"Me sy të enjtur, me
një vizë të dukshme poshtë tyre në krahun e djathtë, në gjendje të rënduar shëndetësore,
ku dukej se mezi qëndronte edhe ulur, Nishani e çoi deri në fund porosinë e
liderit të tij shpirtëror; Nuk e lejoi Sokol Çomon të bëhej pjesë e KLD-së edhe
pse parlamenti e votoi me shumicë votash. Argument juridik nuk kishte(megjithëse
ka dy këshilltarë legalë, Ilia Jolldashi dhe Shaqir Hasanaj), por vetëm mendime
personale të gjyqtarëve të partisë që iku nga pushteti. Ky skandal nuk kaloi pa
u vënë re dhe ka bërë bujë. Ish pushteti, që nuk la gjë pa i vjedhur arkës, po kërkon
të vendosë edhe terrorin për të treguar se është ende i fuqishëm."
Kështu shkruan AMA
News (http://www.ama-news.al/2013/10/cfare-skandali-nishani-ne-gjendje-kritike-sy-te-enjtur-nuk-le-comon-ne-kld/)
Si kundërpërgjigje e
menjëhershme nga presidenca (konkretisht nga këshilltari kulturor - 81 vjeçari “4ever
Young”, zoti Amik Kasoruho) na vjen në redaksi një foto-fakt:
Presidenti Bujar
Nishani është në gjendje të shkëlqyer psiqike dhe shëndetësore. Ai ka veshur
uniformën e Kombëtares dhe është drejtuar shkallëve të stadiumit “Qemal Stafa”, me hap dhe këngë rreshtore “Oh
Sa mir me ken shqiptar, o hej, o hej”.
Siç na konfirmon edhe
këshilltari i tij politik, shkëlqesia e tij Princ Leka II Zogu, zoti president
do të ndjekë nga afër për 90 minuta rresht, ndeshjen e futbollit Shqipëri –
Zvicër.
Forca çunat e Kombëtares,
Jari osht me JU!
* * *