April 22, 2013

Baca Sali në Takim me ...



Baca Sali në Takim

me

Badigardët e Vet 

(32 në vetëm në këtë foto! Po përreth, sa janë?) 






Erdogan - 25

Baca i shqiptarve - 32





Zgjedhjet 2013




LETËR KAÇIT!

Nga Arben Duka

Gjith’ mallkimi popullor,
Do të bjerë në kokë si dhogë,
Se për vite more horr,
Vota jonë të dha ty rrogë! 

Për ty s’ka më asnjë vlerë,
Shprehja fikse: “Burrë i lik!”,
Sot ta them edhe njëherë,
Të ngectë buka mu në fyt! 

Se ata që të votuan,
Mbenë pa punë edhe para,
Jetën, mor, sakrifikuan,
Kastriot o maskara! 

Se e ke vetëm me Ramën,
Dot s’na thua o legen,
Që në lindje e ke flamën,
Dhe gjithë ligësitë në gen! 

Më s’habitet asnjeri,
Që ti sose në kët’ pikë,
Dhe tani o Kaç i Zi,
Me të gjithë je një armik! 

Mund të thot’ ndonjë nga ju,
Boll me Kaçin more plak,
Por çdo ditë të shkruaj këtu,
Plehurina e ka pak! 

Po shpërthej prej zemërimit,
Në sifet të tij na futi,
Prostituta e “ndryshimit”,
Zemër-qeni, surrat-m..ti! 

Mund të ikje nga PS-ja,
Dhe asnjanës krejt të rrije,
Eh, kërkoj unë nga fekalet,
Ndonjë gjest fisnikërie… 

Tok jetojm’ ne – në një lagje,
Për ty shkuam në votime,
Me ty e kam personale,
Se ke marrë dhe votën time! 

Me ty e kam personale,
Kastriot-simbol haleje,
Se ke marrë ti votën time,
E përdor tash’ kundra meje! 

Kur ma shpie në vend tjetër,
Votën që nga unë e merr,
Të të them s’më duket tepër:
Je kusar! Je ordiner! 

Ty asgjë s’të bën përshtypje,
Se tani je një mender,
Unë të kam tabelë për qitje,
Dufin dua, mor, të nxjerr! 

Tradhëtin’ do ta paguash,
Sa të jesh e sa të rrosh,
Shumë pështyma në surrat,
Do t’i kesh, do t’i durosh! 

E kam thënë dhe aty pari,
Dhe një presje s’i lëviz,
Në surratin e zagarit,
Dhe pështyma bëhet pis! 

Se në bythën e Saliut,
Si një krimb ti je kolisur,
E kupton o Kaçi ziu,
Se sa keq je katandisur?! 

Nëpër vargje do të kem,
Një simbol për ligësi,
Nuk të ndahem sa të jem,
Përsëri e përsëri! 



Ver Llapa



Ky plak matuf është katandisur në një llapa-qen rrugash (ç) të rëndomtë.
E njof Ver Llapën nga afër dhe jam i bindur që Veri, në pikpamje njerëzore, shoqërore, të dinjitetit, qëndron shumë më lart se sa Llapaqeni i Ballkanit.


*  *  *


SALËS I KA ARDHUR FUNDI 


Nuk se e zbuluam sot,

se Berisha është i lik,
po tani ai është kot,
ndaj dhe s’ka vend për panik! 

E kupton se ky është fundi,

ndaj bën si ujk i tërbuar,
se s’ka forcë në botë ta mundi,
OPOZITEN E BASHKUAR! 

Ai ende është në gjendje,

që të bëjë nga pak rrëmujë,
po dhe vetë e ka në mendje,
se do bëjë një vrimë në ujë! 

Opozita të gjëmojë,

se Saliu dot s’e trëmb,
përballë tija të qëndrojë,
sy më sy e dhëmb për dhëmb! 

Opozita të gjëmojë,

sot ankesat s’kanë më vlerë,
të na thotë se do fitojë,
në Qershor si asnjëherë! 

Se ka filluar çmontimi,

do shporren këta lugetër,
nuk bën as për pjesë këmbimi,
kalbësirë makinë e vjetër! 

Kalbësirë makinë e vjetër,

smog’ i keq i Europës,
Saliu e sheh pa tjetër,
që tani fundin e gropës! 

E shikon fundin e gropës,

ku do bjerë kjo kalbësirë,
po gënjen në sy të botës,
po e bën si të vështirë! 

Salën para do ta marri,

uragani popullor,
po dot s’e kupton i marri,
se tani s’është më faktor! 

Tani që s’ka LSI-në,

po ta vemë në balancë,
Sala në gjithë Shqipërinë,
është vetëm minorancë! 

Ndaj dhe ulërin për dreq,

ja kuptoj hallin të gjorit,
se do mbetet dhe më keq,
pas njëzet e tre Qershorit! 

Do iki si përfundim,

ulkonja me gjithë ç’ka pjellë,
dhe ky është mesazhi im:
KEMI FITORE TE THELLE! 

Berisha do bëhet peqe,

ua them këtë me bindje,
do mbarojë ëndërr e keqe,
dhe do nisi një rilindje! 

Opozita të gjëmojë,

t’i rrijë betejës në ballë,
fitoren të trumbetojë,
uraganin ta mbajë gjallë! 

Për dyshim e për panik,

tani vend nuk ka gjëkundi,
edhe huri e kupton,
i ka ardhur Salës fundi! 

Nga Arben Duka