Pamjet që po shihni janë marrë në
lagunën e Vilunit në plazhin e Velipojës në Shkodër.
Një pompë karburanti është instaluar në
breg të detit, e cila merr furnizim nga një depozitë që është “strehuar” në një
çadër të vendosur aty pranë. Nga kjo pombë marrin benzinë mjetet lundruese që
shërbejnë për të “argëtuar” pushuesit.
I gjithë ky aktivitet zhvillohet në
syrin e organeve të policisë, ku sipas bashkëpunëtorit tonë, kanë ardhur dhe
janë sjellë sikur s’ka ndodhur gjë.
Madje kanë shkëmbyer dhe kanë ndezur
nga një cigare serbes -serbes, pranë depozitës që është “fshehur” si struci në
rërën kurative të plazhit të Velipojës.
Laguna e Vilunit është e pasur edhe me
faunë të shumëllojshme, ndërkohë që peshqit, si të ujit të ëmbël ashtu dhe të
detit rrezikohen nga infiltrimi i karburantit prej furnizimit të bidonëve të
mëdhenj nga pompa ilegale.
*
* *