F R I K Ë
MIELLI E BËRI EFEKTIN!
Nga Mero Baze/TemA
Një grup ish- të përndjekurish nga regjimi komunist, po kalojnë orë të vështira të jetës së tyre, duke u përballur me urinë e vetëzgjedhur dhe përpjekjen e pushtetit për të poshtëruar protestën e tyre. Ata në të vërtetë janë një bërthamë nga klasa e ish- të përndjekurve, që ballafaqojnë hipokrizinë e pushtetit me këtë kategori qytetarësh, të cilët kanë nisur të trajtohen nga heronj në fatkeqë. Gjatë komunizmit ata u dënuan në shumicë për bindjet e tyre dhe mospranimin e regjimit, por në burg ndjeheshin krenarë. Familjet e tyre u persekutuan dhe u internuan, por brenda tyre ekzistonte një rreze shprese se ata do t’ia dilnin. Fëmijët e tyre mbeteshin pa shkolla, por ata mbijetonin se një ditë do të shkolloheshin.
Sot pas 22 vitesh liri, kjo kategori qytetarësh shqiptarë është më e poshtëruara e gjithë historisë së Shqipërisë. Nuk është fjala vetëm tek ato lek të qelbura që këto qeveri të papërgjegjshme për 20 vite nuk ua dhanë, por tek poshtërimi i jetës së tyre. Tani Gjergj Ndreca, Karamuça dhe shokët e tyre ...
imazhe shqip
* * *