Zeni
është fyer shumë që nuk është futur në listën e Besit dhe ka reaguar publikisht
ndaj videos së improvizuar të humoristit. Besi pasi lexoi reagimin e Zenit, u
ul dhe bëri një shpjegim serioz për çfarë ka ndodhur.
“I dashtun Zen!
E lexova letrën tënde
që ke çu në gazeta kundër videos time. Ke të drejtë, për Zotin. O të tako ty me
të vra, o s’i tako njeriu. Por, po ta shpjegoj vëllai pse s’të kam fut në
video.
Të futa një herë në
vend të parë, sikur donin me të vra këto familjet që ke lënë jetim në Gërdec.
Unë e kisha si për Koçon, që kishin shti të gjithë nga 10 mijë euro që u ka
dhënë baba jot si dëmshpërblim dhe ishin bë 260 mijë euro, se ishin 26 të
vrarë. Ene thashë, hajt mo sa gjysma e Tomës është, po ia vle. Dikush spiunoi
nga stafi im dhe mu lshu në shpinë Sindikata e Gërdecit. “Mos na fut të
gjithëve në një thes, më thanë. Secili ka llogaritë e veta. Do e bojm pa lekë,
do ta vrasim me dorën tonë, por mos na u ngatërro”.
-Mirë u thashë, s’po
u bje më qafë.
Masandaj e kisha vu
që donin me të vra do nga Gjiri Lalzit, se u ke marrë tokat. E kisha vu pa
çmim. Sikur jepnin nga një hektar tokë për vrasësin. Sapo deshta me e fut dhe
atë, vjen njoni më thotë, “Le, pash Zotin, mos prish pazarin se du me e vra
vet, se ma ka marr gjithë tokën”. E lashë dhe atë.
Atëherë vendosa me ta
bë sikur të ka mallku Teqe e Kuç Babasë në Vlorë, ngaqë i ke marrë çiflikun, i
ke gjet pronarë dhe e ke ndarë me ca miq të tu. Ata e kishin me mallkim. “Do ta
zërë mallkimi ynë”, thoshin. Pastaj erdhi një nga ata baballarët e Teqes e më
tha, “Mallkim, mallkim, po e do një dorë do t’ia jap vet, mos më hy në pjesë”.
Ene ta fala prapë.
Pastaj më shkoi në
mendje me ta bë sikur do me të vra dikush nga Saranda se u ke marrë tokën nga
Hotel Butrinti në kanal të Çukës. Dhe këtë sa e bëra, vjen njëri thotë, “lëre
mo burrë, ça na i ngre mendjen se ik nga vendi e s’kena ku me e gjet pastaj”.
Ene ta fala përsëri.
Kur hoqa dorë nga
këta që falnin toka, ma shtiu njëri në mendje që i ke marr lekë për
Universitetin e ti ka çu në Vjenë. Sa e bëra gati me ta bë sikur don me të vra
ai, vjen dikush e më thotë “lene se e ka ndërmend vërtetë, mos ia prish
planin”.
Hoqa dorë dhe nga
këto universitetet dhe më shkoi në mendje tek këta që u ke marrë lekë për
konçesionet. Është njoni që më ka pas thënë, “më ka marrë një milion euro me
shantazh para zgjedhjeve”. Po mirë, po e bëj sikur po e vrisni ju për 500 mijë,
i thashë.
-Jo mor burrë, le mos
ia kujto, se ka dhe një këst pa na kthy, tha, mos na e tremb kot.
Më në fund e pashë
veten të pafuqishëm, se ti je bë si Vehbiu në kohë të vet, që të gjithë atyre
që u ke marrë lekë, ruajnë njëri-tjetrin mos të vret njeri, se shpresojnë të
marrin vet, ose hakun, ose lekët. Ja i dashur Zen, ndaj s’të fusja dot në
listë, jo se të kisha harru. E shof që të ka ngel qejfi, por s’ke ça me i bo. I
ka jeta këto gjëra. Je shumë i kompliku dhe s’është kollaj me të vra, s’e
humbasin shpresat për lekët shumë njerëz. Ne nuk dum të turbullojmë shpresat e
njerëzve.
Po ta bëj këtë sqarim,
për të tregu që nuk është se të kam injoruar. Dhe du me të tregu që ke pas plot
njerëz besnik. Këta të Kurumit p.sh, më thanë mos na e fut në listë, se na del
nami i keq për Hidrocentralet, sikur e kena vra ne. Ene atyre ua dëgjova
llafin. Në fund të fundit thashë, pse me e vra fakirin. Ai s’më ka bë keq. Më
ka akuzu se i kam gjet punë babait tim. Kjo nuk është akuzë morë Zen. Unë s’jam
si ty që e le babain pa punë me gjithë ato pisllëqe që ke bërë”./Antena
* *
*