March 6, 2015

Unë kam/kisha një ëndërr, Blendi!


Unë kam një ëndërr, Blendi!

*    *    *




Unë kisha një ëndërr, Blendi!

 *    *    *




March 5, 2015

FOTOLAJM / Taksia Tom Doshi: You’re the champion



Çështja e “Tom Doshit” tashmë është bërë temë bisede në të gjitha ambientet. Por, çudia më e madhe është kjo taksi, shoferi i të cilët i ka bërë deputetit të Qarkut të Shkodrës një dedikim të veçantë. Në xhamin e pasëm të saj shkruhet: "Tom Doshi, ti je kampion".


*    *    *

March 4, 2015

VIDEO+TEKST: Doshi publikon videon në FB: Biseda e plotë mes tij dhe Bamit dhe disa detaje që nuk bindin




Ka pritur mbrëmjen, tre minuta pas orës 23.00 deputeti Tomë Doshi, për të hedhur në faqen e vet facebook një video prej 8 minuta e gjysmë shoqëruar me shënimin: “Po ju paraqes një video me të vërteta të frikshme për realitetin shqiptar. Një video që do tregojë kush na udhëheq dhe sa të sigurtë e kemi jetën.  Një video që do nxjerrë lakuriq deklaratat e deritanishme të shtetit. Prita deri sot reagimin e të gjitha institucioneve. I lejuam porositësit të vrasjes të tregonin edhe njëherë sa frikë kanë nga e vërteta. Manipuluan dëshmitarin, fshehën të vërtetën, akuzuan njerëz pa asnjë lidhje me vrasjen. Nxirreni vetë përfundimin se kush thotë të vërtetën”.


Videoja tregon tashmë të ndaluarin nga policia, shtetasin Durim Bami nga Fushë-Kruja, që i rrëfen vetë Doshit sesi e kanë kontraktuar për ta vrarë atë me eksploziv, “me porosi të Ilir Metës”. Shuma është 500 mijë euro, por vetëm pasi personazhi Toni i ka ofruar 200 mijë euro që Bami nuk i ka pranuar, duke i thënë se puna është shumë serioze. Në vijim, i penduari tregon se ka porosi eliminimi edhe kundër deputetit të PD-së Mhill Fufi. Grafikisht, paraqitet Bami në mes të një salloni, i ulur në kolltuk, i inkuadruar nga kamera pothuajse në qendër. Deputeti Doshi nuk duket fare në video, me përjashtim të disa rasteve kur duken duart që lëvizin. Sipas deklarimeve të mëparshme të Tomë Doshit, ky vrasës i penduar ka pranuar vetë të fiksojë dëshminë e tij në video, duke rrëfyer detaje të ndryshme nga atentati i mbetur në tentativë.

Ajo që bie në sy, është se Bami artikulohet me vështirësi dhe me shkëputje, ndërsa gjatë gjithë kohës së 8.5 minutave, është Doshi ai që e stimulon dhe orienton për të vazhduar rrëfimin. Nga ana tjetër, e folmja e Durim Bamit është e qetë dhe qëndrimi i tij në kolltuk disi i relaksuar. Njëfarë kontradikte kjo përballë idesë se është duke rrëfyer përpara një deputeti, një krim të porositur kundër tij nga kryetari i Kuvendit.

Duke krahasuar referencat kohore që jepen nga vetë bashkëbiseduesit, ku Bami thotë që kjo “punë” ka filluar që prej pothuajse 5 muajsh, ndërsa Doshi shton, “atëherë i bie që ka fillu në maj”, rezulton që videoja të jetë regjistruar diku nga muaji shtator ose tetor. Por veshja e trashë e Bamit, një xhup dimri i rëndë i pazakontë për temperaturat e asaj periudhe, kur i ftohti nuk kishte hyrë ende, lë vend për dyshime.

Videoja nuk ka datë dhe të gjitha referencat kohore dalin nga biseda. Sidoqoftë, videoja duket se tashmë do ekspertohet e analizohet nga profesionistët.

 *    *    *

DITA ka zbardhur bisedën në word për ta bërë më të lehtë për lexuesit tanë. Më poshtë transkripti i bisedës së plotë:

Doshi: …Po ta përsëris edhe një herë, unë për atë do isha i vdekur, por në dorë të Zotit dhe ti që s’ke vepru, se…kaq.

Bami: Më erdhi Toni, bëri telefon dhe më tha, se do ta them në fillim siç ka nis.

Doshi: Duhet të jemi të qetë me veten dhe me Zotin.

Bami: Ene më tha do të bëjmë një punë me Tomën, për punën e Tomës. Kanë hedh lekë me një llaf për punën e Tomës, për me e mbarue…

Doshi: Çfarë me mbarue?

Bami: Për me e mbaru, për me vra Tomën. A mund të gjejmë rob me e bë? Më tha. Ai përderisa erdh të unë e dinte se unë do ia mbarojsha, a më kupton? Janë hedh 500 mijë euro. Nga këto 500 mijë po don me më lënë gjë mua më lerë, po s’deshe s’ka problem, mjafton me e mbaru.

Doshi: Si filloi puna? Kur e keni fillu këtë punë?

Bami: Po ka nja katër muaj, po bën pesë muaj tashi.

Doshi: Në maj?

Bami: Se mbaj mend mirë fiks, po maj ka qenë. Tani si fillim hudhi 200, hudhën 200 dhe e anullova unë. Se bëj për 200 iu thashë, ça është kjo punë, se kjo është punë çik e rëndësishme, a më kupton i thashë. Ata burrat e huaj vranë Azem Hajdarin dhe ngelën të gjithë në burg…U vranë apo u sakatunë.

Doshi: Çfarë tha ai?

Bami: S’është problem hiç ajo punë. Porosia na ka ardh e ne kena mbrojtje. Se porositë për punën e Tomës e kanë bërë rob që ne mund të na mbrojnë. Ka dorë shteti këtu. Kush më mbron, ta di dhe unë kush më mbron, i thashë unë. Më tha është Iliri në këtë mes, është porosi e Ilir Metës. Ne e kena rrugë hap, në fund të fundit jena të lirë me një llaf. Po mirë i thashë po kena hall se një gjë e vogël me na dal ne morëm fund. -Jo s’ke asnjë problem tha ai, kë për të parë që po e bërë këtë sa mirë do shkojnë punët.

Doshi: Po si vazhdoi puna? Ju thatë që më keni rujt e më keni ndjek e më keni…

Bami: Po të kena ndjek te “Sheratoni”, te dy kullat. Kena vu motorin te dy kullat anash makinës tënde, te dera mbrapa ka qenë ngjitur..

Doshi: Kjo ka qenë në qershor?

Bami: Rreth 21 qershorit ka qenë.

Doshi: Si ishte kjo puna e motorit?

Bami: Prumë motorin dhe e lamë aty.

Doshi: Jam kurioz me e dit, ku e morët motorin, tritolin?

Bami: Me Tonin. Toni motorin e ka lënë vetë.

Doshi:Ça motori ishte, ku e morët?

Bami: E morëm në Paskuqan. Nga këta papaqët. Nga këta që shesin pica.

Doshi: Po pastaj ju vazhduat me atë, e montuat? Te servisi i Tonit?

Bami:Po. E montuam te servisi i Tonit, e bëmë gati. Ia dhamë një çunit të vogël. Dhe e çuam atje afër. Atje tek ishin Kullat.

Doshi:Te restoranti?

Bami:Po.

Doshi:Po ti ku ishe në atë kohë?

Bami: Unë isha aty me Tonin, në makinë me Tonin. (Durim Bamit i vjen SMS në telefon, ndërpret bisedimin dhe nxjerr celularin. Në këtë moment Tom Doshi i kërkon ta lëjë telefonin dhe të vazhdojë të flasë)

Doshi:Po ca eksplozivi ishte?

Bami: Po C4.

Doshi:Po telefonin ku e gjetët, apo ia more shokëve?

Bami:Po, shokët, me Tonin. Po se di mirë, ka qenë brenda, e ka pasur brenda.

Doshi:Po pastaj si ia bëtë?

Bami:Po me dy fijet e telefonit i lidhëm me dy fijet e kapsollit. (bënë me duar veprimet e kryera për montim)

Doshi:Po atë natë telefonin kush e kishte që do i binte telefonit për shpërthim?

Bami: Një djalë i vogël, një që po priste atje.

Doshi: Cilin tjetër?

Bami: Atë që çoi motorin.

Doshi: Sa vetë ishit?

Bami: Pesë vetë. Ata dy që çuan motorin, Toni, çuni i xhajës së Tonit.

Doshi: Po ky çuni xhajës së Tonit çfarë roli kishte?

Bami: Se di, por ishin shumë të ruante ty.

Doshi: Kush ishte?

Bami: Po kur dola unë kishte shumë. Shtatë-tetë veta te motori. Plase më thanë.

Doshi: Po mbrapa, çfarë të thanë tjetër, kush porosit, ça me the ti mua për një deputet tjetër, Fufin?

Bami: Po, për Fufin, është porosi e Ilirit.

Doshi: Po përse, pse do e bënin?

Bami: Po se di, për një video. Është bërë me Ilirin, nuk e di se se kam idenë fiks, po për një video. Por fiks nuk e kam, nuk e di, se s’më interesonte kjo pjesa.

Doshi:Po ti i more ndonjë lekë atij?

Bami:I mora nja 20 mijë euro.

Doshi:Po për çfarë i more?

Bami: Po për me heq… (ndërpritet filmimi prej 8 minutash e 30 sekondash)




*    *    *

March 2, 2015

Tom and Jerry, Albania 2015



Tom and Jerry


Un’ jem Toma,
Jem prej Shkodret,
Biznesmen 
e parelli
Un’ jem Toma,
Jem prej Shkodret,
Shum pordhac 
adhe qeflli.

*

Un jem Toma
Jem prej Shkodret,
E kam shky 
gojën qenef,
Un jem Toma,
Jem prej Shkodret,
Fort m’ka hip 
vetja në qef.

*

Ka me u dridh
Nan e mbi Shkodra,
Prej themelesh
Ka me u shkund,
Se pas bregut
Po vjen kodra,
Tan Lirindja 
ka me u tund.

. . . . . . .

Un’ kesh Toma
Jem prej Trushit
M’përjashtune 
mbane lanet
Un kesh Toma
Prej Nanshkodret
Tash jetoj 
ne kryqytet.

*

Bi-xi-ne-si
Mir m’pat shkue,
Se kam ken 
dhe ne kurbet,
Tash ja msyne 
Specialistat
Pat than Pjetri
Gjet rrahmet.

*

Ta marr vesh
Tan bota mar,
I tesh k’saj punet
Ka me ju pa sherri,
parlamenti
shqipetar
U ba ma zi
Se Toma e Xherri.


*  *  *





Maradona pagëzohet me nofkën: “Mamadona”.

Diego Armando Maradona

Diego Armando Maradona është shndërruar në një femër. Legjenda argjentinase, Diego Armando Maradona, ka bërë një ndryshim të madh në pamjen e tij. Ai bëri ndërhyrje plastike në Kubë kohë më parë pas kërkesës nga e dashura e tij. Gjithsesi, duket se operacioni nuk shkoi edhe aq mirë, pasi mediat vendase thonë se Maradona tani duket si femër. Ato e kanë pagëzuar me nofkën: “Mamadona”. 



Diego Armando Mamadona


*    *    *





Maskoti ndeshet me policin e gabuar (foto/video)



Kjo video vjen nga SHBA dhe bëhet fjalë për një ndeshje bejsbolli. 

Maskoti ka “provokuar” një prej rojeve të sigurisë.

Reagimi i tij ka habitur të pranishmit.



Shihni videon:



*    *    *