Ja
DOSJA e plotë
me abuzime prej dhjetëra miliona euro
Një dosje tronditëse, gjashtë akuza për Rezart
Taçin, por edhe për nënën, babanë dhe motrën e tij. Mosshlyerje detyrimesh,
abuzim me TVSH-në, mashtrime prej miliona eurosh, pastrim parash, falsifikim dhe
fshehje të ardhurash.
imazhe shqip
Zor se do të vijë në duart e drejtësisë
shqiptare një dosje kaq e rëndë dhe me kaq abuzime nga një familje.
Bëhet fjalë për familjen Taçi. Policia ka
kopsitur shkeljet e një mashtruesi që arriti të kapte shtetin duke përdorur
familjen e Sali Berishës.
Gjashtë akuza nga më të rëndat jo vetëm për
Rezart Taçin, por edhe për nënën, babanë dhe motrën e tij.
Lajmi u bë publik nga Top Channel dhe tashmë
është zyrtar.
DOSJA
Nga Drejtoria për Krimin Ekonomik e Financiar,
në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, janë administruar
informacione, të dhëna e fakte mbi disa transaksione bankare, kontrata shitje
pasurie, kontrata shitje të subjekteve tregtare, raporte kontrolli nga organet
tatimore etj, sipas të cilave rezulton se Rezart Taçi, në cilësinë e
administratorit, ortakut dhe pronarit të disa subjekteve tregtare, dhe disa
persona të tjerë të lidhur me të në marrëdhënie tregtare e familjare, kanë
kryer dhe vazhdojnë të kryejnë veprime të kundërligjshme që përbëjnë elementë
të veprave penale të ndryshme si: “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i
taksave dhe tatimeve”, “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”
“Falsifikimi i dokumenteve”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin
mbi vlerën e shtuar” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose
veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 180, 181, 181/a, 186, 144/a dhe
287 të Kodit Penal dhe konkretisht:
1. Nga verifikimet e kryera me Drejtorinë e
Përgjithshme të Doganave dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ka
rezultuar se:
-Shoqëria “TAÇI OIL International
Trading&Supply”, sh.a, me adresë rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Sky
Tower, Tiranë me Nipt K31902009J, me administrator shtetasin Rezart Taçi, ka
kryer nëntëmbëdhjetë eksporte për vitet 2012 e 2013 sipas deklaratave doganore
të degës së doganës Durrës me vendnisje Porto Romano Durrës, me destinacion
shoqërinë malazeze “IK REAL D.O.O Podgorica”, me një sasi totale gazoili
565.820 litra dhe vlerë prej 485.633 USD, por nuk ka bërë pranë organeve
tatimore deklarimin e këtyre shitjeve, duke fshehur të ardhurat.
2. Në përgjigje të shkresës së Drejtorisë së
Përgjithshme të Policisë së Shtetit nr.1689, datë 25.11.2013, Drejtoria e
Përgjithshme e Tatimeve me shkrese nr.141/1 datë 4.12.2013, ndër të tjera ka
vënë në dispozicion:
-Kopjen e “Njoftim vlerësimi për detyrimet” të
Drejtorisë së Kontrollit në Drejtorinë Rajonale Tatimore të Tatimpaguesve të
Mëdhenj, drejtuar shoqërisë “A.R.M.O.” sha me Nipt J 82916498 D me
administrator të përgjithshëm Rezart Taçi, sipas të cilit në bazë të raportit
të kontrollit datë 28.3.2013, kjo shoqëri në total duhet të paguajë detyrime
tatimore, interesat dhe gjobat për shumën 1.494.692.782 lekë. Nga të cilat, për
periudhën 2009-2011 për tatim fitimin, për periudhën prill 2009- tetor 2011 për
TVSH-në dhe deri në mars 2013 për sigurimet shoqërore, detyrime të papaguara
dhe gjoba për shumën gjithsej 996.745.000 lekë, si dhe detyrime gjithsej për
ulje humbje për shumën 497.947.000 lekë.
Shoqëria A.R.M.O. sh.a. me NIPT J 8291 6498 D
është krijuar në vitin 1999, me kapital fillestar 5.126.461.000 lekë. Nga data
27.11.2008, administrator i kësaj shoqërie është bërë shtetasi Rezart Taçi dhe
në këshillin mbikëqyrës janë shtuar anëtarët Mustafa Taçi, Anika Taçi etj. Ky
ndryshim ka ndodhur pasi shoqëria “ANICA MERCURIA REFINERY” ka blerë 85% të
aksioneve të shoqërisë “A.R.M.O.”
Shoqëria “ANICA MERCURIA” me Nipt J 81902013 T
është krijuar me datë 2.7.2008, pra rreth katër muaj para blerjes së 85% të
aksioneve të kompanisë “A.R.M.O.
Sipas ekstraktit historik të regjistrit
tregtar në këtë shoqëri, herë pas here janë bërë ndryshime në këshillin
mbikëqyrës dhe konkretisht: me datë 19.11.2008 është shtuar si anëtar Gramoz Taçi;
me datë 14.11.2010 është shtuar si anëtar Vasil Dede dhe larguar Anika Taçi, me
datë 15.11.2010 është shtuar si anëtar Anika Taçi (motra e Rezart Taçit),
ndërsa me datë 01.7.2013 janë riemëruar si anëtar të këshillit mbikëqyrës
Mustafa Taçi (babai i Rezart Taçi-t), Drita Aliçka (nëna e Razart Taçi-t) dhe
Z.Joseph Melton Desormeaux.
- Kopjen e “Njoftim vlerësimi për detyrimet”
nr.prot 45566/10 dt 29.6.2012, të Drejtorisë së Kontrollit në Drejtorinë
Rajonale Tatimore të Tatimpaguesve të Mëdhenj, drejtuar shoqërisë “Taçi Oil
International & Supply Company” sha me Nipt K 31902009 J me
administrator të përgjithshëm Rezart Taçi, me adresë Rr. D. 4 Shkurtit P. Sky
Tower Tiranë, sipas të cilit në bazë të raportit të kontrollit, kjo shoqëri në
total duhet të paguajë detyrime tatimore, interesat dhe gjobat për shumën
1.375.824 lekë, me arsyetimin për moslëshim fatura dhe gjoba. Ndërsa janë
zbuluar shkelje në agregatin sigurime shoqërore për periudhën nëntor 2009-
janar 2012 për shumën 1.815.000 lekë. Ndërsa për periudhën shkurt 2012- prill
2013 për agregatin TVSH dhe sigurime shoqërore dhe për periudhën 2010-2012 për
agregatin tatim fitimi, kontrolli tatimor është në proces.
- Kopjen “Njoftim vlerësimi për detyrimet”
nr.prot 7547/7 dt 16.8.2013 drejtuar “Kuid” shpk me Nipt K 63005203 O me
administrator Rezart Taçi, me adresë Rruga Durrës-Nikël-Rinas, zyra në pikën e
karburantit “Taçi Oil International & Supply Company, pranë aeroportit
Nënë Tereza, sipas të cilit kjo shoqëri për periudhën 2010-2011 duhet të
paguajë menjëherë shumën 42.216.783 lekë si detyrime të papaguara dhe gjoba për
TVSH dhe tatim fitimi.
-Praktika shkresore nr.prot 7547/4 dt
31.7.2013, e Drejtorisë së Kontrollit në Drejtorinë Rajonale Tatimore të
Tatimpaguesve të Mëdhenj, drejtuar shoqërisë “Kuid” shpk me Nipt K 63005203 O
me administrator Rezart Taçi, me adresë Rr. D. 4 Shkurtit P. Sky Tower Tiranë,
sipas të cilit në bazë të raportit të kontrollit, kjo shoqëri ka detyrime për
agregatin tatim fitimi për periudhën 2009-2011, për agregatin TVSH për
periudhën maj 2010- nëntor 2012 dhe agregatin sigurime shoqërore maj 2010–
nëntor 2012 me zbulim gjithsej 30.660.000 lekë dhe ulje humbje 107.883.000
lekë ose në total detyrimet tatimore të
kësaj shoqërie janë 138.543.000 lekë.
Nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve me
shkresën nr.141/1 datë 4.12.2013 është konfirmuar se për subjektet e
lartpërmendura do të ushtrohet kontroll dhe rikontroll tatimor dhe në përfundim
të procedurave do të njoftohemi për rezultatet.
3. Me kontratë noteriale nr.8186 rep, dhe
nr.2560 kol, datë 05.07.2013, redaktuar nga noter Julian Zhegu, shtetasi Rezart
Taçi i ka shitur shtetasit Fuad Haxhiymeri, 4.46% të aksioneve të zotëruara prej tij në bankën Credins sha,
kundrejt vlerës 4.655.000 euro. Shuma prej 155.000 euro është likuiduar nga
pala blerëse me datë 8.7.2013 nëpërmjet transfertës bankare pranë bankës
Credins, ndërsa shumën prej 4.5 milion euro shtetasi Fuat Haxhiymeri e ka
transferuar në favor të shtetasit Rezart Taçi me datë 24.09.2012.
4. Me datë 24.9.2013 shtetasi Arjanit Kolgega,
administrator dhe ortak i vetëm i shoqërisë “Niti Petroleum Company”sha, me
NIPT L11530005M në cilësinë e blerësit ka transferuar për llogari të shoqërisë
“Societe Generale de Surveillace” shumën 1 milion USD në bazë të marrëveshjes
së bashkëpunimi (CMA 2387/12 AB-Trafigura) lidhur me datë 24.4.2012 midis tre
palëve:
- Societe Generale de Surveillace (SGS) me
seli në Gjenevë Zvicër.
-Trafigura
Beher BV , e themeluar në Holandë si degë e
shoqërisë së huaj me seli në Zvicër(e quajtur depozituesi) dhe
- Niti Petroleum Company”sha, i quajtur
blerësi.
Sipas kësaj aktmarrëveshje, depozituesi
(Trafigura) është pronari i produktit naftë e rafinuar për sasinë 19 milionë
tonë me vlerë 30 milion USD, e cila është parashikuar të depozitohet në
depozitat që ndodhen në terminalin “Taçi Oil” në Porto Romano”. Në zbatim të
kësaj marrëveshje është lëshuar faturë
datë 24.9.2013 nga SGS në favor të “Niti Petroleum Company” sha. Në këtë
faturë në pjesën përshkruese të mallit është shënuar: Deklaratë për humbjen e
produktit të CMA për sasinë 27311.514 MT dhe vlerë totale 28 403 974.56 USD.
Shoqëria “Niti Petroleum Company”sha është
krijuar me datë 29.03.2011 me kapital fillestar 2.000.000 lekë, me objekt
veprimtarie “Import, eksport, tregtim me shumice dhe pakicë të naftës dhe
nënprodukteve të saj, shpërndarja dhe marketingu i produkteve nëpërmjet
tregtimit të nënprodukteve të naftës dhe të gazit etj”, me administrator të
vetëm shtetasin Arjanit Kolgega, me adrese të ushtrimit të aktivitetit lagje
nr.1 Laç përballë hotel Diplomat. Me 16.1.2012 është ndryshuar adresa e
shoqërisë dhe është bërë rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Sky Tower ,
5/2, Tiranë; ndërsa me datë 18.9.2013 ka ndryshuar adresa duke përcaktuar si
adresë të ushtrimit të aktivitetit adresën e parë (lagje nr.1 Laç përballë
hotel Diplomat). Nga verifikimet policore rezulton se në këtë adresë nuk
ushtrohet asnjë lloj aktiviteti tregtar. Pra, adresa e depozituar nga shtetasi
Arjanit Kolgega në QKR si adresë e ushtrimit të aktivitetit të kësaj shoqërie
është fiktive.
Me datë 23.12.2011 dhe 27.12.2011 në llogari
të kësaj shoqërie janë xhiruar shumat: 40.987.000 lekë; 9.231.221 lekë dhe
12.976.95 lekë nga shoqëria “A.R.M.O.” sha për likuidim faturash shuma të cilat
janë tërhequr brenda të njëjtës ditë nga Arjanit Kolgega.
Me datë 28.10.2011 shoqëria “Niti Petrolium
Company” sha e përfaqësuar nga Arjan Kolgega ka lidhur kontratë për blerjen e
20% të aksioneve të shoqërisë “I.S.C” Petroleum” sha nga Irgen Selfo (pala
shitëse) me çmimin e blerjes 5.175.000 euro, ndërkohë që vlera kontabël e 20%
të aksioneve sipas kontratës së ekstraktit në QKR është 400.000 lekë. Nga
verifikimi në QKR në ekstraktin historik të shoqërisë “I.S.C” Petroleum” sha
nuk rezulton i pasqyruar asnjë ndryshim që vërteton ekzekutimin e kësaj
kontrate dhe aksioner i vetëm i kësaj shoqërie që nga krijimi është shtetasi
Irgen Selfo.
Me datë 28.7.2011 ka transferuar në favor të
shoqërisë “A.R.M.O.” sh.a. vlerën 4.5 milion USD me përshkrim “kalim fondi”.
Me datë 12.7.2011 ka lidhur kontratë
overdraft-i në vlerën 400.000.000 lekë.
Me datë 4.11.2011 ka transferuar në favor të
“A.R.M.O.” shumën 2.183.900 USD.
Me datë 19.62.13 është lidhur kontratë midis
shoqërisë “A.R.M.O.” dhe shoqërisë Niti Petrolium Company me objekt njohje
detyrimi ndaj kësaj shoqërie nga shoqëria “A.R.M.O.” për shumën 1.960.549.549
lekë.
Përveç transaksioneve me shoqërinë “A.R.M.O.”,
shtetasi Arjanit Kolgega ka bërë edhe disa depozitime në kesh në llogari të
subjektit të tij, ndër të cilat veçojmë:
-Me datë 26.11.2012 ka depozituar shumën
77.260.000 lekë.
-Në datat 6.8.2012, 17.1.2013 dhe 20.3.2013 ka
depozituar më secilin rast shumat nga 50.000 euro.
-“Kuid” shpk me Nipt K 63005203 O, ku ortak
dhe përfaqësues ligjor nga muaj korrik 2007 deri më 18 tetor 2013 ishte Rezart
Taçi.
-“Taçi Oil International Trading&
Supply Company” me NIPT K 31902009J me ortak të vetëm Rezart Taçi.
-“Kuarta” sha me NIPT L 21721005U krijuar me
datë 21.5.2012, ku ortak ishte Rezart Taçi dhe më pas më 17.7.203 ortak i vetëm
u bë Irgen Selfo.
-Me datë 15.8.2013 ka depozituar në llogari të
shoqërisë “I.S.C.Petroleum Company” sha shumën 500.000 euro. “Shoqëria
“I.S.C. Petroleum Company” është krijuar
me 25/01/2011 me aksioner të vetëm Irgen Selfo.
5. Shoqëria “Heaney Asset Corporation”, e
përfaqësuar nga shtetasi Abe Halati, lindur në Iran dhe banues në Azerbajxhan,
ka blerë nga shtetasi Rezart Taçi kundrejt shumës 50 milion euro shoqëritë:
-Anika Enterprisses” SA me adresë në Gjenevë
në shumën 35.000.000 euro.
-“Taçi Oil” me NIPT K31902009J për shumën
500.000 euro.
-“Europetrol” sha me NIPT K 11808502 I për
shumën 14.000.000 euro.
-“Kuid” shpk me NIPT K 63005203 O për shumën
500.000 euro.
Shoqëria “Heaney Asset Corporation është
krijuar sipas legjislacionit të Ishujve të Virgjër Britanik (British
Virgin Islands . Aksioner i vetëm në këtë kompani është Jean-Claude
Dauvergne.
Me datë 6.8.2013 është kryer transferta e parë
prej 35 milion euro në favor të Rezart Taçi në llogarinë e tij personale. Në
datat 6 dhe 7.8.2013 shtetasi Rezart Taçi ka transferuar në emër të afërmve të
tij, shtetasve Anika Taçi, Drita Aliçka dhe Mustafa Taçi respektivisht në
bankat RBZ dhe Tirana në total shumën 12 milion euro. Nga këto rezulton se me
datë 13.8.2013 janë kryer veprimet si vijon:
-Nga banka RZB, Anika Taçi ka tërhequr shumën
prej 1.850.000 euro, Drita Aliçka ka tërhequr shumën 2.054.000 euro dhe Mustafa
Taçi ka tërhequr shumën prej 1.850.000 euro. Në secilën tërheqje arsyetimi ka
qenë i njëjtë “për shpenzime dhe investime në imobilarë”.
-Në llogari të shtetasit Mustafa Taçi, nga
BKT, ka mbërritur në bankën RZB shuma 925.000 euro dhe nga llogaria e tij
personale nga banka ISP është transferuar shuma 2.925.000 euro, nga këto fonde
janë tërhequr nga ai 3 milion euro.
-Në llogari të shtetases Drita Aliçka është
transferuar nga llogaria e saj personale në bankën ISP shuma 2.549.290 euro,
nga e cila është tërhequr shuma 2.400.000 euro.
-Në llogari të shtetases Anika Taçi është
transferuar nga banka ISP shuma 2.924.290 euro, nga e cila është tërhequr vlera
1 milion euro.
Nga këto të dhëna rezulton se familjarët e
shtetasit Rezart Taçi kanë përfituar në bankën RZB dhe Tirana Bank për një
periudhë dy ditore shumën 12 milion euro, nga të cilat janë tërhequr me para në
dorë shuma 5.754.000 euro. Ndërsa në BKT është tërhequr në total shuma 6 400
000 euro nga transfertat e përfituara nga llogaritë personale të familjarëve të
Rezart Taçi-t nga banka RZB.
Me datë 16.7.2013 shtetasja Anika Taçi ka
lidhur deklaratë noteriale për njohjen dhe shlyerjen e detyrimit monetar nga
shoqëria “A.R.M.O.” sha në shumën 20 milion euro.
Totali i detyrimeve të njohura nëpërmjet
deklaratave noteriale në favor të Rezart
dhe Anika Taçi është 10.359.000 lekë dhe 80 milionë euro.
Nga të dhënat dhe faktet e trajtuara më sipër
veçojmë:
-Mosdeklarimi i shitjeve pranë organeve
tatimore i 565.820 litrave gazoil me vlerë 485 633 USD eksportuar nga
kompania“TAÇI OIL International Trading&Supply”, sha me administrator
Rezart Taçi, për shoqërinë malazeze “IK REAL D.O.O Podgorica”.
-Mosshlyerja e detyrimeve tatimore dhe gjobave
nga shoqëria A.R.M.O.” sha me administrator të përgjithshëm shtetasin Razart
Taçi, për shumën 1.494.692.782 lekë (rreth 8.2 milion euro) dhe transferimi i
80% të aksioneve nga aksionari “Anika Enterprises SA (i cili zotëronte 85 % të
aksioneve të “A.R.M.O-s.”) tek aksionari i ri Heaney Asset Corporation.
-Mosshlyerja e detyrimeve tatimore dhe gjobave
për shumën 1.375.824 nga subjekti Taçi Oil International& Supply
Company” me administrator të
përgjithshëm Rezart Taçi, dhe transferimi i 100% të aksioneve tek aksionari i
ri Heaney Asset Corporation.
-Mosshlyerja e detyrimeve tatimore dhe gjobave
për shumën 138.543.000 lekë nga subjekti Kuid shpk me Nipt K 63005203 O me
administrator Rezart Taçi dhe transferimi i 100 % të aksioneve tek aksionari i ri Heaney Asset Corporation.
-Mosveprimi i organeve tatimore për kontrollin
e plotë të gjitha subjekteve në administrim të shtetasit Rezart Taçi dhe
personave të lidhur me të, si dhe mos marrja e masave ligjore për të penguar
transferimin e aksioneve të këtyre shoqërive debitore tek aksionerë të tjerë.
-Krijimi i disa kompanive nga i njëjti person,
Rezart Taçi, me të njëjtin objekt aktiviteti tregtar (si A.R.M.O. sha; “Kuid”
shpk; “Taçi Oil International Trading& Supply Company” sha; “Kuarta”
sha etj.) dhe kryerja e transaksioneve financiare e bankare ndërmjet tyre mund të jenë bërë me
qëllim mashtrimin me TVSH-në dhe fshehjen e të ardhurave.
-Kryerja e transaksioneve derdhje-tërheqje në
vlerë të larta me para në dore dhe tërheqja e menjëhershme e tyre nga bankat
nga familjarët e shtetasit Rezart Taçi.
-Faktin se nuk ekzistojnë transaksione bankare
dhe kontrata noteriale që të justifikojnë qëllimin e përdorimit të këtyre
fondeve, për periudhën pas tërheqjes së tyre.
-Transferta prej 4.5 milionë euro në favor të
shoqërisë “A.R.M.O.” me arsyetimin kalim fondi.
-Transferta në vlera të larta nga shoqëria
“A.R.M.O.” sha për likuidim detyrimesh dhe tërheqje e këtyre shumave menjëherë
brenda ditës.
-Kontrata për blerje e 20% të aksioneve të
shoqërisë në vlerë tepër të lartë. Megjithëse e paekzekutuar ende.
-Lidhja e një deklarate noteriale midis Anika
Taçi dhe shoqërisë “A.R.M.O.” për shumën 20 milion euro për njohje dhe shlyerje
detyrimi.
-Prania e të njëjtëve persona në cilësinë e
anëtarit të këshillit mbikëqyrës apo të aksionerit në disa kompani në pronësi
të Rezart Taçit.
-Shitja e menjëhershme e katër kompanive nga
shtetasi Rezart Taçi.
-Fakti që selia e kompanisë “Niti Petroleum
Company” me administrator Arjan Kolgega është në të njëjtën adresë me adresën e
subjektit.
-Nga fakti që shoqëria “Societe Generale de
Surveillance” me seli në Gjenevë Zvicër me datë 24.9.2013 ka lëshuar faturë në
favor të “Niti Petroleum Company” sha, ku në pjesën përshkruese të mallit është
shënuar “Deklaratë për humbjen e produktit të CMA për sasinë 27311.514 MT dhe
vlerë totale 28 403 974.56 USD”, krijohen dyshime se ndodhemi para një
mashtrimi të shoqërisë “Niti Petroleum Company”.
Nga këto të dhëna dhe fakte krijohen dyshime
të bazuara se shtetasit:
1.Rezart Mustafa Taçi, i datëlindjes 7.6.1971
2.Anika Mustafa Taçi, e datëlindjes 25.6.1975
3.Mustafa Nevrus Taçi, i datëlindjes 18.4.1934
4.Drita Riza Aliçka e datëlindjes 7.5.1945
5.Arjanit Bexhet Kolgega, i datëlindjes
8.1.1975
6. Irgen Arian Selfo, i datëlindjes 13.7.1986
Së bashku edhe me punonjës të tatimeve(që
duhen identifikuar gjatë procesit hetimor) dhe me persona tjerë, shtetas
shqiptar apo të huaj që mund të identifikohen gjatë hetimit, kanë kryer dhe
vazhdojnë të kryejnë veprime të kundërligjshme që përbëjnë elementë të veprave
penale: “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”,
“Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”, “Falsifikimi i dokumenteve”,
“Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe
“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”,
parashikuar nga nenet 180, 181, 181/a, 186, 144/a dhe 287 të Kodit Penal.
Së bashku me këtë informacion dërgohet edhe
dokumentacioni përkatës me qëllim regjistrimin e procedimit penal për veprat
penale të mësipërme. /TemA
imazhe
shqip
*
* *