E përjavshmja italiane
“L’Espresso” ka botuar të dhënat me listën e 100 emrave që kanë dalë nga
skandali i “Panama Papers”
“Ja 100 emrat e parë
italianë” është titulli i kopertinës së revistës duke shtuar se janë
sipërmarrës, sportistë, stilistë, menaxherë, financiarë, avokatë, mafiozë,
starë të botës së kinemasë e të televizionit, e të gjithë me pasuri off-shore.
“Në 40 vjet Jorgen
Mossack e Ramon Fonseca, shkruan”L’Espresso”, kanë administruar krijimin e
miliona shoqërive, e sot që arkivi i tyre ka përfunduar në mediat e botës, një
traumë e pafundme biznesesh sekrete, bëhet papritur e dukshme në sytë e të
gjithëve.”
Janë rreth 800 italianë
të lidhur me këtë skandal financiar, e rreth 800 dokumenta që adresojnë emrat e
tyre.
“Nuk është e lehtë,
shkruan “L’Espresso”, të orientohesh mes siglave, kontratave e emaileve në vite
e vite operacione sekrete.”
Por “L’Espresso” sot
zbulon një tjetër fenomen të lidhur më skandalin “Panama Papers”.
The Bearer, sekretimi i
sekreteve
Janë faqe e faqe
dokumentash nën emërtimin “The Bearer”, që nënkupton se kapitali i shoqërisë
është e bartësit të saj. Pra me shumë mundësi emri i pronarit të shoqërisë
është i ruajtur në një tjetër arkiv i ndryshëm nga ai i që zotëron Konsorciumi
i Gazetarëve Ndërkombëtar Invetigativ.
Ky fakt do të thotë se
do të jetë e pamundur të bëhet lidhja mes shoqërisë off-shore e emrit të pronarit të saj.
“800 italianët e lidhur
me këtë skandal financiar, thekson “L’Espresso” janë emra me dokumentacion të
qartë e të palidhur me termin “The Bearer”.
100 emrat e parë
italianë të lidhur me skandalin “Panama Papers”
Përvec emrave të bërë
publik orë më parë si Presidenti i
Shoqërisë Ajrore Alitalia, Luca Cordero di Montezemolo, stilisti
Valentino e ortaku i tij, prezantuesja televizive Barbara D’Urso, aktori Karlo
Verdone, ish-piloti i Formula One, Jarno Trulli, pronari i klubit sportiv
Thohir, etj, revista “L’Espresso” ka publikuar sot dhe emrin e ish-
kryeministrit italian Silvio Berluskoni.
File-t e arkivit të
studios “Mossack Fonseca”tregojnë për një biznes të mëparshëm të Berluskonit me
një shoqëri amerikane hollivudiane në blerjen e të drejtave televizive.
Shoqëria amerikane “American Film Company” e krijuar më 1992 në British Vergine
Islands i ka shitur të drejtat televizive të filmave “Shoëder Hunter” e
“Amityville1992”, shoqërisë Principal Netëork e Berluskonit.
Gjithashtu në arkivin e
“Mossack Fonseca” shfaqet korrespondenca e drejtuesve të FINIVEST, shoqëri e
kompanisë “Silvio Berluscnbi Communications” me shoqërinë off-shore AFC
American Film Compnay.
Sipas revistës
L’Espresso” në arkivin e studios “Mossack Fonseca” shfaqet emri i sipërmarrësit
të njohur të armëve Giovanni Fagioli, sipërmarrësi i petrlit Gian Angelo
Petrucci, ish senatori i Forza Italia Nicoloa Girolamo, brokerat Carlo
Focarelli e Marco Toseroni, financiaeri i njohur Simone Cimino, sipërmarrësit
Stefano e Robetto Ottaviano etj.
“Panama Papers”dhe
mafia Italiane
Revista L’Espresso”
zbulon sot se në arkivin e skandalit financiar të “Panama Papers” shfaqen dhe
emra të lidhur me bosat e mafias italiane si Salvatore Riina e Bernardo
Provenzano, apo vëllezërit Filipo e
Giuseppe Graviano.
Në dokumentat e “Panama
Papers” shfaqen emra financierësh italianë të dënuar që aministrojnë paratë e
Cosa Nostras me shoqëri off-shore në ishujt Seychels, Luksemburg etj.
I tillë shtë Vito
Roberto Palazzolo, riciklues i parave të Cosa Nostras jashtë kufirit italian, i
cili investonte miliona dollarë në shoqëri të huaja e duke i kthyer më pas në
Siçili në para të thata në dorëzim të Riina e Provenzano.
* * *