April 14, 2016
Ngrihi dëshmorë një çikë, të shikoni poshtërsitë!
Ngrihi dëshmorë një
çikë,
lule djemtë e nënave,
të shikoni poshtërsitë,
lule djemtë e nënave.
Kudo horra dhe banditë,
lule djemtë e nënave,
i kanë shtuar babëzitë,
lule djemtë e nënave!
Gjaku juaj s’u
shpërblye,
lule djemtë e nënave,
se kokëposhtë çdo gjë u
kthye,
lule djemtë e nënave!
Komandantit-komisarit,
lule djemtë e nënave,
i prishën vendin e
varrit,
lule djemtë e nënave!
Ja prishi në mes të
natës,
lule djemtë e nënave,
çetë e Sali Protopapës,
lule djemtë e nënave!
Po s’mbaroi puna këtu,
lule djemtë e nënave,
tani i kanë sytë nga
ju,
lule djemtë e nënave!
I kanë sytë mbi varret
tuaj,
lule djemtë e nënave,
s’janë ballistë dhe të
huaj,
lule djemtë e nënave!
Janë nipat e
partizanëve,
lule djemtë e nënave,
zagarë të njëqind
sahanëve,
lule djemtë e nënave!
Se ç’e nxinë këtë ditë,
lule djemtë e nënave,
të pabesët socialistë,
lule djemtë e nënave!
Turpin me bukë e kanë
ngrënë,
lule djemtë e nënave,
neve mirë na i bënë,
lule djemtë e nënave!
Sa përzumë maskaranë,
lule djemtë e nënave,
nga shiu në breshër
ramë,
lule djemtë e nënave!
Sa pa turp na kanë
gënjyer,
lule djemtë e nënave,
do vinin për të
shërbyer,
lule djemtë e nënave!
Si derrat në llum janë
zhgërryer,
lule djemtë e nënave,
duke rrjepur-duke
shqyer,
lule djemtë e nënave!
S’jemi vend i
tranzicionit,
lule djemtë e nënave,
po mademi i
korrupsionit,
lule djemtë e nënave!
Ne me lecka po na hanë,
lule djemtë e nënave,
po me juve ç’dreqin
kanë,
lule djemtë e nënave!
Po me juve ç’ka i
marri,
lule djemtë e nënave,
që kërkon t’u çkulë nga
varri,
lule djemtë e nënave!
Ç’ka me juve-more
trima,
lule djemtë e nënave,
e verboftë vetëtima,
lule djemtë e nënave!
Mbi popull po bëjnë
dhunë,
lule djemtë e nënave,
në çark e në lak e
zunë,
lule djemtë e nënave!
Të pabesë e të pacipë,
lule djemtë e nënave,
Shqipërinë e bënë
kripë,
lule djemtë e nënave!
Këtu komandon Demoni,
lule djemtë e nënave,
se s’ju thashë-mos më
thoni,
lule djemtë e nënave!
Ngrihi dëshmorë një
çikë,
lule djemtë e nënave,
se ky popull rron me
frikë,
lule djemtë e nënave!
Frikë kanë nga i marri,
lule djemtë e nënave,
do t’u krrejë dhe ju
nga varri,
lule djemtë e nënave!
Jeta s’bëhet më farmak,
lule djemtë e nënave,
unë do t’ju mbroj me
gjak,
lule djemtë e nënave!
Të ikin njerëzit e
zinj,
lule djemtë e nënave,
sot duhen dëshmorë të
rinj,
lule djemtë e nënave!
(Vijon në një ditë
tjetër)
Arben Duka/Dita
* * *
Subscribe to:
Posts (Atom)