Showing posts with label Foto nga lexuesit. Show all posts
Showing posts with label Foto nga lexuesit. Show all posts

April 14, 2016

Ngrihi dëshmorë një çikë, të shikoni poshtërsitë!



Ngrihi dëshmorë një çikë,
lule djemtë e nënave,
të shikoni poshtërsitë,
lule djemtë e nënave.

Kudo horra dhe banditë,
lule djemtë e nënave,
i kanë shtuar babëzitë,
lule djemtë e nënave!

Gjaku juaj s’u shpërblye,
lule djemtë e nënave,
se kokëposhtë çdo gjë u kthye,
lule djemtë e nënave!

Komandantit-komisarit,
lule djemtë e nënave,
i prishën vendin e varrit,
lule djemtë e nënave!

Ja prishi në mes të natës,
lule djemtë e nënave,
çetë e Sali Protopapës,
lule djemtë e nënave!

Po s’mbaroi puna këtu,
lule djemtë e nënave,
tani i kanë sytë nga ju,
lule djemtë e nënave!

I kanë sytë mbi varret tuaj,
lule djemtë e nënave,
s’janë ballistë dhe të huaj,
lule djemtë e nënave!

Janë nipat e partizanëve,
lule djemtë e nënave,
zagarë të njëqind sahanëve,
lule djemtë e nënave!

Se ç’e nxinë këtë ditë,
lule djemtë e nënave,
të pabesët socialistë,
lule djemtë e nënave!

Turpin me bukë e kanë ngrënë,
lule djemtë e nënave,
neve mirë na i bënë,
lule djemtë e nënave!

Sa përzumë maskaranë,
lule djemtë e nënave,
nga shiu në breshër ramë,
lule djemtë e nënave!

Sa pa turp na kanë gënjyer,
lule djemtë e nënave,
do vinin për të shërbyer,
lule djemtë e nënave!

Si derrat në llum janë zhgërryer,
lule djemtë e nënave,
duke rrjepur-duke shqyer,
lule djemtë e nënave!

S’jemi vend i tranzicionit,
lule djemtë e nënave,
po mademi i korrupsionit,
lule djemtë e nënave!

Ne me lecka po na hanë,
lule djemtë e nënave,
po me juve ç’dreqin kanë,
lule djemtë e nënave!

Po me juve ç’ka i marri,
lule djemtë e nënave,
që kërkon t’u çkulë nga varri,
lule djemtë e nënave!

Ç’ka me juve-more trima,
lule djemtë e nënave,
e verboftë vetëtima,
lule djemtë e nënave!

Mbi popull po bëjnë dhunë,
lule djemtë e nënave,
në çark e në lak e zunë,
lule djemtë e nënave!

Të pabesë e të pacipë,
lule djemtë e nënave,
Shqipërinë e bënë kripë,
lule djemtë e nënave!

Këtu komandon Demoni,
lule djemtë e nënave,
se s’ju thashë-mos më thoni,
lule djemtë e nënave!

Ngrihi dëshmorë një çikë,
lule djemtë e nënave,
se ky popull rron me frikë,
lule djemtë e nënave!

Frikë kanë nga i marri,
lule djemtë e nënave,
do t’u krrejë dhe ju nga varri,
lule djemtë e nënave!

Jeta s’bëhet më farmak,
lule djemtë e nënave,
unë do t’ju mbroj me gjak,
lule djemtë e nënave!

Të ikin njerëzit e zinj,
lule djemtë e nënave,
sot duhen dëshmorë të rinj,
lule djemtë e nënave!

(Vijon në një ditë tjetër)


Arben Duka/Dita



*  *  *



January 20, 2016

Në Janarin e pestë pa ndëshkim



Nga Adrian Thano

Jam përpjekur disa herë ta shkruaj historinë e protestuesit që shihet në këtë foto. Ajo është realizuar në 21 janar, në momente- kulm të protestës. Atëkohë e lashë në mes kërkimin sepse njerëzit kishin frikë të flisnin.

Por kam ende të ruajtur një mesazh që zbulon pak nga historia e djalit me flamur që shihet në foto.

Po e sjell  për lexuesit e Ditës, ashtu siç e gjeta sot në arkivë.

Është dërguar në 26 janar 2011 në përgjigje të mesazhit tim për dikë për të cilin më kishin thënë që e njihte djalin e fotos (mund ta ndjeni nëpër rreshta edhe frikën e njerëzve ato ditë):

“…z.Adrian, une personalisht djalin e fotos me flamur nuk e njoh, por eshte i afermi i te njohurit tim. Qe te jem i sinqerte, nuk e di se sa e drejte do te ishte nga ana ime qe te te jepja detaje per te, aq me teper keshtu si po rrotullohen gjerat ne Shqiperi. Mesa degjova nga miku im, ishte shembur ne dru (fraktura neper brinje, ne kemben e djathte dhe ne doren ne te cilen mbante flamurin) por nuk e kishin shoqeruar ne komisariat. E kishin cuar te Nene Tereza e prej andej e kishin nisur per ne shtepi. Mgjth di qe eshte nga Fieri, diku tek 25-26 vjec dhe quhet a Eno a Enea, nuk jam i sigurt per kete. Nje gje qe ndoshta ka vlere te thuhet eshte se ky djali, kur ishte nisur nga Fieri nuk kishte flamur me vehte. Si rrjedhoje duhet t’ia kete marre dikujt tjeter ne mes te katrahures… Nderkohe, per te qene i drejte, e pyeta mikun tim per ndihmen qe me kerkove dhe u tregua disi i rezervuar. Ndoshta kuptohet perse. Nejse, ti shih nese te mjaftojne keto per te ndertuar dicka mbi te. Kalosh mire…”

Ky ishte mesazhi.

Po risjell ndërkohë nga arkiva edhe një kopertinë të 4 viteve më parë (rreth një javë pas ekzekutimeve publike të 21 janarit).

Kopertinë nga Adrian Thano e Jutta Benzenberg, 29 janar 2011
Kopertina që në atë kohë u njoh si “Lotët e Anës” është përgatitur nga unë dhe  fotografja Jutta Benzenberg.


Ka qenë kopertinë e Shekullit, gazetës që kam drejtuar para Ditës, në datën 29 janar, një ditë pas homazheve të tensionuara të 28 janarit.

E risjell thjesht që të mbetet diku si foto; ndoshta Ana, e cila më ka thënë që dëshiron të bëhet juriste do të dojë dikur ta shohë.

5 vite më parë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, aty ku duhej të ishte vendi më i sigurtë, mes dy “qeverive”, Legjislativit dhe Ekzekutivit, u vranë me urdhër të ish-kryeministrit që më pas fshiu filmimet e brendshme dhe manipuloi provat, 4 njerëz.

Dhjetëra u plagosën, qindra të tjerë u dhunuan në bulevard dhe komisariate.

Nuk thuhet shpesh por Gjykata ka dënuar mbi 100 pjesëmarrës të demonstratës së 21 janarit. Askujt nuk i gjeti armë, dinamit, shishe molotov, çadra pistoletë, i dënoi sepse ashtu kishte dashur urdhëruesi i vrasjeve të 21 janarit.

I dënoi, pasi i torturoi; i torturoi pasi i poshtëroi; i poshtëroi pasi i rrembeu rrugëve.

21 janari i këtij viti po shkon si të tjerët.

Ndoshta Qeveria ka bërë gati ca adete. Ndoshta do bëhet edhe ndonjë manifestim i  rastit, tani më i lirë; do thuhen prapë fjalët që duhen thënë për “zbulimin e së vërtetës” megjithëse ajo dihet.

Të nesërmën sheshi do jetë si gjithnjë, me njerëzit dhe mjetet e zakonshme, shiu dhe era do marë lulet e vendosura një ditë më parë, fjalët e kryeministrit do jenë në faqet e gazetave, edhe tek DITA , familjarët do kthehen në hallet e tyre,  ndoshta dikujt i duhet ende të paguajë vendimet e prapshta të gjykatave, se pushteti edhe të vret, edhe të fyen, edhe të merr paratë.

Pesë vjet pas 21 janarit një grusht vrasësish e bashkëpunëtorësh në vrasje dhe ish-apologjetët e tyre në media vazhdojnë të sfidojnë hapur një shoqëri të tërë.

Ndaj le t’i lemë fare ngushëllimet për fëmijët e viktimave, ndonjë tashmë i vetëvrarë. Më mirë ta mbajmë gojën mbyllur nëse 21 janarët e ardhshëm do të vazhdojnë vijnë si ky. Askush të mos dalë më në rrugë të kujtojë të rënët; le t’ua lëmë kujtimin e tyre vetëm të afërmve.

Sepse nëse ndodh kjo që po ndodh, çdo 21 janar – që ne përkujtojmë viktimat dhe vrasësi na përqeshë i lirë mbi të lirët, – do të thotë që jemi bërë pjesë e krimit nga mosndëshkimi i tij.

Familjarë të Faik Myrtajt, 
Ziver Veizit, Aleks Nikës, Hekuran Dedës



*     *     *




October 17, 2015

Transporti urban në Tiranë. Foto që flet sa mijëra fjalë


Një foto e bërë në autobusin e linjës së “Tiranës së Re” po qarkullon në rrjetet sociale. Foto tregon  realisht gjendjen e transportit urban në Shqipëri. Qeveritë vendore e qëndrore janë ndryshuar, por ky transport jetik për shumë qytetarë vazhdon ende të jetë në gjendje skandaloze. Dhe përpos kësaj kompanitë e transportit urban kërkojnë herë pas here rritje të cmimit të biletës.

P.S.
DALJE = EXIT!

*    *    *

September 19, 2015

Kjo foto është bërë hit në internet


Kjo foto, e publikuar fillimisht në rrjetin social Imgur, është përhapur miliona herë, duke u kthyer në një nga fotot më të klikuara në rrjet
Me një shikim të shpejtë e kupton se fytyra e këtij tipit është e çuditshme.

Por nëse e sheh me më vëmendje, e kupton se në fakt kjo pamje e çuditshme është rezultat kur kthen kokën në kohën kur dikush po bën një foto të panoramës.

Në vend që të shikonte pamjen, ky tipi e ktheu kokën kaq shpejt për t’iu përgjigjur një pyetje-dhe ky është rezultati.

“Nuk po ndaloj së qeshuri. Të gjithë po më shohin me çudi. Sa më shumë e shoh, aq më keq bëhet”, thotë një komentues.

*    *    *

Raporti i DIA-s: Shqiptarët ndërmjetës të italianëve dhe të huajve në trafikun e drogës


Që shqiptarët prej vitesh zënë një rol të rëndësishëm në kriminalitetin në Itali, kjo është e vërtetuar në qindra raste, por Drejtoria Investigative Antimafia në Itali ka paraqitur në Parlament raportin e 6 mujorit të dytë të vitit 2014 lidhur me veprimtarinë e grupeve mafioze në territorin e Italisë, goditjen e tyre, por dhe lidhjet e tyre me grupe të tjera.

Në raportin prej 296 faqesh, ekspertët e DIA-s, i kanë kushtuar një hapësirë dhe grupeve kriminale të huaja që veprojnë në Itali, ku një ndër organizatat kriminale të huaja me depërtuese, siç cilësohet prej tyre, është ajo shqiptare, që dallohet për metodat veçanërisht të dhunshme; të  cilës i atribuohen aktivitetet kriminale të rrezikshmërisë më të madhe.

“Struktura e saj prezantohet me grupe në bazë familjare ose të të afërmve, brenda të cilave del figura e kapos dhe ku brenda saj aplikohen marrëdhënie jashtëzakonisht të forta, të rregulluara nga ligje të pashkruara. Grupet kriminale shqiptare, fillimisht të ndara dhe të shpërndara kryesisht në veri të vendit, janë bashkuar dhe tashmë veprojnë në të gjithë territorin, duke bashkëvepruar me organizatat kriminale lokale dhe në sinergji të plotë me eksponentët kriminal që ndodhen në vendin e origjinës”, thuhet në raport.

Më tej, thuhet se grupet shqiptare kanë arritur tashmë një nivel organizativ, të tillë në mënyrë që mund të zënë një pozicion kyç në skenën kriminale në vend, e favorizuar kjo dhe nga afërsia gjeografike me Italinë, shpeshherë e përdorur si hyrje e privilegjuar në Bashkimin Europian, si dhe nga bashkëpunimi i provuar me grupet e tjera kriminale, raporton TCH.

“Për shkak të pozicionit të saj gjeografik, Pulja përfaqëson një stacion të detyruar për trafikun e paligjshëm që vjen nga Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit, kështu që marrëdhëniet me  organizatat kriminale puljeze janë të forta, duke i dhënë mundësi këtyre të fundit, që nëpërmjet organizatave kriminale shqiptare, të ketë akses të leverdishëm në çdo produkt të jashtëligjshme”, shkruhet në raportin e Drejtorisë Investigative Antimafia.

Duke u ndaluar tek marrëdhëniet e organizatave kriminale shqiptare, veç grupeve kamorriste, kohët e fundit është vërejtur dhe një afrim me mafien tradicionale.

“Është provuar gjithashtu ekzistenca e raporteve mes elementëve kriminal shqiptarë dhe eksponentëve të klanit “Casalese”, ashtu siç është konfirmuar dhe rëndësia e “Drejtorisë së Ballkanit”, si kanal furnizimi me lëndë narkotike për grupet e Camorra-s. Së fundi, janë intensifikuar edhe në terma kualitativ, raportet me mafien tradicionale. Ku gjatë një hetimi të mbyllur së fundmi, është provuar anëtarësia e një shqiptari në organizatën mafioze “Stidda”, në veçanti me klanin “Dominante-Carbonaro”, e cila vepron në provincën e Raguzës”, shprehen ekspertët italianë të antimafias.

Duke u ndalur tek burimi kryesor i fitimeve, sipas DIA-s, padyshim që mbetet ai i lëndëve narkotike, pasi në raport evidentohet se grupet shqiptare janë të gatshme për të hyrë në shkëmbime ndërkombëtare, janë operativ në zona të ndryshme të botës dhe mundësia për të shfrytëzuar mbështetjen logjistike në territorin e origjinës, i ka mundësuar atyre që të fitojnë një rol kryesor në trafikun e drogës, aq sa të bëhen ndërmjetës të privilegjuar të bashkëpunimeve mes organizatave italiane dhe atyre të huaja.

Në raportin e 6-mujorit të dytë të 2014, janë paraqitur dhe disa raste të arrestimit të shqiptarëve me sasi të mëdha lëndësh narkotike, apo raste të tjera ku ata janë përfshirë në krime të rënda, si vendosje eksplozivi apo shkëmbime zjarri.

*    *    *




July 29, 2015

PeeJe T, Mbreti i Fotoshopit


Kur jemi tek aftësitë në fotoshop, me siguri se askush nuk mund t'ia kalojë legjendarit PeeJe T, the tani është kthyer me krijime të reja. 

Në imazhet e fundit ai ka manipuluar me imazhe të personave të famshëm, të cilët janë fotografuar në situatat të ndryshme, dhe duke e bërë këtë edhe ai është shëndrruar në një të famshëm.
Në këto punime të fundit ai ka zgjdhur motrat Kardashian Kim dhe Khloe, pastaj Kanye West, Rihana e kështu me radhë.



 *    *    *






March 15, 2015

Vladimir Putin = Adolf Hitler

Aktivistët ukrainas të dielën vendosur një gur varri në të cilën lideri rus, Vladimir Putin, është paraqitur si Adolf Hitleri.

Këtë veprim ata e bënë përpara Ambasadës ruse në Kiev. Në gurin e varrit gjendet edhe svastika (kryqi i thyer, simbol i nazizmit)

“Këtë e presin gjatë ukrainasit”, tha një nga organizatorët e këtij aktiviteti.

Krahas gurit të varrit, në Kiev janë vendosur granatat e shpërthyera dhe ngjyrë e kuqe që simbolizon gjakun.




*    *    *







February 27, 2015

FOTO LAJM dhe nje koment ne vargje/Kush imiton njëri- tjetrin




Fotot e sotme janë marrë nga konferenca për shtyp e deputetit Koco Kokëdhima në përgjigje të akuzave të Berishës për çështjen e Abissnet, si dhe liberalizimin e hashashit.

Pozat e tij para medias duket se janë ndikuar ndjeshëm nga tiket nervore të Berishës dhe i ka imituar ato.

Ndoshta për t’iu përgjigjur me të njëjtën monedhë.






Gopisti i NSHRAK-ut  -- Tema 27 Shkurt, 2015 në 9:31 pm



Ç’bëri Koqo e ç’bëri Koqe ?!

S’ka asgjë për tu çuditur
Dhe më parë e kemi ditur
Shqipëria ku ka mb’rritur
“Bijtë” e saj e kanë shitur.

Shqipëri dorë nuk hoqe
Nga komunistët u dogje
Njeri Koqo, tjetri Koqe
Ç’bëri tope e ç’bëri loqe.

Sekretari i Rinisë
Sekretari i Partisë
Në një buçe kan pir sisë
Çibanët e Shqipërisë.

Të dy koka të mëdha
Bashkë me Tomën që i nda
Mjerë kjo Tokë që i mba
E s’i tredh ti bëj parça.

Ne nga Koqo kem’ mësuar
Si të jemi të duruar
Si të bëhemi milionerë
Duke vjedhur derë më derë.

Ne nga Koqja kem’ mësuar
Si të jemi të punësuar
Si të bëhemi kriminelë
Tuj ju bo Salës bedelë.

Shqipëtar dorë nuk hoqe
Nuk u poqe që s’u poqe
Njeri Koqo, tjetri Koqe
Ç’bëri tope e ç’bëri loqe.

Deri kur të sosë durimi
Në mes shalëve do i kemi
Bashkë me doçin e harbuar
Që nuk rri pa u masturbuar.


http://www.gazetatema.net/web/2015/02/27/footlajmkush-imiton-njeri-tjeterin/


*    *    *





January 24, 2015

PS, me karikatura: E vërteta mbi çmimin e naftës


Partia Socialiste ka vendosur që të vërtetën për rritjen e çmimit të naftës, ta ilustrojë përmes karikaturave.

Përmes një video ku shfaqen karikaturat njëra pas tjetrës, PS-ja sqaron qytetarët se sa ishte çmimi i naftës gjatës qeverisjes “Berisha” dhe sa është tani.

Në video-karikaturën që përcjell mesazhin politik, shihen dy liderët kryesorë të PD-së: Ish-kryetari Sali Berisha dhe kreu aktual, Lulzim Basha të shoqëruar me mesazhe, që bëjnë krahasimin sesa ka qenë dhe sa është sot çmimi i naftës në Shqipëri.

P.S. Shyqyr që nuk qëndruan dot akoma në pushtet se kush e di se sa do e kishin rritur çmimin e naftës.


*   *   *


Pandeli Majkos i fiken dritat …



takim me banorët me…qirinj


Kohët e fundit, për shkak të problemeve me amortizimin, në disa pjesë të kryeqytetit është rikthyer fikja e dritave.

Një gjëje të tillë duket se nuk i ka shpëtuar as deputeti socialist Pandeli Majko, në takimin e përjavshëm që bën me banorët e Njësisë 5, ku dhe është zgjedhur deputet.

Për këtë arsye, Majko është detyruar që ta bëjë mbledhjen me qirinj.

Deputeti socialist, një nga figurat më të vlerësuara në këtë parti, është përfolur si një kandidat i mundshëm për Bashkinë e Tiranës.

Dhe, duket se për këtë shkak takimet e tij me banorët e kryeqytetit janë shtuar.

Madje edhe atëherë kur nuk ka drita.



*   *   *



November 8, 2014

Kërkohet arrestimi i Sali Berishës



Në rrjetet sociale qarkullon një foto ku shfaqet ish-kryeministri Sali Berisha, i prangosur. Duket se pilafi nuk mban më ujë dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi për gjendjen në të cilën qeveria aktuale trashëgoi vendin.

Shumë ngjarje që kanë ndodhur gjatë tetë viteve të qeverisjes Berisha, jo vetëm që kanë mbetur pa autor, por autorët e akuzuar janë duke shijuar frutet që po i vjelin ende nga pushteti i së kaluarës.

Në Facebook, fotoja është shpërndarë me shpejtësi të madhe me diçiturën “pamja që duam të shohim shumë shpejt”. Dhe janë pikërisht ata që shpërndajnë këtë foto, të cilët i kujtojnë Edi Ramës, fjalinë që u tha një javë më parë shtresave në nevojë, gjatë një takimi në kryeministri: “Ky vend është bërë lesh e li, kam një vit që shkel ferra dhe nuk kam mbjellë asnjë farë”.

Thirrja e një komentuesi me emrin Elton është: Zoti kryeministër, që fara të mbillet e të mbijë shëndetshëm, duhet të arrestoni këtë njeri që ka prishur tokën”.



*   *   *