Plani i Ahtisaarit
ishte qartazi i keq për Kosovën dhe jo mjaftueshëm i mire për Serbinë. Serbia e
pranon Planin e Ahtisarit si dysheme a themel të Kosovës por jo edhe si tavan a
kulm të tij. Ajo e do Kosovën shtet të hapur për Serbinë, shtet që i ulet vazhdimisht
tavani në drejtim të dyshemesë apo që mbetet i pambrojtur sepse pa kulm.
‘Zajednica’ është faza e ardhshme dhe vendimtare e shtetrrënimit të Kosovës.
Dialogu që u zhvillua në vitet 2011 deri në 2014 me Serbinë, u vazhdua njësoj
edhe në vitin 2015– dialog sipas kushteve të Serbisë: të diskutohet për çështje
të brendshme të Kosovës, pa u konsideruar Serbia si borxhli ndaj Kosovës dhe
shqiptarëve.
‘Zajendica’ është
pasojë e natyrshme e kësaj qasjeje të qeverisë së Kosovës. Cila është vlera e
pavarësimit të Kosovës nëse bosnjëzimi e pason atë? Kjo qeveri gjithsesi duhet
ndalur. Normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është veçse
përshtatje dhe lejim. Përshtatje e Kosovës me Serbinë brenda saj dhe shtirje se
kjo për të dyjat, edhe për Kosovën edhe për Serbinë, do të thotë përshtatje me
Bashkimin Evropian. Pra, Kosova po përshtatet me strukturat shtetërore paralele
të Serbisë, me ndarjen në lumin Ibër në Mitrovicë, me qëndrimin e Serbisë se
serbët në Kosovë s’mund të jenëa snjëherë pakicë kombëtare etj.
Normalizimi si
përshtatje nuk është ndryshim i gjendjes, por ndryshim i qëndrimit tonë karshi
gjendjes. Normalizimi nuk e bashkon Mitrovicën por na ndryshon neve karshi
ndarjes atje. Bashkimi Evropian njëmend na e ka konfirmuar perspektivën evropiane
qysh në Samitin e Selanikut të vitit 2003. Mirëpo, premtimet e Brukselit për
Ballkanin perëndimor ne nuk duhet t’i marrim më seriozisht sesa vetë ata.BE-ja
ka hallet e veta të cilat sa vie rriten e shtohen. Për integrim dhe anëtarësim
në BE, Serbia varet shumë nga Kosova. Ne mund ta lëmë tash Serbinë jashtë
BE-së, ndërkaq më vonë, kur të hyjë ajo në BE para nesh, pikërisht Serbia do ta
lë Kosovën jashtë. Siç thotë njëmik imi arkitekt, as çlirimi i Kosovë se as
shpallja e pavarësisë së saj nuk na kanë pajisur me të drejtën per të
planifikuar.
Kosova vazhdon vetëm të
zbatojë urdhëra të huaj të cilat ne i marrim si obligime që të mos i marrim si
kërcënime. Planifikimi të bën subjekt politik e shtet sovran, që ka vizion për
popullin e për shtetin, për shoqërinë e për ekonominë, për rininë e për dekadat
që vijnë. Në vazhdimësi na thuhet se jemi të dobët e të brishtë si shtet
prandaj kemi Quintin, Zhbogarin, KFOR-in dhe EULEX-in, ndërkohë që edhe me të
gjithë këta ne nuk poforcohemi, por vetëm sa po vulosemi në pafuqinë tonë që po
përjetësohet. Faktorët ndërkombëtarë në Kosovë e rreth Kosovës e preferojnë
stabilitetin në Kosovë kundrejt drejtësisë, demokracisë dhe zhvillimit.
Drejtësinë, demokracinë dhe zhvillimin ata jo vetëm që i shohin si ndërmarrje me
rrezik por, madje, edhe si ndërmarrje të rrezikshme. Dhe, për të qenë edhe më
keq, ky stabilitet në Kosovë vihet në funksion të stabilitetit rajonal,
gjithnjë afatshkurtër.
Pushteti në Kosovë për
here insiston në rëndësinë e faktorëve dhe institucioneve ndërkombëtare,
nirëpopërçështjen e ‘Zajednicës’, PresidentjaJahjaga e dërgoi atë në Gjykatën
Kushtetuese të Kosovës ta bëjë këtë te Komisioni i Venedikut. Mirëpo,është e
qartësi drita e diellit që as Presidentja dhe as Gjykata Kushtetuese nuk e kanë
me ‘Zajednicën’ e Serbisë por me opozitën e bashkuar. Madje ato edhe i janë
referuar në mënyrë eksplicite ‘bllokimit në Kuvend’ në tekstet e tyre. Opozita
e bashkuar është edhe opozitë edhe e bashkuar.
Përballë nuk e ka vetëm
një qeveri jodemokratike por edhe një regjim që ka kapur shtetin. Betejat do të
jenë të vështira, por pa ato beteja nuk ka kalitje që do të na e sjell fitoren.
E drejta është në anën tonë. ‘Zajednica’ e Serbisë dhe falja e tokës Malit të
Zi nuk mund të kalojnë dhe nuk do të kalojnë. Sepse nuk ka ndryshuar Serbia që
tash të ndryshojmë ne dhe nuk kemi as tokë as shtet për t’u dhënë të tjerëve.
Betejat në javët e muajt në vijim përcaktojnë edhe fatin e brezave të ardhshëm.
30 nëntor 2015
Albin Kurti
* *
*