February 11, 2016

Argëtim nga kafshë të ndryshme


Edhe kafshët kanë momentet e tyre, të mërzisë, lumturisë.
Shumë prej tyre flenë si ne dhe disa të tjera si majmunët kruhen si njerëzit, ose fusin gishtin në hundë.
Fotot më poshtë janë dëshmi nga momentet e kafshëve të ndryshme, kryesisht duken të argëtuara.


 Me sa duket më e lumtura është një fokë!




*   *   *












Testamenti i Aleksandrit të Madh: Unë jam ILIR (Video)


Studiuesja e shquar italiane Lucia Nadin ka zbuluar një testament të Aleksandrit të Madh në të cilin ai i drejtohet popullit të Shkodrës, duke ju dhënë atyre një territor në administrim si dhe duke ju drejtuar me fjalën se ai është “pinjoll i farës së ilirëve”. Dokumenti është publikuar këto ditë nga studiuesja italiane e cila ka bërë një hulumtim shkencorë për Aleksandrin e Madh.


NË LETRËN E DËRGUAR SHKODRANËVE, ALEKSANDRI I MADH SHKRUAN:
“Unë Aleksandri, bir i Filipit, mbretit të maqedonasve, mishërim i monarkisë, krijues i Perandorisë Greke, biri i Zeusit, bashkëbisedues i Brahamanëve dhe i Pemëve, i diellit dhe hënës, triumfues mbi mbretëritë e Persëve e të Medëve, Zoti i Botës prej ku lind dhe ku perëndon dielli, nga Veriu në Jug, pinjoll i farës së shquar të popujve Ilirikë të Dalmacisë dhe Liburnisë dhe të popujve të tjerë të së njëjtës gjuhë që popullojnë Danubin dhe zonën qendrore të Thrakës, u sjell dashurinë, paqen dhe përshëndetjet e mija dhe të të gjithë atyre që ndjekin sundimin e botës.

Duke qenë se ju gjithmonë me jeni treguar të besës dhe të fortë e të pathyeshëm në betejat e bëra krah meje, u jap dhe u dorëzojë juve në zotërim të lirë gjithë hapësirën e Akuilonit e deri në skaj të Italisë së Jugut. Askush tjetër, veç jush, të mos guxojë të vendoset dhe të qëndrojë në ato vende dhe po u gjet ndonjë i huaj, ai do të mund të qëndrojë vetëm si skllavi i juaj, dhe pasardhësit e tij do të jenë skllevër të pasardhësve tuaj.

U shkrua në Kështjellën e qytetit të Aleksandrisë, themeluar prej meje buzë lumit madhështor të Nilit në vitin XII. Me vullnet të perëndive që nderohen në mbretëritë e mia, Zeusit, Marsit, Plutonit dhe Minervës, perëndisë së perëndive. Dëshmitar të këtij akti janë Atleti, logotheti i im, dhe 11 princa të tjerë, të cilët unë po i emërojë si trashëgimtarë të mi dhe të të gjithë Botës, meqenëse po vdes pa lënë pasardhës”.

(Testamenti është zbuluar dhe përkthyer nga studiuesja italiane Lucia Nadin, të cilin ajo e ka paraqitur në hulumtimin shkencorë, “Statuti de Scutari, della prima meta del secolo XVI con le addizioni fino al 1469”, e cura di Lucia Nadin, giogno 2002, Romë). (Shqiptari.eu)



*   *   *




Anri Sala, ekspozitë personale në Nju Jork


Artisti shqiptar prezanton veprat e tij në një ekspozitë që do të qëndrojë e hapur deri më 10 prill në New Museum në Nju Jork. Sot, në një bashkëbisedim për artin me Massimiliano Gioni
Anri Sala, një nga emrat më të njohur të artit bashkëkohor të dekadave të fundit, ka qenë i përzgjedhuri i New Museum, Nju Jork, për të hapur siparin e ekspozitave për vitin 2016. Dy ditë më parë, më 3 shkurt, Sala ka prezantuar ekspozitën e parë personale në SHBA, dhe pse ka qenë shpesh pjesë e ekspozitave ndërkombëtare, të titulluar “Answer me”, e cila do të vijojë të jetë e hapur për publikun deri më 10 prill 2016. Veprat që dallohen për qasjen e tyre poetike dhe konceptuale, apo hulumtimin mbi muzikën dhe arkitekturën, kanë ardhur përmes instalimeve apo videove të vendosura në tre katet e Muzeut. Kjo është një përvojë e jashtëzakonshme për publikun që do të vizitojë këtë ekspozitë, i cili do të përfshihet në një marrëdhënie jo vetëm mes tij dhe muzikës, por dhe mbi raporte të tjera jetësore që mbartin veprat e artistit. Punët e Salës shpesh përshkruajnë copëza të jetës së përditshme, duke i dhënë ato përmes një roli të dyfishtë, si portrete të shoqërisë ku jetojmë. Në instalimet e tij, Sala tregon se si mund të ndodhë komunikimi jashtë kufijve të gjuhës dhe se si tingujt mund të ndikojnë në mënyrë tonë të perceptimit të kohës dhe hapësirës. Në veprat e tij të fundit, Sala është fokusuar në interpretimin e gjuhës së muzikës klasike. Në New Museum është përfshirë dhe vepra “Ravel Ravel Unravel”, me të cilën ai prezantoi pavijonin francez në Bienalen e 55-të Venecias në vitin 2013. Ekspozita është kuruar nga Massimiliano Gioni, drejtor artistik, Margot Norton, kuratore dhe Natalie Bell, asistente kuratore. Ekspozita e artistit shqiptar është konsideruar si një ngjarje për botën artistike në Nju Jork. Mediat amerikane kanë komentuar këto ditë përvojën artistike të një artisti që sot konsiderohet ndër më të mirët. Në videot e tij të para realizuar pas viteve ’90, Sala ka përdorur gjininë e dokumentarëve për të rrëfyer jetën nën komunizëm, vendlindjen e tij, Tiranën, duke nxjerrë në pah rolin e gjuhës dhe kujtesës në rrëfimin e historive sociale dhe politike. Që në fillim të vitit 2000, veprat e tij kanë shqyrtuar efektet psikologjike të përvojave akustike, duke përfshirë muzikën dhe tingullin si gjuhë të afta për të evokuar imazhe, për të zgjuar nostalgji ose për të komunikuar emocione. Përmes rrëfimeve delikate pamore, Sala shpesh përshkruan ato që duket se janë copëza të jetës së përditshme dhe vëzhgimet e tij të mprehta që eksperimentojnë me trillimin, luajnë një rol të dyfishtë si portrete enigmatike e shoqërisë. Vendndodhje të pazakonta huazojnë situata në dukje të rastësishme në videot siç janë: Long Sorrow (2005), Answer me (2008), Le Clash (2010) dhe Tlatelolco Clash (2011). Duke evokuar një ndjenjë pezullimi nëpërmjet përsëritjes dhe paqëndrueshmërisë, Sala krijon skena ku protagonistët shfaqen çuditërisht të shkëputur nga mjediset e tyre dhe muzika kumbon si rekuiem për historitë utopike që ndodhen të fjetura nën arkitekturën moderniste përreth tyre. Në veprat e fundit, Sala ka interpretuar kompozime muzikore në instalacione video dhe audio shumëkanalëshe që theksojnë perceptimin e tingullit në lidhje me hapësirat arkitekturore. Në instalacionin “Ravel Ravel”, janë projektuar në të njëjtën kohë në një dhomë që nuk jehon tingullin, dy interpretime të kompozimit koncert për piano për dorën e majtë në re maxhor nga Maurice Ravel. Sala riorganizon ritmin e çdo performance në mënyrë që ato të luhen si brenda dhe jashtë sinkronizimit për të krijuar një jehonë muzikore, duke krijuar një përvojë paradoksale në brendësi të instalacionit.Dinamika e përsëritjes dhe motiveve retorike dhe kompozicionale në veprat e artistit Sala mbështet idetë e hulumtuara në ekspozitë dhe njeh dialogët historikë të rrënjosur në tërë krijimtarinë e artistit. Ekspozita shoqërohet nga një katalog i ilustruar plotësisht, duke përfshirë kontributet nga Natalie Bell, Tacita Dean, Massimiliano Gioni, Mark Godfrey, Boris Groys dhe Christine Macel. Anri Sala lindi në vitin 1974 në Tiranë, jeton e punon në Berlin. Ai përfaqësoi Francën në Bienalen e 55-të të Venecias (2013) dhe ka ekspozuar në disa vende të botës për shumë vite, me ekspozita vetjake ku mund të përmendim Haus der Kunst, Mynih (2014); Qendra Georges Pompidou, Paris (2012); Serpentine Gallery, Londër (2011); Contemporary Arts Center, në Cincinnati (2009); Museum of Contemporary Art, në Majamin verior (2008); dhe Fondazione Nicola Trussardi, Milano (2005). Sala ka marrë çmimin Vincent Award (2014), çmim në Benesse Prize (2013), çmimin Art Absolut Award (2011), dhe Young Artist Prize (Çmimi për Artistët e Rinj) në Bienalen e Venecias (2001). Ka marrë pjesë në shumë ekspozita dhe bienale, përfshirë Bienalen në Havana (2015), Sharjah Biennial (2013), Gwangju Biennial (2012), Documenta (2012), São Paulo Biennial (2010), Bienalja e Moskës për Artin Bashkëkohor (2007) dhe Bienalen e Berlinit (2006). New Museum është muzeu i vetëm në Nju Jork kushtuar posaçërisht artit bashkëkohor. Themeluar në vitin 1977, ky muze është qendër ekspozitash, informacionesh dhe dokumentacioni në lidhje me artistë të gjallë nga e gjithë bota. Nga fillimet e tij si zyrë vetëm me një ambient në Hudson Street, në përurimin e ndërtesës së tij të parë në Bowery projektuar nga Sanaa në vitin 2007, ky muze vazhdon të jetë vend i eksperimentimit dhe qendër e artit të ri dhe ideve të reja. Sot (e enjte) artisti shqiptar do të jetë në një bashkëbisedim me drejtorin artistik të New Museum, Massimiliano Gioni, mbi veprat e tij.
“Intervista”
 Çdo të mërkurë, nga ora 11:00 deri më 18:00, New Museum lajmëron publikun që në teatrin e tij do të shfaqet videoja “Intervista” pjesë e veprave të ekspozitës “Answer me” të Anri Salës. “Intervista” është videoja e parë e artistit realizuar në vitin 1998. Një vepër plot guxim, për të reflektuar mbi komunizmin përmes një protagonisteje që nuk ishte thjesht një personazh me rëndësi gjatë asaj periudhe, por dhe nëna e tij.



*     *     *