar në vendet e përparuara të botës. Unë i
përgjërohem Luftës për atë që bëri me mua, që më dha mundësi të bëhem ajo që u
bëra. Në 36’, nga një shoqe klase u lidha me një grup grash që merreshin me
letërsinë edhe emanipimin e gruas, që shkruanin për gazetën “Bota e re”. Unë
isha një admiruese e “Botës së re” të vjershave dhe tregimeve të Migjenit. Me
anë të kësaj shoqeje, unë u lidha me motrën e saj që shkruante me pseudonimin
Kolombia. Më pas me këtë grup ku bënte pjesë Olga Pëllumbi, që u njoh pastaj
gjatë Luftës,e u zgjodh si presidente e gruas dhe Mila Gjokorreci që ishte një
emigrante që kishte ardhur nga Odesa, që u bë nënë e dëshmorit të një djalë të
ri Viktor Gjokoreci, 16 vjeçar që unë e njihja së bashku më vëllain e vogël të
Kristo Frashërit, Gjet Frashëri. Ato u pushkatuan. Janë ato katër dëshmorët.
Këtu është shkruar edhe për ato që kanë mbetur si kolektiv për katër dëshmorët,
por duhet folur për të gjithë për Viktorin, për Gjergjin për Skënder Kosturin .
Ose ka raste të tjera, që nuk i përmendin me emra. Pesë Heronjt e Vigut, kush
janë këta? Për shembull,një nga këto, Ndoc Mazi ishte pjesëtar në atë mbledhjen
themeluese të rinisë në 41’, bënte gara me shakat e tij shkodrançe me Qemalin.
Për mua ka rëndësi që të flitet një për një, për ata, e jo vetëm “Pesë Heronjtë
e Vigut”. Në vitin 1941 filloi me themelimin e Rinisë, ku u zgjodha, të Qarkut
të Tiranës. Ajo që më nderon, është pjesëmarrja ne konferencën e Pezës, ku isha
e vetmja grua.
Roland
Qafoku: Pas 90’ keni marrë pjesë në këto përkujtime ?
Nexhmije
Hoxha: Nuk më kanë ftuar. I vetmi rast që më Komiteti Veteran i Laprakës,
erdhën ma morën sepse i kishin kritikuar. Nuk jam ftuar ndonjëherë.
Roland
Qafoku: Zonja Hoxha, a keni bërë ndonjë gabim ju personalisht gjatë luftës?
Nexhmije
Hoxha: Nuk kam ndonjë gabim. Nuk jam kritikuar për ndonjë gjë të madhe.
Roland
Qafoku: Por Enveri ju ka kritikuar. Ka qenë shumë kritikues?
Nexhmije
Hoxha: Po, e kam thënë edhe në libër. Ishte i rreptë, shumë i rreptë me mua.
Roland
Qafoku: Po Partia Komuniste ka bërë gabime gjatë Luftës?
Nexhmije
Hoxha: Ka bërë.
Roland
Qafoku: A të bënin favorë këta drejtuesit që ishin edhe shokë të Enverit, por
edhe vartës së tij në strukturën organizative të Partisë? Sepse ju ishit e
fejuara e Enver Hoxhës?
Nexhmije
Hoxha: Unë isha korrekte dhe kam luftuar. Nuk rrija fare në një shtëpi e të
ngulesha aty. Më njihnin mirë me shtypin, mbledhjet. Jam njohur me shumë e
shumë familje, madje edhe të niveleve të larta.
Në
Tiranë, zakonisht bëheshin “Copri Fuoko”, ndalim qarkullimi, që nga ora gjashtë
e darkës e deri në gjashtë të mëngjesit. Nesë kishe ndonjë problem, duhet të
shkoje në atë komandën e tyre edhe të të shoqëronin, psh të veje tek ndonjë
grua që lindje në spital.
Dy
herë ka ndodhur gjatë ilegalitetit tim në dy vjet, kam përjetuar dy herë
Ndalim-qarkullimikomplet të qytetit, siç bëhet për regjistrimet, që nga
mëngjesi çdo familje do të rrijë brenda dhe kontrollohej si me fshesë çdo
shtëpi. Kontrolli i parë më ka gjetur të shtëpia e motres së Enverit, Faria.
Enveri nuk ishte ato ditë, kishte ikur në Vlorë. Mua më duhej të mbrohesha nga
ato spiunët që më njihnin. Unë kisha shumë frikë nga një, quhej Seit Mati,
ishte shok i ngushtë i Man Kukaleshit të famshëm, sepse shtëpia e tij ishte
shumë afër shtëpisë sime.
Roland
Qafoku: Man Kukaleshi ishte komandant i xhandamërisë?
Nexhmije
Hoxha: Jo, ishte spiun. Ai ka kontrolluar shtatë herë në shtëpinë time. Unë
pashë që ishte Seit Mati, por nuk më njihte se menjëherë u bëra si shërbëtore,
me shami, përparëse dhe bëja si budallaqe, laja cimenton, shkallët e bërtisja
mos shkel këtu, mos shkel aty. Por po të ishte Enveri aty, do të bëhej një
masakër e tmerrshme. Sepse nuk kishe nga të ikje në shtëpinë e motrës së
Enverit. Rasti i dytë ishtë në shpinë e një ruseje dhe Malo Frashërit, këto
antifashit aktiv, aty prap u vesha si punëtore dhe mora fëmijën e pickoja të
qante fëmija derisa ata thanë ik në fund të oborrit, qërohu nga këtej. Ka qënë
një shtëpi prapa kryeministrisë së tanishme. Kështu që shpëtova
Pas
çlirimit këtë vajzën e rritur e takova në një mbledhje të vajzave universitare.
Më tha jam vajza e ruses, unë u gëzova. I thashë më fal se të kam pickuar.
Ishtë një vajzë student universitare.
Traktin
e parë, në 41’ do të jepej Natën e vitit të ri. Unë me një shoqe tjetër,
Gjystina, shkuam. Provo ta fusnim nën derë, kishin shkruar të tjerët, kishte
trakte të tjera. Provo në një rrugicë tjerër. Edhe ctë bëjmë. Provuam në një
rrugë tjetër, ajo një krah, unë një krah. Kur futi traktin nën një derë, u hap
dera menjëherë dhe ajo iku me vrap. Unë mbeta qorr sokak. Kishte siklet se
çkishte ndodhur me shoqen që iku, sepse ajo kishte ilegale në shtëpi. Ishte ajo
shtëpia ku kishim ne arkivin. Në atë shtëpi u kap arkivi në 41’ dhe gjetën
material të anëtarëve të parë, ku isha edhe unë. Në bazë të saj, më dënuan 13
vjet burg në mungesë, pastaj e plotësoi Sali Berisha, kur më dënoi me 11 vjet
burg. Më atë vendim edhe prinderit e mi, u internuan. Pastaj kishte dokumenta
të armikut qëmë kërkonin deri në Strugë, sepse atrëherë ishte hapur kufiri.
Pastaj me 4 shkurt, masakra, ishte shumë e rëndë.
Roland
Qafoku: Kush e bëri?
Nexhmije
Hoxha: E bëri pikërisht nën atë hijen e gjermanëve, gjith kaloshët e baraktarët
e veriut.
Roland
Qafoku: Xhelal Saravecka thotë në librin e tij që nuk kam marrë pjesë aty,
sepse emërimin e ka marrë dy ditë më vonë?
Nexhmije
Hoxha: Jo, por ishte Xhaferr Deva.Në këtë natë ato kontrolluan shtëpinë
time,poshtë në një bodrum që kishte organizuar nëna ime që nuk kishte hyrje nga
jashtë ishte vëllai im, dhe një korrier i Elbasanit që u vra më vonë, Kadri
Myzyri. Aty rrëmbyen radion. Ndërsa djalin e xhaxhait tim, që ishte si vëllai
im e vunë me shpatulla mbas murit, dhe do ta pushkatonin siç pushkatuan 74
veta. Por, ai ishte tip i zgjuar dhe i tha po dal se unë jam mysliman, së pari
duhet te bi ne sheradet dhe filloi ritin. Mercenari hapi sytë dhe i tha shefit
që ma lë mua këtë, ta çoj te të arrestuarit. Gjimnazet e asaj kohe u mbushën me
të arrestuar, përveç atyre që pushkatuan.
Roland
Qafoku: Keni vrarë ndonjë?
Nexhmije
Hoxha: Jo, ballë për ballë me armikun, jo. Kisha një automatik anglez, shumë të
lehtë. Kisha edhe një revole angleze.
Roland
Qafoku: Ke qëlluar për qef por jo në Luftë?
Nexhmije
Hoxha: Në Pezë, për herë të parë që bënin qitje me Abaz Kupin. Unë me qetësi
qëllova në gur, kurse Abaz Kupi jo. Pastaj bëri histori Haxhi Lleshi. Që këtej
unë shkova në Shqipërinë e Mesme. I jam shumë mirënjohëse luftës, sepse jeta
partizane më bëri të njoh më shumë se gjysmën e territorit të Shqipërisë.
Mund
të them unë si gjyshe e ngeshme, ulur në kolltuk përpara ekranit të televizorit
shoh me një kënaqësi të veçantë zhvillimet e reja lidhur me vajzat shqiptare,
me gratë shqiptare veçanarisht në disa fusha që duket zhvillimi dhe i kënaqem
këtij zhvillimi. Sidomos në fushën e arsimit, në fushën e ekonomisë, në fushën
e artit, sidomos në fushën e medias, në ekrane e televizor si gazetare.
Jashtëzakonisht ka ndryshime të theksuara edhe shumë të kënaqshme.
* * *