November 8, 2020

O Sali Diarreja




Ty inat të ka

dhe vetë haleja

se përmyt dhe male

o Sali Diarreja.

.

As te ti s'ka rënë

s'po bie rrufeja

do bjer' te të tutë

o Sali Diarreja.

.

T'u çkolitën rrënjët

të mbeti kosherja

arrëzat të shkuan

o Sali Diarreja.

.

T'u shëmën themelet

vate qeresteja

maruan bedelet

o Sali Diarreja.

.

Të lënë yzmeqarët

të firoi kopeja

tamëm si barbarët

o Sali Diarreja.

.

Me një funt të hidhur

myllet epopeja

për na ësht' davet

o Sali Diarreja

.

Do t'u lutem shumë

kur t'i mbijë bari

ktë fotografinë

ia vini te varri!


                     *     *     *