June 25, 2015

Kjo është puna e parë e Xhelal Mziut për këtë mandat si kryebashkiak



Mandati i tretë i kryebashkiakut të Kamzës Xhelal Mziut ka nisur me një ceremoni martese.

Në faqen zyrtare të profilit në Facebook të kreut të bashkisë së Kamzës janë publikuar disa foto të një ceremonie martese të një çifti të ri.

Fotot janë shpërndarë nga Mziu në Facebook, i cili duket i lumtur që puna e tij nisi me një martesë.


*    *    *



Pas Berishës, godasim me Marinën


Kjo foto qarkullon prej ditësh në rrjetet sociale. Siç shihet në foto, fytyra e prezantueses simpatike, Marina Vjollca është kthyer në një tatuazh në krahun e një mashkulli.

Me siguri, ky i fundit duhet të jetë një fans i çmendur i saj, derisa ka guxuar deri në këtë pikë. Edhe vetë bukuroshja është habitur me këtë dedikim, pasi e ka postuar atë te profili i saj në “Instagram”.

Ndërsa autori i tatuazhit, ka shkruar në Facebook: “Pas portretit të Sali Berishës, godasim me Marina Vjollca”.


Bëhet fjalë për tatuazhin që një fans i madh i Berishës bëri në gjoks, pak ditë pasi ky i fundit humbi zgjedhjet e  23 qershorit 2013.


*    *    *

Muhamet Lika feston 60-vjetorin




I njohur ndryshe si një nga parodistët e Vlorës, Muahmet Lika feston sot 60-vjetorin e lindjes.  Aktori ka bërë për vete shqiptarët jo vetëm me humorin e tij në role të ndryshme por edhe me këngët që shoqëronte rolet.


Në fakt ata ishin dhe mbeten katër. Mane Lumani, Afrim Agalliu, Agron Hamo si dhe Muhamet Lika, të katërt në skenë sillnin emocione të mëdha për publikun dhe si shpërblim merrnin duartrokitjet, respektin dhe mirënjohjen.


Këngëtarja shqiptare Aurela Gaçe e ka uruar Muhametin në profilin e saj në Facebook, ku shkruan se rolet dhe karakteret e tij do të mbeten gjithmonë në mendje.


*    *    *

ISIS kërcënon gratë e Tuareg,




Tepër të bukura dhe të emancipuara

Bukuria e tyre mund të bëhet, në mënyrë paradoksale, një kërcënim. Mbi to kanoset kërcënimi nga ekstremistët e ISIS.


Këto fotografi tregojnë disa nga gratë e fisit të Tuareg, në shkretëtirën Sahara dhe në veçanti fytyrën, që nuk është pothuajse asnjëherë e mbuluar me shaminë karakteristike që përdorin gratë myslimane, sepse meshkujt “duan të shohin fytyrat e tyre të bukura”.


Ndryshe nga fiset e tjera të fesë islame, ata Tuareg janë një shoqëri progresiste, që u atribuojnë femrave ‘benefite’ të cilat gratë e tjera nuk e kanë: ato mund të divorcohen dhe të gëzojnë të gjitha të drejtat.


Por, rritja e përqendrimit të ISIS në Sahara mund të vërë në rrezik stilin e tyre modern të të jetuarit.


*    *    *