Sopranoja shqiptare
Ermonela Jaho, e cila ka disa javë që performon në Operën Mbretërore të Londrës
me “Triptikun” e Puccini-t, në rolin e murgeshës Angelica ka marrë vlerësime të
jashtëzakonshme, jo vetëm nga publiku, por edhe nga mediat londineze. Pas
shfajes së operës “Suor Angelica” të Puccin-it më 15 mars“, Ermonela Jaho e
përfshirë në interpretimin e siqertë të dramës së murgeshës ka shkaktuar
tronditje deri në dhimbje në publik. Rasti i shfaqjes së të martës përfshiu një
grua nga publiku, e cila kishte pasur një histori të ngjashme me rolin e
sopranos shqiptare. Kur kishte qenë e re ajo kishte mbetur shtatzënë. I kishin
marrë fëmijën dhe ia kishin mbyllur në një manastir.
Pak a shumë ky është
edhe roli i Ermonela Jahos si Suour Angelica te opera e Puccini-t. “Ermonela
Jaho ishtemahnitëse në ccdo gjë… Këndimi delikat i “Senza mamma” dukej sikur
vinte direkt nga një ninullë që i këndohet një fëmije teksa fle, dhe kjo bëri
që shpërthimet e saj të lëndonin edhe më shumë. Zëri i Jahos na përshkoi të
gjithëve; ajo krijoi një tingull madhështor në teatër, dhe nuk u përmbajt të
linte dhe pak egërsi në të, aty ku ngjarjes i nevojitej.
Marrja e duartrokitjeve
ishte pothuajse aq efikase sa interpretimi; përjetuam një moment të sinqertë ku
artisti është derdhur i gjithi në rol, dhe me në fund ndjen publikun që e
kupton dhe vlerëson atë…”, shkruan The Sunday Times një ditë pas premierës.
Ndërsa The Telegraph,
në artikullin “Opera Mbreterore: Puccini i një niveli të shkëlqyer shkruan mes
të tjerësh se “Sopranoja shqiptare
Ermonela Jaho shkaktoi një ndjesi në vitin 2011, kur një kohe të shkurtër ajo
mori rolin udhëheqës në Suor Angelica, opera e dytë e trilogjisë së Puçinit Il
Trittico. Ajo kthehet për një ringjitje aq të lavdishme si kurrë më parë, duke
investuar në karakterin e murgeshës së traumatizuar me të njëjtin kombinim të
shkëlqimit të zërit me intensitetin ekspresiv”.
Është e pafjalë dhe ka
pasur mëdyshje në reagimin e saj, pas lajmit se në shfaqjet e saj Opera
Mbretërore ka thirrur disa herë, siç ndodhi edhe të martën në mbrëmje,
ambulancën dhe mjekët për të ofruar ndihmë mjekësore për spektatorët, të cilët
janë emocionuar dhe tronditur nga dramaciteti dhe loja mjaft e ndjerë e
këngëtares shqiptare. Kjo ka ndodhur disa herë gjatë këtyre javëve dhe faktin e
konfirmon vetë Salvatore Scalzo, menaxher i Operas Mbretërore në “Covent
Garden”.
Ai thotë se “kemi pasur
disa raste të tilla dhe kjo i dedikohet padyshim klasit të Ermonela Jahos në
rolin e Sur Angelica”.
Ermonela Jaho
Traviata Giuseppe Verdi
Salvatore Scalzo i
Operas Mbretërore në Londër ka theksuar më tej se “Nuk kemi pasur raste të
tilla vitet e fundit, me aq sa kam punuar unë në këtë Opera. Ovacionet dhe
duartrokitjet në sallë flasin vetë për talentin e Ermonelës”./H.M/ Dita
* * *