Pas fitores ndaj
Armenisë, një pjesë e futbollistëve të kombëtares shqiptare kanë festuar me
këngë dhe valle në një nga klubet e njohura të Tiranës.
Ata kanë qenë të
ftuar në lokalin ku këndon Aurela Gaçe, e cila ka postuar disa foto në faqen e
saj në rrjetin “Facebook”.
Këngëtarja nga Vlora
ka shkruar: “O Zot o Zot, ky momenti… Shqiponjat E KOMBETARES SHQIPTARE bashkë
me mua që vdes për futbollin në përgjithësi.
Po të isha djalë, kam
bindjen se mund të isha në Kombëtare ahahha (me të vërtetë e kam)”.
* *
*