Para ndeshjes historike
kundër Armenisë flamuri kombëtar është përdorur si përparëse berberi.
Fotografitë janë marrë
nga profili publik i berberit Erti Biturku në Instagram dhe kjo nuk i ka
pëlqyer aspak tifozëve.
Kavajasi Biturku u ka
qethur leshtë me radhë futbollistëve të Kombëtares Lorik Cana, Elseid Hysaj,
Odise Roshi, Bekim Balaj, Sokol Çikalleshi, Andi Lilaj, e shumë të tjerë
përpara ndeshjes me Armeninë.
Por, ajo që bie në sy
është përparësja që berberi ka përdorur, e cila rezulton të jetë flamuri i
Shqipërisë.
Për t’u dukur sa më
patriot, berberi dhe futbollistët e kanë tepruar me këtë gjest. Flamuri Kombëtar
nuk është për t’u përdorur si përparëse në berberhane, qoftë edhe për leshtë e
futbollistëve, që u bënë Heronj duke mbrojtur po këtë Flamur në Beograd!!
* *
*