Manchester United
fiton 3 me 1 ndeshjen ndaj Barcelonës, në kuadër të International Champions Cup
të zhvilluar në Amerikë.
Protagonist i kësaj
ndeshje ishte edhe futbollisti shqiptar Adnan Januzaj. Ai realizoi golin e
tretë për Manchesterin në minutën e 91-të të ndeshjes, duke vulosur
përfundimisht fitoren e djajve të kuq. Fillimisht për Manchester shënoi Rooney.
Më pas Lingard dhe në
fund Januzaj. Golin e vetëm për Barcelonën e shënoi Rafinha.
Adnan Januzaj është
një prej talenteve shqiptarë, që u kërkua me insistim edhe nga kombëtarja jonë,
por në fund ai zgjodhi përfaqësuesen belge.
* *
*