December 19, 2015

A keni dhimbje koke? Një doktor në Afrikë ka gjetur metodën e shërimit!




Në video shihet se si mjeku në një fis afrikan aplikon terapinë e tij kundër dhimbjes së kokës.

Dhimbja e kokës është një problem i madh, posaçërisht për ata që vuajnë nga migrena kronike.

Fjalët nuk mund ta përshkruajnë këtë metodë, prandaj më mirë shikoni videon:

Do you have headaches? 
A doctor in Mozambique has the solution! 



*    *    *

December 15, 2015

Bashkimi kombëtar hap kutinë e Pandorës dhe ...



Muç Nano: Bashkimi kombëtar hap kutinë e Pandorës dhe orekse të tjera. Hysamedin Ferraj: S’mund ta mbyllim vetëm për shqiptarët
Situatat dhe zhvillimet në skenën rajonale e ndërkombëtare mund ta rikthejnë Serbinë në Kosovë dhe fuqinë e saj në Ballkan. Kështu mendon publicisti Hysamedin Ferraj, i cili ishte i ftuar në studion e emisionit  “ZULULAND”.
Ferraj thotë se kauza e Albin Kurtit jo vetëm është e drejtë, por ai është bërë pengesë për rikthimin e Serbsë në Kosovë.
Sipas tij në Kosovë ka një qasje të fortë proserbe, pengesë e së cilës është Albin Kurti.
Në diskutimin në studion e ZULULAND, Mustafa Nano u fokusua tek teza e bashkimit kombëtar, e ligjëruar disa herë nga Albin Kurti, madje edhe në manifestimin e 28 nëntorit, ditën kur u arrestua.

Ferraj tha se bashkimi kombëtar nuk pengohet dhe as është kush i fuqive të mëdha, por vullnet i munguar i vet shqiptarëve. “Kur fuqitë e mëdha kanë parë vullnetin tonë të vendosur nuk na kanë ndalaur për gjë”, u shpreh publicist i njohur.
Mustafa Nano pyeti Ferraj nëse kjo tezë hapte oreksin e të tjerëvë, por Hysamedin Ferraj tha se shqiptarët nuk duhet të sakrifikojnë vazhdimisht veten që popujt e tjerë të jenë të lumtur
- A e hap bashkimi kombëtar kutinë e Pandorës? ,- pyeti Mustafa Nano.
–Kjo kuti ka qenë gjithmonë e hapur, s’mund ta mbyllim për shqiptarët – tha Ferraj, duke shtuar se shtetet nacionale janë më të fuqishme.

*    *    *



Agim Krajka: Parashqevia ishte e dashuruar me një oficer Sigurimi. Alida Hisku të tregojë me kë shkonte vetë, nuk është virgjëreshë!


Agim Krajka, që është bërë protagonist kohët e fundit në lidhje me deklaratat për periudhën e komunizmit, thotë se Parashqevi Simaku ka qenë e dashuruar me një officer Sigurimi.

Duke folur në emisionin “Debati” të Roland Qafokut, ai iu është përgjigjur edhe akuzave të Sherif Merdanit, duke thënë se ky i fundit nuk është arrestuar për shkak të festivalit të 11, por për arsye të tjera.

Maestro Krajka, ju falenderoj që sapo keni ardhur nga SHBA, një nga punët e para është prezenca në studion e emisionit tim.

Ka 2-3 ditë që jam kthyer, shkova për të parë fëmijët, por kisha edhe nostalgji. Ditën e parë u kënaqa, por pastaj thoja kur do të  kthehem. Siç thotë populli ‘breshka ferrën do’. Amerika për mua është një shtet që e bekoftë Zoti, por është vetëm shtet, jo komb, ky është ndryshim i madh.

Ju jeni qytetar amerikan?

Jam qytatar shqiptar dhe jam krenar. Kam pasaportë amerikane, por atje shkoj vetëm sepse më merr malli për fëmijët.

Cili është ndryshimi parë që vëreni sapo vini në Shqiëpri?

Ne e dimë traditën e formimet e këtij kombi. Nuk rendis dot as të këqijat, as të këqijat.

Po më e mira? Që jam shqiptar, duhet t’i dalim Zot këtij vendi, gjithmonë në emër të të mirë.

Por kjo varet, jo vetëm nga individi, varet kush e drejton turmën.

A jeni ndeshur me ndonjë të ri që thotë kush është ky Agim Krajka?

Unë nuk dal shumë. Kur dal kthehem me kokë të ulur se njerëzit më befasojnë, më japin vlera që mendoj se nuk I kam. Kur unë kam ikur e lashë Shqipërinë me kod me kodin shqiptar, e kur jam kthyer kam gjetur tallava e pisllëqe. Më mbyt edhe si fjalë e jo më ta dëgjoj.

Si të lejonin t’i bëje ato këngë, ku kishte ndërhturje twist, rock ‘n roll, etj?

Të them të drejtë nisi nga papjekuria si i ri që isha, më aps thashë pse duhet të heq dorë nga kjo. Ishte viti 1961 kur i bija fizarmonikës, dhe u thashë shokëve kam bërë një këngë për festival, ishte kënga lemza dhe të gjithë e pëlqyen. Më pas ia tregova Vaçes. Nuk e besoi që e kisha bërë unë. Dhe nuk besonim të na pranonin në festival sepse këngët ishin të paracaktuara sa do të ishin për partinë, kush do t’i këndonte.

Nga e morët motivin?

Nga populli im, nga lagjia ime. Por më pas nuk u transmetua më. Nuk përkonte me kërkesëne  partisë se ç’kulturë duhet të merrte populli i saj. Ajo nuk është rock’n’roll, ritmin nuk e ka krijuar Shqipëria, as bota ritmi ka lindur, sikur trokitja e derës.

Jeni frymëzuar nga të huajt?

Kemi pasur fatin e madh që dëgjonim Çelentanon.

Pas sa vitesh u transmetua “Lemza” dhe “Djaloshi dhe shiu”?

Tre muaj pasi u hoq dhe u ndalua të transmetohej kënga ime “Lemza”, mbaj mend që kam qenë në radhën e qumshit dhe kishte shumë zhurmë. Në një moment dëgjova dikë që tha mos bëni zhurmë sepse po dëgjohet “Lemza”. Edhe “Djaloshi dhe shiu” doli nga transmetimi. Kur morëm pjesë në festival me këngën “Kafe Flora burra plot” më lajmëruan se më kërkonin në degën e brendshme. Kryetari i degës ishte Mhill Doçi. Sa më pa tha: “Ku je se po na shkatërron rininë”. I thashë se ajo ishte një këngë pogonishte. Pas pak më nxorri prangat dhe tha do t’i kisha vendosur në vend, por përpara se t’i vë ty, duhet t’ia vendos fëmijëve tanë që e dëgjonë gjithë ditën këtë këngë. Pas festivalit të 11 u izolova totalisht nga asambli 10 vjet. Kudo që shkonin jashtë, provat i bëja unë, deri ditën e fundit, dhe më pas gjenin dikë tjetër, mua më izoluan totalisht.

Por a ndiheshit mirë që disa u arrestuan dhe ju të paktën jo?

Unë nuk di të jetë arrestuar njeri. Nëse do të ishte arrestaur Sherif Merdani për këngën, më parë duhet të arrestohej kompozitori. Ai ishte vetëm riprodhues i këngës.

Xhelil Gjoni, sekretari i Partisë i Komitetit Qendror të Tiranës bëri lëshim për mua e i jam mirënjohës. Ai ishte artist në shpirt. Më kërkoi në zyrë. Nuk kisha frikë sepse e dija kush ishte ai. Më kërkoi këngë për 65-vjetorin e shkout Enver. Të gjithë kompozitorët thonë se vetëm Agim Krajka mund ta bëjë. Ajo këngë është kënga “Një tufë lule”.

Sherif Merdani është burgosur për këtë…

Nuk është arrestuar njeri. Unë nuk di gjë. Jo, jo. Nuk është arrestuar Sherifi pse këndonte. Ta lëmë këtu sepse është një debat tjetër. Atëherë të hiqnin nga puna, por nuk të fusnin në burg.

Po atë e futën në burg zoti Krajka.

Jeni i sigurt? Unë e di në mënyrë tjetër që s’ka nevojë për ta thënë. Po ta kishin burgosur për këngën, në radhë të parë duhet të futej në burg dhe arrestuar kompozitori. Sherifi ishte vetëm interpretues. Për këtë problem s’kishte arsye të arrestohej Sherifi. Duhet të futeshin brenda autorët e muzikës dhe tejkstit. Kjo është logjika. Edhe në atë kohë kërkoheshin argumenta.

Po përse e dënuan?

Sherif Merdani është narcist. I dashuruar me veten. Sherif Merdani nuk ka as shkollë, as nota nuk njeh. Mos ma vër në radhën e Çeskut dhe Tishit. Është dënuar se i ka folur goja, një gjë që s’duhej. Në atë kohë Gasper Çuçia u pushkatua se falsifikoi 100 bileta treni. . Pra ai ligj të dënonte si për vjedhjen dhe si për muzikën. Nuk kishte ligje të veçanta për çdo fushë. Unë nuk isha budalla. Nuk e kam dashur dhe nuk e dua Enver Hoxhën, por ka një gjë që ai sistem ma dha shkollën pa asnjë lek. Shkoje në spital pa asnjë lek. Nuk kam nostalgji për atë system. Enver Hoxha vrau shokët e vet dhe ata eleminuan njëri-tjetrin si Kadri Hazbiu, Beqir Balluku. Analistët në SHBA thoshin se sistemet socialiste janë shumë funksionalë për vendet primitive. Pra duhej ai shtet ligjor që nuk korruptoje dot askënd, as policin, as mjekun e gjykatësin. Sot i kemi të gjitha me pare.

Je bërë pishman që i keni kompozuar një këngë Enver Hoxhës?

Jo nuk bëhem, ajo nuk ka fjalë të Enverit. Trim kanë qenë vetëm ata që i dolën kundër Enverit kur ishte gjallë, unë s’kam qenë nga ata.

E ke takuar ndonjëherë Enver Hoxhën?

Vetëm njëherë në Radio Tirana, u dha dorën të gjithëve, mes tyre edhe mua.

Ju keni vuajtur nga ai, por nuk e shani. Si është e mundur?

Unë kam vuajtur si çdo shqiptar. Por ka pasur edhe nga ata që janë pushkatuar. Unë në atë kohë jam diplomuar, nuk kam pseudo-diplomë. Në atë kohë nuk kishte burra, as tani nuk ka. As sot nuk ka asnjë që i del kundër Edi Ramës.

E keni vuajtur zilinë mes kolegëve?

Nuk e kam vuajtur, por e kam ditur. Arti është garë. Unë pata fatin e mirë vazhdova shkollën për kompozicion me pedagogët më të mirë.

Cili ishte idhulli juaj?

Idhulli im është Çesk Zadeja.

A mund të na përshkruani momentin kur keni marrë çmimin në në Dizhon të Francës si Asambël i Këngëve dhe Valleve Popullore?

Sepse ajo është një vlerë që sot po përdhunohet. Ka shumë kohë që nuk dalin në ekrane figura të muzikës. Duhet treguar që ky popull nuk lindi dje, por ka qenë në shekuj.

Si funksiononin koncertet kur shkonit jashtë? Në sa shtete keni shkuar?

Vetëm në Bashkimin Sovjetik nuk kam qenë. Në Kinë kam qëndruar 6 muaj. Bënim shfaqje në çdo qytet. Kam qenë edhe në Australi.

A ju survejonin si edhe ekipet e sportit?

Si mund të mos survejoheshim? Na vinin pas deri në shtëpi. Mua më kanë ndenjur 6 javë përpara shtëpisë sepse më kishte ardhur djali i tezes nga Dibra e Madhe. Edhe kur ikinim jashtë, na shoqëronin punonjës të sigurimit, ata silleshin si shokët tanë.

Sherfi Merdani ka thënë Krajka që bëja raporte.

Jo nuk është si thotë ai. Në atë kohë çdonjëri do të fliste për nivelin artistik. Flisnim për problemet profesionale, kush stonoi e gjëra të tjera.  Nëse p.sh Sherif Merdani largohej, mbaja unë përgjegjësi.

Ai arrin deri atje sa thotë se ju keni qenë bashkëpunëtor i Sigurimit e deri te pseudonimi Belini.

Nuk e kam dëgjuar. Por kjo nuk ka rëndësi. Të thotë çfarë të dojë. Këto janë shpifje të ulta. Kujt i intereson, le të hulumtojë e le ta verifikojë. Ai ka qenë narcist, ka dashur vetëm veten. Asgjë s’i ka dhënë shoqërisë. Ai vetëm për të më dëgjuar  mua, kudo shkoja vinte më mbante fizarmonikën.

Si është për ju Vaçe Zela?

Këto këngëtarë dolën nga gjiri i atij populli. Zërin e Vaçes dhe Vaçen e morën në dorë të tjerët. Ajo doli jashtë sferës sime. Çdo njeri ka vlerën e vet në art. Vaçja kishte një zë natyral, konfidencial, të ngrohtë, edhe kur i ikte zëri, kur recitonte, dukej sikur këndonte sepse kishte një shpirt shumë komunikues, ishte totalisht artiste.

Mund të na tregosh pse realizove këngë për gjyshen dhe jo dikujt tjetër?

Unë jam i vetmi në botë që kam bërë këngë për gjyshen. Unë kam qenë djalë i vetëm me 6 motra. Sipas traditës, djali i vetëm është trashëgimtari i shtëpisë, ndërsa vajzat bëhen pronare të shtëpisë së botës sepse martohen. Gjyshja më mbante më afër se gjithë të tjerët. Ishte grua tmerrësisht e zhvilluar. Nuk e harroj kurrë këshillën që më dha kur isha 10 vjeç. Kisha provim në aritmetikë dhe për t’i bërë qejfin i thashë do t’i lutem Zotit që të dal mirë.

Më tha: “Si mendon se Zoti do lërë miliarda njerëz në gjithë botën për të ndihmuar ty në provim? Nga miliarda qenie në botë, Zoti mendjen ia ha vetëm njeriut. Prandaj për çdo të mirë falendero Zotin që ke mendjen. Edhe të këqijat i ke prej mendjes”.

Cili është mendimi juaj për Parashqevi Simakun?

Për mua është nga zërat më të rrallë të muzikës shqiptare. Ajo këndonte muzikën e lehtë, por këndonte shumë mirë edhe këngën popullore. Kur këndonte këngës e Qamiles, të rrënqethte mishin. E ka kënduar Hifsa Zyberi dhe pas shumë kohës e këndoi Parashqevia. Në Amerikë qëndroi 6 muaj në shtëpinë time. Na kërkuan  të bënim disa këngë bashkë, I kishim të gjitha të paguara, por ajo kërkoi të ikte në Hollivud. I thashë të mos e bënte këtë gabim. Por zë si ai nuk i vjen më Shqipërisë. Pas dy tre vjetësh e takova, i ishte pjekur fytyra sikur e kishte futur në furrë. Por e shkreta ajo, gjysmën e trurit e kishte bosh.

Çfarë kishte ndodhur?

Ishte sëmurë. Çfarë bëri ajo në Hollivud? Gjeti një djalë gjoja amerikan që i binte kitares dhe u martuan. Kënduan në dasma. Më pas i ra një sëmundje. Por zë si ai nuk i vjen kurrë Shqipërisë.

Alida Hisku ka thënë: “Këngëtaret që kërkonin karrierë e që nuk ishin të gjithanshme ato që nuk ishin të sinqerta në krijimtarinë e tyre si artiste, u nënshtroheshin këtyre lloj rrugëve, duke u bërë vegla të Sigurimit të Shtetit ose të politikanëve”.

Nuk e di, këtë ua them sinqerisht. Dhe flet Alida Hisku? Di që Parashqvia kishte një të dashur që punonte në Sigurimin e Shtetit. Do të martohej me të, por ndryshuan punët e Sigurimit këtu në Shqipëri. Edhje ai i Sigurimit njeri ishte. Nuk kishte të drejtë ai të dashuronte? Po ajo përse nuk flet me kë ka shkuar? Apo është virgjëreshë?

Sipas jush nuk ka pasur abuzime të hetuesve të sigurimsave?

Unë nuk di, sidomos ndaj femrave unë nuk di.

Një  politikan i njohur i PD, Fatbardh Kadilli, ka qenë ai që me një grup shokësh të ka ardhur në shtëpi kur morët çmimin e parë.

E dija gjithmonë që merrja ose çmimin e dytë, ose çmimin e tretë. Në festival nuk shkoja, isha i bindur që çmimin e parë nuk e merrja, shkoja vetëm në prova. Atë natë shkova me një shok të pinim fërrnet. Më pas u nisëm për në shtëpi, e kishim harruar festivalin. Kur shkoj në shtëpi e gjeta gruan të mjeruar, si gjithmonë kur ishte festivali. Ajo ishte konsulentja ime në muzikë, vinte nga një familje me shumë kulturë, në familjen e saj flitej vetëm frengjisht. Në atë kohë po jepeshin çmimet. U dhanë 3 çmime të treta dhe unë po shpresoja të dytin ta merrja unë. Kur dha çmimin e parë kam përplasur në tokë një pjatancë të madhe që e kisha blerë në Turqi. Kërkova pak alkool për ta pirë, kisha vetëm alkool dezinfektimi në shtëpi dhe atë e piva. Në atë moment ra zilja, shohim një klasë mature. Nuk di sa gëzim të madh kam ndjerë, sesi më trajtuan për atë çmim që mora. E mbaj mend Fatbardhin që erdhi me disa djem dhe vajza dhe kemi qendruar përgjithë natën bashkë. Ishte suprizë e këndshme.

Si ishte Irma Libohova?

Irma kishte zë dhe talent. Disa nota i kishte të veshura me timbër, disa nota të larta i zbardheshin dhe kemi punuar shumë vite bashkë.

Po Luan Zhegun si e vlerësoni?

Zëri më i mirë i zërave burrërorë, të paktën që kanë kënduar në atë kohë.

Si u ndjetë kur Top Channel e këndoi këngën tuaj “Këngët e Rinisë” në një nga festat e fundvit?

Ka qenë nderi më i madh që mund të më këtë bërë një TV. Dhurata më e mirë që më është bërë në jetën time. Ishte e mrekullueshme të shikoje ata djem e vajza gazetarë që kishin mbushur qendrën e Tiranës me flamuj dhe këndonin këtë këngë. Është padyshim një këngë baladë.

Cili është zëri që ju ka bërë më shumë përshtypje?

Vaçe Zela, Irma Libohova, Luan Zhegu dhe Parashqevi Simaku, për mua këta janë zërat më të mirë. Parashqevia është zeri femëror më i mirë i këngës së lehtë shqiptare dhe Luan Zhegu zëri më i mirë i mashkull i këngës shqiptare. Janë të papërsëritshëm.

Si u bëtë pjesë e filmit “Sex and the city”?

Unë shkoj shpesh tek një restorant që quhej Broaduej. Shkova të më dëgjonte shefi i kuzhinës në prani të disa muzikantëve për të më marrë në punë. Ishte ditë e shtunë, dimër. Pasi luajta një pjesë të gjithë më duartrokitën fort. I thashë bosit nëse do të punoja atje apo jo. Më tha do të punosh, por varet sa e do rrogën. Më tha të punoja 6 net në javë dhe nëse nuk bën gabime, do të ikësh i fundit ky restorant, i fundit do të iki unë që do të mbyll restorantin. Punova 12 vjet dhe fitova një vlerë që nuk do ta kisha fitur kurrë në Shqipëri. Kriss i “Sex and the city” vinte shpesh atje dhe i duhej dikush që luante me firzamonikë. Më pas mora pjesë edhe në 2-3 filma të tjerë.

Si e përjetuar lajmin e vdekjes së Vaçes?

Ashtu si përjetohet vdekja e një artisti.

A u nderua siç duhet nga shteti shqiptar?

Ne nuk e pamë kufomën e Vaçes, në hollin e operas, pamë vetëm foton e saj.

A e keni ndjerë veten të vlerësuar?

Në 2007 kur erdha nga Amerika e gjeta pensionin 120 mijë lekë. Presidenti Moisiu më dha titullin “Mjeshtër i madh”, jo vetëm për vlerësimin moral, por edhe pensioni m’u bë 400 mijë lekë.

Në shumë foto jeni me bashkëshorten. Kaq shumë e doni?

Jemi me shumë fat që kemi gjetur njëri-tjetrin. E kam parë rastësisht me shoqet në Liceun Artistik. Ishte ashtu siç dëshiroja unë të ishte një grua.

Çfarë ka ndodhur me muzikën që kultivohet sot?

Asgjë s’ka ndodhur dhe prandaj muzika ëhsët kot. S’të luan asnjë nerv. Këngët janë të titpit dashuroj-shurroj-shurroj-shurroooooooj.

Si zgjidhet kjo? Si largohen këto prurje?

Më parë të kishe fizarmonikë ishte fat i madh, jo më një piano. Sot kanë blerë të gjithë vegla muzikore në shtëpitë e tyre. Që kur kam ardhur nga Amerika, s’ka ardhur asnjë këngëtar të më thojë “Profesor do të më bëni një këngë?”

Keni ndonjë peng për ndonjë krijim tuajin?

Mua më janë hequr shumë këngë, por më janë hequr pasi janë publikuar, kjo edhe më ka ndihmuar sepse sa më shumë i hiqnin, aq më shumë kërkonin t’i dëgjonin. Nuk kam pasur as konkurrentë, as rivalë, as më të mirë as më të këqinj se vetja.

Si e vlerësoni Gjergj Lekën?

Si muzikant është i formuar. Edhe këndon, edhe kërcen etj. Por nuk është kompozitor, për mua vlerat e tij më të mëdha janë në piano. Është instrumentist shumë i mirë.

Një këshillë çfarë duhet të bëjë shoqëria shqiptare?

Kur Bonaparti fitoi me Italinë, i thotë këshilltari dil se të presin mijëra njerëz, ai i thotë se po ata njerëz neser me të njëjtën kënaqsi edhe do ta kishin nënvlerësuar, se kjo është turmë, do të kisha kënaqësi të shikoja një popull me traditë, jo një turmë.


*    *    *


“La Gazzetta dello Sport”: Ofertat nga Seria A për shqiptarët Manaj dhe Xhaka

Një shans nga minuta e parë kundër Cagliari. Këtë herë Mancini i dha hapësirë të plotë shqiptarit Rey Manaj, sulmuesit shqiptar i lindur në vitin 1997 dhe që iu bashkua skuadrës së Milanos nga Cremonese. Në një shkrim të gazetës italiane “Gazzetta dello Sport” thuhet se sulmuesi shqiptar ka treguar goditje të mira në ato paraqitje të pakta që i është dhënë mundësia deri në këtë fazë të kampionatit. Për këtë arsye mësohet se drejtuesit e klubit nga Milano janë duke menduar që në janar të nisin bisedimet për ta mbajtur lojtarin. Por nëse Inter do të merrte qoftë edhe një tjetër element në repartin ofensiv, Manaj do të detyrohej të bënte gati valixhet deri në qershor për të gjetur minuta dhe hapësirë. Kjo edhe në funksion të ftesës që ai pret nga trajneri De Biasi për në finalet e “Euro 2016” në Francë. “La Gazzetta” shkruan se për sulmuesin janë interesuar skuadra të Seria A si Frosinone, që është në kërkim një lojtari “pykë”, por edhe nga Genoa. Orët e fundit ka edhe një interesim nga Bologna, që kërkon të fiksojë një sulmues të tillë për trajnerin Donadoni.


Taulant Xhaka drejt Fiorentinës

Fiorentina mund të jetë stacioni i rradhës i shqiptarit Taulant Xhaka. “Gazzetta” shkruan se skuadra po kërkon një zëvendësues për mesfushorin e krahut të djathtë, brazilianin Gilberto. Për këtë është në listë shqiptari Taulant Xhaka. Gazeta italiane thotë se ai është zviceran (me siguri e ngatërron me vëllain Granit) i lindur në vitin 91 dhe që trajneri Paulo Sousa e njeh që nga koha kur stërviste Baselin.




*    *    *





Napoli; Elseid Hysaj më i miri ndaj Romës, krahu i djathtë i blinduar


Nga krahu i djathtë i mbrojtjes së Napolit nuk kalohet dhe për këtë merita është e gjitha e Elseid Hysajt. Futbollisti shqiptar po vazhdon të shkëlqejë me të kaltrit në këtë sezon, duke u konfirmuar si nga një mbrojtësit më të mirë të Serisë A . Falë 21-vjeçarit nga Shkodra, Napoli ka fituar sigurinë në prapavijë.

Në barazimin 0-0 ndaj Romës, Hysaj dhe Koulibaly rezultuan dy futbollistët më të mirë në fushë për skuadrën e Maurizzio Sarrit. Mediat italiane e vlerësuan me notën 7 paraqitjen e mbrojtësit shqiptar dhe duke parë atë çfarë po shfaq ish-lojtari i Empolit me fanellën e Napolit, trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, nuk ka përse të shqetësohet për krahun e djathtë të mbrojtjes, pasi me një Elseid Hysaj në formë të tillë edhe në ndeshjet që do të zhvillojë Kombëtarja kuqezi në Europian, mesfushorët dhe sulmuesit kundërshtarë do ta kenë shumë të vështirë të kalojnë nga ky krah.

Elozhet e mediave italiane për paraqitjen e mbrojtësit 21-vjeçar në sfidën ndaj Romës ishin të shumta. I pakalueshëm në një kundër një, shkruan faqja e specializuar Tuttomercatoweb, duke iu referuar paraqitjes së Hysajt. Arrin të mbajë shumë mirë egjiptianin Salah kur ku i fundit niset me një shpejtësi të frikshme drejt portës kundërshtare, përfshihet edhe pse në jo shumë raste në aksionet sulmuese të skuadrës së tij duke arritur gjithmonë drejt vijës fundore të fushës. Me këto fjalë shumë pozitive mbyll komentin e saj për Hysajn Tuttomercatoweb.

Pasi ndali një lojtar si Paul Pogba në sfidën ndaj Juventusit, talenti nga Shkodra e bëri një gjë të tillë edhe ndaj Mohamed Salah. Fakte këto që tregojnë për klasin e Elseid Hysajt, 21-vjeçarit shqiptar që po i ngjit me një shpejtësi shumë të madhe hapat e karrierës.



*    *    *




December 14, 2015

Shqipëri-Zvicër, paqe ndërmjet vëllezërve Xhaka


Ragip Xhaka, babai i Taulant dhe Granit Xhakës, dëshiron që ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Zvicrës të përfundojë në barazim.

Ai po ashtu ka thënë se dëshiron që këto dy skuadra të kualifikohen tutje dhe insisto se nuk do të ketë probleme në mes të dy kombëtareve.

“Jam duke shpresuar për një barazim dhe të dy skuadrat të kualifikohen në raundin tjetër”, tha Ragipi për Blick.ch.

“Disa lojtarët të Shqipërisë janë rritur në Zvicër, ata e njohin dhe do të respektojnë njëri tjetrin”.

Kujtojmë se Shqipëria dhe Zvicra do të takohen në kuadër të Euro 2016 më 11 qershor të vitit 2016.


*   *   *