Balerini më i mirë në botë
Marlon
Dino për vitet 2008, 2010 dhe 2013
është shpallur nga revista “Dance Europe” si
“Balerini më i mirë në botë”
është shpallur nga revista “Dance Europe” si
“Balerini më i mirë në botë”
Kur u regjistrua në Shkollën e Baletit në
Tiranë në vitin 1991, Shqipëria sapo kishte hyrë në një proces ndryshimesh të
mëdha, në një tranzicion demokratik që zgjoi tek popullata dhe sidomos tek të
rinjtë shpresë dhe kurajo për një jetë më të mirë. Pas përfundimit të shkollës,
Marlon Dino, interpretoi si protagonist tek “Arrëthyesi”, një prezantim që u
duatrokit gjatë në qendrën kulturore të rinisë në Tiranë dhe që bindi
profesorët dhe bashkëmoshatarët e tij se ai ishte në “vendin e duhur” me
përzgjedhjen e profesionit të balerinit. Dy prindërit e tij Gita dhe Bashkimi,
ishin inspiruesit dhe mbështetësit konkretë të projekteve për të ardhmen, në
udhën plot sfida të baletit. Por determinuese ishte këmbëngulja e Marlonit,
orët e gjata të përgatitjes fizike dhe profesionale, leximet e literaturës për
mjeshtrinë e lëvizjeve dhe figurave, përthithja e përvojës së ikonave të skenës
së baletit klasik dhe konteporan.
Ambicia dhe kurajo e njëzetvjeçarit Marlon
Dino kishin ritëm tjetër nga ai i jetës kulturore artistike në vendlindje. Një
bursë specializmi në Gjenevë të Zvicrës në vitin 1998 e ballafaqoi atë për herë
të parë me nivelin e kolegëve të tij nëpër botë. Ky ishte fillimi plot mundime
dhe sfida në marshutin artistik të Marlon Dinos, një udhë që e vlerësuan për
aftësitë dhe kapacitetin, për këmbënguljen dhe përqëndrimin në pasurimin e
repertorit. Në sezonin 2001-2002 ishte në Vjenë, për t’u ngulur më pas në
Mynih. “Statusi aktual si solist i parë në Teatrin Shtetëror të Mynihut më bën
krenar, pasi kontribuoj në një nga kompanitë më të dëgjuara në Europë”, thotë
Marlon Dino për DW.
Marloni 3I përfshirë në këtë trupë ai ka
ndërtuar një koleksion të pasur rolesh kryesorë në kryeveprat botërore si
“Zonja me kamelie”, “Don Kishoti”. “Romeo dhe Zhuljeta”, “Liqeni i mjelmave”,
“Bukuroshja e Fjetur” etj. “Roli që më ka ndryshuar jetën në skenë dhe që e konsideroj
si një nga kulmet në karrierë është ai i Oneginit në pjesën ‘Onegin’ të
J.Crankos”, tregon i emocionuar Marloni. Ka qenë një debutim që u përcoll me
duartrokitje frenetike nga publiku bavarez dhe ku në krah kishte partneren e
tij në shfaqje, Lucia Lacarra. Pas kësaj Marloni ka interpretuar dhe dhjetra
role kryesore për të cilat ka marrë shumë vleresime nga kritika e specializuar.
Nuk kanë munguar dhe etiketime të tilla si “një nga partnerët më të mirë në
botë” (Zvetlana Zahkarova), ndërkohë që revista “Dance Europe” për vitet 2008,
2010 dhe 2013 e ka shpallur Marlon Dinon si “Balerini më i mirë në botë”.
Për interpretimin e Oneginit fitoi çmimin
“Rosen Schtraus des Jahres” në Mynih. Baleti i merr pjesën më të madhe të
energjive, por Marloni përpiqet që të krijojë variacion në jetën e përditshme.
Është i prirur nga teknologjia e informacionit dhe ka afeksion për pajisjet e
reja digjitale. Përpiqet që të hyjë sa më në thellësi të kulturës së Bavarisë
dhe asaj gjermane në përgjithësi, ndaj dhe nuk lë rast pa lexuar, pa
frekuentuar kalendarin e shumëllojshëm kulturor dhe artistik atje. Hyn në
kontakte me kolegë të rinj dhe personazhe publike.
E ka ndihmuar shumë dhe
vizibilteti që i ka krijuar prej kohësh në publik puna si model për marka dhe
kompani të njohura si Armani, Zegna, Baldasari, Prada, Gucci, etj. Si në
interpretimin e një roli në skenë ku “flet” dhe përcjell botën e artistit me
gjuhën e lëvizjeve, Marlon Dino, ashtu e koncepton dhe ritmin e jetës, duke
udhëtuar pa pushim nga njëri vend në tjetrin.Udhëtime, kontrata për shfaqje në
skena të ndryshme të botës, perfomanca, kontakte me menaxherë – e gjithë kjo
agjendë globale – nuk mund ta shkëpusë nga vendlindja.
Marlon Dino dhe Greta Hushi ne Giselle:
Marlon Dino dhe Greta Hushi ne Giselle:
Marloni 2Në fillim të vitit 2012 pati një
debutim brilant në Tiranë në rolin e Albertit tek “Zhizel”, një bashkëpunim me
maestron Agron Alia dhe partneren në shfaqje Greta Hushi. Marloni ka një mendim
të pjekur për baletin shqiptar. “Kemi një teknikë dhe shkollë të fortë, por
fatkeqësisht është e viteve ‘60. Për mendimin tim duhet patjetër që shkolla
shqiptare të adoptojë teknikat e shkollës europiane se ka evoluar shumë sidomos
në vitet e fundit”, thotë për DW, duke e gjykuar shpresëdhënës emërimin në krye
të Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë të balerinit të famshën shqiptar
Ilir Kerni, si një mundësi për bashkëpunime dhe projekte në të ardhmen
“Vazhdimisht e them, më pelqen shumë të kërcej për publikun shqiptar. E ke
parasysh, në fund të zemrës ngelem shqiptar”.
Arben MUKA DW
* * *