Nuk duhet një dron dhe as një flamur me simbole shqiptare,
për të ndezur gjakrat nacionaliste të serbëve.
Një fakt të tillë e provoi më së miri ndeshja e sotme, në të
njëjtin stadium, por tashmë tifozët nuk kishin përballë në fushë kombëtaren
shqiptare, por dy skuadrat kryeqytetase, Partizanin dhe Crvena Zvezdën.
90 minutat e ndeshjes kanë shpërfaqur të njëjtën panoramë që
shoqëroi ndeshjen e 14 tetorit, edhe pse të dyja skuadrat ishin serbe.
Ndeshja u shoqërua me incidente të shumta dhe një parullë sa
e gjithë gjatësia e stadiumit ku shkruhej: “Kosova është Serbi”.
Gjatë pjesës së dytë të takimit, në shkallët e stadiumit u
dogj flamuri ynë kombëtar, siç shikohet edhe në foto. Personi që e mban në dorë
nuk ngjason aspak me vëllanë e kryeministrit shqiptar.
* * *