Sopranoja shqiptare me
famë botërore, Ermonela Jaho, ka fituar Çmimin Ndërkombëtar të Operës nga votat
e publikut botëror.
Ky çmim, që mund të
quhet si “Oscar”-i i Operës Botërore, i është dhënë yllit shqiptar të muzikës
operistike, gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve të zhvilluar të dielën në
mbrëmje në Teatrin Savoy të Londrës.
Jaho e ka fituar këtë
çmim në bazë të votave të publikut mbarë botëror. Në kategorinë e çmimit të
dhënë nga publiku botëror, sopranoja shqiptare konkurronte me disa nga zërat më
të bukur dhe më të njohur të operës botërore kontemporane, si Joyce Didonato, Juan Diego Florez, Dimitri
Hvorostovsky, apo Eva Maria Ëestbroek, etj.
Në ceremoninë e ndarjes
së çmimeve përfshiheshin çmimet për regjinë më të mirë, dirigjentin më të mirë, këngëtarët e
kategorive të ndryshme apo produksionet e teatrove nëpër botë.
Nomimini dhe votimi nga
publiku botëror lihet me performancat e Ermonela Jahos gjatë tërë këtyre
viteve, duke përmendur “Sour Angelica” në triptikun e Pucinit, apo edhe
regjistrimin së fundmi të operës “Zaza” me
orkestrën simfonike të BBC në Londër. Këto performanca janë vlerësuar
maksimalisht nga disa nga mediat më të njohura dhe me më influencë në botë si
“Financial Times”, që sërish boton të hënën një shkrim për sopranon shqiptare,
“Times” e Londrës, e shume media në mbarë botën.
Duke folur për Top
Channel në Londër, pas marrjes së çmimit ndërkombëtar, Ermonela Jaho tha: “Jam
shumë e emocionuar në këto momente. Falenderoj gjithë shqiptarët që votuan për
mua dhe publikun që më ndjek në çdo anë të botës. Kushdo që përkushton gjithë jetën
drejt pasionit të tij, është gjithmonë fitues”, deklaroi Jaho pas marrjes së
çmimit ndërkombëtar.
Ky çmim për yllin
shqiptar të muzikës operistike është i pari që një artist shqiptar merr në
nivele të tilla kaq të larta, vlerësohet se çmim “Oscar” i muzikës operistike
në botë.
* *
*