sa buxheti vjetor i 49 bashkive !
Nga
Përparim Halili
Vetëm
një qeveri e papërgjegjshme mund të bëjë atë që ka bërë ish-qeveria “Berisha”
me të ardhurat nga ekonomia dhe shërbimet publike kombëtare. Berisha i ka
përdorur fondet publike në mënyrë të paligjshme, në formë krimi të hapur e të
plotë ekonomik. Një nga rastet më tipike është financimi klientelist i
TV-KLAN-it në vlerën mbi 18 milionë dollarë në formë reklame. Janë afërsisht 20
miliardë lekë. Mendova të bëj një ballafaqim, që ma nxiti fjala e
ish-kryeministrit Sali Berisha gjatë seancës parlamentare për debatin mbi
buxhetin 2014. Ndër të tjera, Saliu akuzoi qeverinë Rama, se “… po tallej me
bashkitë e komunat, duke u dhënë buxhet thërrime”. Nëse buxheti 2014 për
pushtetin lokal është ose jo thërrime, këtë mund ta thonë ata që drejtojnë
njësitë vendore. Unë po bëj vetëm një ballafaqim, midis buxhetit që
ish-qeverisja “Berisha” u dha bashkive e komunave për të zgjidhur problemet e
komunitetit gjatë vitit 2013 dhe “buxhetit”, që i dha TV-KLAN-it për reklama
(propagandë) pro pushtetit të tij.
imazhe shqip
Më
konkretisht. Ish-qeverisja “Berisha”, i dha TV KLAN-it për reklama mbi 18
milion dollarë, ndërsa bashkisë Berat për vitin 2013, i dha si buxhet të
pakushtëzuar vetëm 178 milionë lekë, ose afro 1.8 miliardë lekë, ose sa 9 % e
reklamës së TV KLAN-it. Bashkisë Durrës, për vitin 2013 i dha si buxhet 410
milionë e 407 mijë lekë, të barabarta me mbi 4.1 miliardë lekë, ose sa 22% e
reklamës që i dha TV KLAN-it. Bashkisë Korçë i dha vetëm 180 milionë e 171 mijë
lekë buxhet vjetor, ose sa 10% e reklamës së TV-KLAN-it. Ndërkohë Bashkisë
Kukës, i dha 101 milionë e 233 mijë lekë buxhet vjetor, ose sa 6% e reklamës që
i dha si reklamë TV-KLAN-it.
Më
skandaloz bëhet fakti me financimin e atij televizioni, kur shikon tabelën e
buxhetit vjetor të dhënë për vitin 2013 prej ish-qeverisë “Berisha” dhe
konstaton, se bashkisë Pogradec i ka dhënë vetëm 81 milionë e 363 mijë lekë,
ndërsa bashkisë Gjirokastër i ka dhënë një buxhet vjetor prej vetëm 80 milionë
e 937 mijë lekë, ose nga 5% e reklamës që i ka dhënë TV-KLAN-it. Pa harruar
Vlorën, të cilës i ka dhënë vetëm 298 milionë e 526 mijë lekë, ose 8 herë më
pak se fondi reklamës që i ka dhënë TV-KLAN-it.
Sipas
aritmetikës së thjeshtë, rezulton se qeveria i ka dhënë këtij televizioni
klientelist, një financim për reklama, të barabartë me fondin buxhet të vitit
2013, të 9 bashkive së bashku, konkretisht të bashkive Berat, Fier, Sarandë,
Kukës, Gjirokastër, Tepelenë, Vlorë, Lushnjë, Pogradec, ose, i ka dhënë një
financim të barabartë me fondin buxhet vjetor 2013, të 85 komunave të mesme,
ose e të 58 komunave të mëdha. Ose, reklama e dhënë për TV-KLAN-megafonë të
Sali Berishës është e barabartë me buxhetin e përbashkët vjetor të 49 bashkive
të kategorive të qyteteve Përmet, Tepelenë, Ballsh, Patos, Kuçovë, Pukë,
Bulqizë, Maliq, Has, Malësi e Madhe, Shëngjin etj.
Edhe
një krahasim tjetër. Vetëm pagesa e bërë për Çiljetën në koncertin për festën e
organizuar nga PD në 22 mars 2013, është e barabartë me 4 buxhete të bashkisë
Orikum, me 20% më e madhe se buxhetet vjetore të bashkive Gjirokastër e
Sarandë.
Pak
ditë më parë, ishim në bisedë me Redi Ramajn, kryetarin e komunës
Qendër-Tepelenë. Mes të tjerash, ai na tha: “Komuna Qendër-Tepelenë e ka
buxhetin vjetor 26 herë më të vogël se pagesa që i është dhënë për reklamë
TV-KLAN-it. Shkolla 9-vjeçare në fshatin Dukaj ka mbetur si stallë lopësh për 9
milionë lekë fond dhe ish-qeveria “Berisha” nuk na i lëvroi fondin e miratuar
që në vitin 2004! Për 36 milionë lekë
investim, banorët e fshatit Veliqot po në komunën tonë, janë prej vitesh pa ujë
mbasi fondi i projektit u miratua, por nuk u lëvrua nga ish-qeveria. Për 30
milionë lekë ka mbetur gërmadhë dhe po degradon me zhdukje fizike, rruga
Dragot-Tepelenë, mbasi ish-kryeministri Sali Berisha nuk e firmosi çeljen e
fondit 6 vite me radhë. Për 37 milionë lekë, nxënësit e fshatit Luzat vazhdojnë
të mësojnë në shkollë gërmadhë në stalla bagëtish e magazina plehu, të
përshtatura primitivisht për shkolla, mbasi ish-qeveria nuk e lëvroi fondin
buxhet të miratuar, për ndërtimin e shkollës 9 vjeçare”!
imazhe
shqip
* * *