Deputeti socialist Erjon Braçe ka komentuar afër mesnatës propozimin e Sali Berishës për të mbajtur një minutë heshtje për nder të viktimave të Srebrenicës.
“Eshtë hera e fundit që çohem në këmbë në
kuvend prej Sali Berishës. Sot ai ngriti në këmbë kuvendin. Tha se e bënte në
nder të viktimave të Srebrenicës.
Muslimanët e mirë dhe jo vetëm të Srebrenicës do ti nderoja pa diskutim
në çdo rast. Por ishte e turpshme që Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ta bëjë
këtë prej Sali Berishës.
Madje është neveritëse. Sali Berisha është ish Presidenti që u akuzua
për thyerje të embargos së OKB në ndihmë të regjimit serb në luftë e masakra
atë kohë.
Kishte partner në tregtinë e karburanteve Slobodan Miloshevic, Mumir
Bullatovic, Radovan Karaxhic, me këtë të fundit ngjan edhe pa fund. Sali
Berisha është i akuzuari i madh për rrëmbimin, torturimin, vrasjen dhe zhdukjen
e një shqiptari të mirë si Remzi Hoxha, thjesht pse ai u vu në dijeni të kësaj
marrëdhënieje.
Sali Berisha të tregojë ku janë eshtrat e tij. Atje në Srebrenicë
varret masive u hapën dhe eshtrat u gjetën, Sali Berisha nuk e bëri prej 20
vitesh nuk e bën, duke mbajtur peng në dhimbje një familje të tërë shqiptarësh
të mirë.
Ndaj as që çohem në këmbë prej një keqbërësi si Sali Berisha”, shkruan Erion Braçe
pak më parë në profilin e vet në facebook.
* * *