Nga Mero Baze
Në fund të vitit 2007, për herë të parë Partia Demokratike në pushtet
hapi debatin rreth standardeve që do të vendoste në jetën publike për
ata që akuzoheshin për korrupsion. Një vëlla i ish- Ministrit të
Drejtësisë, Ilir Rusmali, kish biseduar diku për të hyrë në garë në një
tender, që nuk u bë kurrë, dhe kish kërkuar t’i jepej shansi nëse ishin
në kushte të barabarta me dikë tjetër. Biseda, që ngjante më shumë e
kërkuar për të prodhuar një “dosje” ndaj njeriut që kish refuzuar t’i
firmoste për projektin e Gërdecit, iu përdor atij publikisht dhe ai dha
dorëheqje duke kërkuar të hetohet.
http://www.gazetatema.net/web/2013/01/04/standardet-e-kryeministrit-per-familjen-dhe-opoziten/