Showing posts with label Retro. Show all posts
Showing posts with label Retro. Show all posts

July 30, 2021

Sali Berisha Non Grata



Qenka fyer rëndë Saliu

se Kim i përmëndi barin

nuk po gjën dot vrimë miu

dot Putin s'e mbron Dhiarin.

.

Me javash o kar-dhiologu

barin keshe pjatë të parë

unë Labi e ti Maloku

për Enverë ishim ushtarë.

.

Unë, mbeçë në vën ku isha

ti, kaptove dhe ylberë

xhami shëmbe edhe kisha

Shqipërinë hodhe në erë.

.

Nashti rri e bën sehirë

Historinë dot s'e kaptove

bëj atë, që bën më mirë

të haç munë që gatove.

...........................................

Ehh ç'të gjeti moj Lulushe

zërë kujen me oi

Amerika të vu kushte

të shkarkoç shokun Sali.

.

Nuk ësht' halli, bithë e plakur

zë qoshené, në parlament

por, nga lista duhet flakur

të mos ketë imunitet.

.

Nuk ësht' halli, vjen i dhjeri

në mexhlis, me uturak

me pelena, i përmjeri

bënet gati për në SPAK.

...

P.S.

Sos e keqja që të zuri

sos humbe për her' të shtatë

Amerika kusht të vuri

bar të njomë a bar të thatë.

.

E kujtove shesh me lule

kur në krie ty të vunë 

nashti o do haç në tule

o Saliut t'i haç munë.

.

ATA nuk t'a bëjn' të gjatë

qysh do bëç, i ziu ti

xidh, o barin si sallatë 

ose munë si kabuni!

                                *   *   *

December 22, 2019

March 22, 2017

Sherr i egër në “Opinion”, Andrea Stefani – Zogajt: Je spiun!



Stefani: Je spiun!

Zogaj: Ta ngul akuzën m’u në ballë me gozhdë!

Dy analistët Andrea Stefani dhe Preç Zogaj janë përplasur ashpër në emisionin “Opinion” të së enjtes.
Stefani e ka akuzuar Zogajn se është spiun.
Ndërkohë, ky i fundit i ka thënë se ka vendim gjykatë se është i pafajshëm.

Debati
Andrea Stefani: Ti ke qënë spiun dhe nuk je analist.
Ti nuk ke lidhje me analistët


Preç Zogaj: Kam një vendim gjykatë këtu, që e kam marrë me vete dhe nëse vazhdon të flasësh më do ta ngul mu në lule të ballit, more vesh!


Shikoni Videon


*   *   *

P.S. 

Pavarësisht se kjo video është publike dhe e xhiruar me celular nga ekrani i TV (Kombëtar), Klan po kërkon ta bllokojë në youtube ndaj ne po e publikojmë edhe këtu në blog. Do vijojmë edhe me video të tjera publike nga tv Klan./ imazhe shqip


May 6, 2016

Ismail Kadare: Ju tregoj arsyen e shpërthimit të Enverit ndaj meje per “Pashallarët”


Intervistë e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare dhënë gazetarit Dashnor Kaloçi pas publikimit të ditarit sekret të Enver Hoxhës me shënime për poezinë e tij “Pashallarët e kuq”, ku ai shpjegon ndjesinë që përjetoi kur lexoi dje ato dokumenta sekrete dhe jep versionin e tij rreth arsyeve që e bënë Enverin të egërsohej ndaj tij me akuza politike dhe fjalorin banal.

Pas publikimit që i’u bë dje në disa të përditëshme shqiptare të ditarit sekret të Enver Hoxhës, lidhur me shënimet e tij ndaj poemës “Në mesditë Byroja Politike u mblodh”, apo siç njihet ndryshme tashmë “Pashallarët e kuq” të shkrimtarit Ismail Kadare, që mban datën 20 tetor 1975, si dhe një letre te ish-kryeministrit të asaj kohe, Mehmet Shehu në adresë të Enverit, dokumente të cilat bëhen të njohura për publikun për herë të parë pas plot 41 vjetësh, si dhe interesit të madh të lexuesëve ndaj tyre, ne iu drejtuam për një intervistë shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, (i cili prej disa ditësh ndodhet në Shqipëri), gjë së cilës ai iu përgjigj pozitivisht edhe në respekt të lexuesëve të shumë të veprës së tij. Në intervistën që po botojmë më poshtë në këtë shkrim, z. Kadare sjell në kohë atë ngjarje të largët të vitit 1975, duke dhënë kujtime, versionet, argumentet dhe analizat e tija, jo vetëm për incidentin e Enverit me Ramiz Alinë për shkak të poemës së tij “Pashallarët e kuq”, por edhe gjithçka tjetër ai di rreth saj. Si p.sh.: kush kishte dijeni për poemën që kishte shkruar, takimin me Ramiz Alinë pas porosisë që atij i kishte dhënë Enveri, pyetjet provokative të Ramizit ndaj tij në prezencë të 20 personave dhe si iu përgjigj ai, marrëdhëniet e Kadaresë me Dritëro Agollin dhe bisedat e tyre kundra regjimit, dyshimet se kush ka qenë i interesuar që të zhduk dy faqet e para të letrës së Mehmet Shehut, etj etj.

Zoti Kadare, a keni pasur dijeni se në ditarin e tij personal që ne po e publikojmë për herë të parë, diktatori komunist, Enver Hoxha ka shkruar plot 11 faqe për ju, lidhur me poezinë “Në mesditë Byroja Politike u mblodh”, apo siç është njohur ndryshe “Pashallarët e kuq”?

“Jo, nuk e kam ditur. Kam dëgjuar pëshpërima për ditarin e tij, por për asgjë të saktë nuk kam pasur dijeni”.

Nuk është e vështirë të merret me mend tronditja e autorit (në këtë rast e juaja), kur lexon, qoftë edhe me kaq vite vonesë, këtë lumë akuzash, të shprehura kaq ashpër prej njeriut që drejtonte Shqipërinë dhe që kishte në dorë fatin e gjithkujt? A mund të na thoni diçka më tepër?

“Natyrisht. Askush nuk mund të thotë se mund të lexojë me gjakftohtësi një tmerr të tillë. Ajo që do të shtoja në këtë rast është se sado që të përfytyrohen saktësisht lemeritë e rendit komunist, ato kanë qenë më të rënda se çdo përfytyrim. Është kjo arsyeja që shprehjet: zbulimi i të vërtetës për krimet e kohës, hapja e arkivave dhe e dosjeve me të cilat veshët tanë janë mësuar ndërkaq, kanë një ngarkesë shumë më të madhe nga ajo që duket në shikim të parë. Është përsëritur shpesh se pas rrëzimit të një diktature, çlirimi i ndërgjegjes prej kujtesës dhe peshës së saj është akti më i ngutshëm, për të mos thënë, më shpëtimtar për të ardhmen e Shqipërisë. Kështu është thënë, por fatkeqësisht kjo nuk është bërë”.

Cila mendoni që është pjesa më delikate që e ka acaruar veçanërisht E. Hoxhën? Apo ndoshta ka qenë krejt poezia?

“Mendoj se pjesa më acaruese e vjershës kanë qenë vargjet për “duart e përgjakura”. Ato u morën si për duart e përgjakura të zyrtarëve të shtetit e të Partisë. Duart me gjak janë gjëja kryesore që një diktaturë ka frikë t’ia kujtosh. Kam kujtuar mendjelehtësisht se fjala “burokratët”, do të më mbronte vetvetiu prej kuptimit të rëndë të këtyre vargjeve. Por Ramiz Alia, në një nga pyetjet e tij, që më bëri përpara njëzet vetave, në zyrën e tij në Komitetin Qendror, ishte pikërisht kjo: na shpjego pak, ç’janë këta burokratë, domethënë, këta zyrtarë me duar me gjak? S’kam ditur ç’të përgjigjem, veç kam ngritur supet, siç bëjnë njerëzit kur duan të thonë “s’e di”. E ndjeva që isha zënë ngushtë dhe s’më mbetej gjë tjetër veç të pranoja se kisha gabuar”.

Është folur disa herë për autokritikën tuaj në sensin negativ. Disa nga detraktorët tuaj, kanë shprehur qëndrim kritik ndaj saj, por pa e sqaruar përse. A mund të na jepni ju vetë, një shpjegim?

“E kam dëgjuar këtë dhe më ka ardhur për të qeshur nga mungesa e plotë e logjikës në këtë rast. Çështja ka qenë e thjeshtë: një shkrimtar (në këtë rast, unë), akuzohet se në një vjershë të vet ka goditur shtetin komunist, partinë, marksizëm – leninizmin, diktaturën e proletariatit e gjithë ato që vijnë pas. Shkrimtari përgjigjet se e pranon akuzën. Madje, ai përsërit me radhë shtetin, partinë, diktaturën, marksizmin etj., madje arrin gjer atje sa të saktësojë se “armën që Partia ia dha për të goditur armiqtë, ai e ktheu kundër Partisë!”

Të gjitha këto akuza, bashkë me tekstin e autokritikës dihen botërisht. Ajo që nuk arrij të kuptoj është se ku qëndron gabimi këtu? Shumë shumë ky shkrimtar mund të quhet mendjelehtë dhe fare i papërgjegjshëm që flet kështu.

Ta marrim nga një anë tjetër: si do të ishte qëndrimi i tij i kundërt, domethënë “i mirë”? S’mbetej tjetër veçse ai të mos pranonte asgjë. Me fjalë të tjera, të thoshte se ai nuk e ka goditur aspak shtetin, partinë, marksizmin etj. Përkundrazi, është gati të japë jetën, t’i thyejë duart e kokën për to etj., etj.

Përvoja e terrorit komunist i njeh të dy versionet, që ndahen në; “e pranoi fajin” ose “nuk e pranoi fajin”. Në raste të ndryshme ato marrin kuptime të ndryshme, krejtësisht të kundërta, për mirë ose për keq.

Shkurt, pranimi i gabimit, në rastin për të cilin flasim, s’ka ndonjë gjë të keqe, në kuptimin e kujdesit të tepërt, të frikës etj. E keqja e vetme mbetej rrezikimi im si person.

Sa për arsyen përse e mbajta këtë qëndrim të pakujdesshëm, nuk mund të them se e kam krejt të qartë sot. Ka gjasë që një bisedë e një nate përpara me Anastas Kondon, sekretarin e partisë, i cili ishte dashamirës, u bë shkak. Ai ishte i dëshpëruar dhe më tha haptas se kishte frikë se nuk do ta kaloja dot. Ai shtoi se ndoshta mund të ndodhte ndonjë mrekulli dhe mbase autokritika ime tepër, tepër e sinqertë, mund të më shpëtonte. Me sa dukej interpretimi im i fjalëve të tij, më shtyu drejt atij “hipersinqeriteti”. Më vonë, kur teksti i autokritikës m’u sekuestrua bashkë me vjershën dhe m’u kërkua që të mos ia tregoja askujt, më shkoi në mendje se kjo hynte ndoshta në metodat djallëzore të tyre. Ata mbanin prej teje një tekst të rrezikshëm që mund të përdorej kundër teje në çdo çast. Kjo me sa dukej iu jepte qetësi”.

A mendoni se dërgimi i vjershës në Komitetin Qendror dëshmonte për ekzistencën e një paragjykimi ndaj jush?

“Nuk mendoj se dërgimi i vjershës në Komitetin Qendror, ka qenë ndonjë gjë e pazakonshme. Në praktikën e botimeve kjo ndodhte shpesh për dyshimin më të vogël. Vjersha zgjonte dyshime të tilla. Me sa më kujtohet, unë vetë, për të mos e shqetësuar, nuk ia tregova gruas time, Helenës, se po e çoja në shtyp. S’duhet harruar se në atë kohë çdo krijim letrar kishte dy faza të rëndësishme: e para, vetë shkrimi, e dyta, botimi. Ky i dyti ishte edhe më delikat. Në prag të tij, qëllonte që autorët bënin ndryshime për të shmangur rrezikun. Merret me mend që ndryshimet dëmtonin shpesh nivelin artistik. Më kujtohet se në tekstin e kësaj vjershe kam bërë ndryshime gjer në minutën e fundit. Megjithatë, nuk arrita ta shmang të keqen”.

Në ditarët e Enver Hoxhës përmendet emri i kryetarit të Lidhjes, Dritëro Agollit. Është folur dhe vazhdon të flitet disa here për acarimet midis jush. Në përgjigjet ndaj gazetarëve shqiptarë, por edhe përpara të huajve, ju keni mohuar se keni pasur grindje me Agollin. Nisur edhe nga ky episod i kësaj vjershe a mund ta konfirmoni prapë një gjë të tillë?

“E konfirmoj pa asnjë mëdyshje. Së pari, lidhur me episodin e vjershës, për të cilën po flasim, nga letra e Enver Hoxhës nuk del askund se Lidhja e Shkrimtarëve dhe Ramiz Alia, të cilit iu dërgua vjersha, kanë kërkuar dënimin e saj. Përkundrazi, të dyja instancat, sidomos Ramiz Alia, kritikohet rëndë për mungesë vigjilence ndaj vjershës.

Lidhur me marrëdhëniet e mia me Dritëro Agollin, këtë e kam bërë të qartë gjithmonë përpara opinionit publik shqiptar dhe atij europian. (Për këtë të fundit e kam fjalën sidomos për një intervistë të gjerë dhe shterruese me Stefan Kurtua, autorin e “Libri i zi i Komunizmit”, që çmohet gjithkund si eksperti më i madh për shpjegimin kritik të komunizmit botëror).

Ne të dy, Dritëro Agolli dhe unë, kemi qenë për një kohë tepër të gjatë shokë të ngushtë. Të ishe shok i ngushtë me dikë në atë kohë, do të thoshte që midis jush të mos kishte sekrete politike. Ne kishim mendime pothuajse të njëjta kritike ndaj regjimit komunist, në Shqipëri dhe në botë. Në radhë të parë, kundër stalinizmit dhe gjithçkaje që lidhej me të. Kjo vazhdoi prej fundit të viteve ’50, gjatë gjithë viteve ’60 dhe deri në fillim të viteve ’70, kur Dritëro Agolli u zgjodh kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve. Pas kësaj ngjarjeje, bisedat tona politike vetvetiu u rralluan, por aspak në mënyrë dramatike. Rrallimi ishte i natyrshëm nga të dy anët, madje mund të quhej një mirëkuptim i heshtur, për të mos e vënë në pozitë të vështirë njeri tjetrin. (Si kryetar Lidhjeje ai më ka kritikuar disa herë, por unë jam përpjekur ta marr këtë si një kritikë të detyrueshme prej pozitës së tij.)

Kisha një shpresë të brendshme se ai ruante mendimet e mëparshme. Kureshtja për një gjë të tillë, më ka shtyrë, siç e kam treguar, që në vitin 1983 kur u gjendëm të dy, vetëm për vetëm, në një kafene të Parisit, të rihap një nga bisedat e vjetra delikate dhe të rrezikshme. Gëzimi im ishte i madh kur shpresa ime u vërtetua. Biseda jonë u zhvillua sikur të ishte vijim i bisedave të vjetra. E botova këtë bisedë më vonë në shtyp, i bindur se po i bëja mirë dhe ai e pranoi atë fakt aq delikat.

Shkurt, ky ishte thelbi i të vërtetës për marrëdhënien tonë. Ajo që më habit sot është se ka mjaft njerëz që nuk u pëlqen kjo e vërtetë pajtuese, por e kundërta e saj. Ata gjuajnë gjithkund për të kërkuar grindje dhe mohim. Për fat të keq, kjo rendje pas së keqes është bërë sot modë në Shqipëri. Ajo është pjesë e çoroditjes morale , e kaosit të mendimit, i cili gjëndet shpesh në rrënjët e çdo lloj kaosi.

Ka kohë që Shqipëria ka nevojë të ngutshme për të kundërtën”.

Nga shënimet e Enver Hoxhës shpërthen një zemërim i jashtëzakonshëm. Mendoni se ky ka qenë një çast i rrallë, i nxitur nga kjo vjershë, apo tregon një mungesë besimi të përhershme ndaj shkrimtarëve?

“Pyetja është shumë e vështirë nga që ka të bëjë me dredhitë e një tiranie, qoftë tek ne, qoftë në vendet e tjera të kampit socialist. Ato kanë qenë të pafundme, duke shkuar nga lavdërimet e tepruara për shkrimtarët tek dënimet më mizore e të pamëshirshme ndaj tyre. Rusia sovjetike ka qenë shembulli i parë. Sublimimi i Maksim Gorkit, nuk i pengon sot shumë studiues të dyshojnë se ai ka vdekur i helmuar pikërisht prej atij regjimi që e sublimonte.

Tek ne në Shqipëri, ka një prirje për t’i rënduar më shumë se ç’duhet shkrimtarët dhe artistët. Natyrisht që ata kanë përgjegjësinë e tyre për pjesëmarrjen në atë mbrapshti famëkeqe që quhej realizëm socialist, por veprimtaria e tyre, sado e dështuar të ishte, nuk mund të krahasohet kurrë me krimet themelore: torturat, burgjet, internimet. Me vjersha e romane të dobët është mbushur bota, por ato s’kanë sjellë kurrë fatkeqësi si krimet klasike që u përmendën më lart. Prandaj, prirja për të bërë krahasimin midis tyre nuk është përveçse një alibi e tërthortë në favor të krimit shtetëror diktatorial. Një përgjigje e plotë për pyetjen tuaj do të ishte e mundur vetëm pas hapjes së plotë të arkivave të fshehta”.

Nga letra që ish kryeministri Mehmet Shehu i ka dërguar Enver Hoxhës, lidhur me vjershën “Në mesditë Byroja Politike u mblodh”, mungojnë dy faqet e para, të cilat janë zhdukur dhe nuk gjenden askund. A keni ndonjë mendim për arsyen e kësaj zhdukjeje?

“Duke pasur parasysh se kjo letër është ruajtur në arkivin e gruas së Enver Hoxhës, kemi të drejtë të mendojmë se dy fletët e para, janë hequr prej të afërmve të Hoxhës, pra të vetë gruas. Ka gjasë që veprohej kështu me materialet tepër komprometuese, të cilat duhet të zhdukeshin pa asnjë gjurmë.

Në këtë rast, teksti i letrës është i Mehmet Shehut, por është jashtë çdo logjike, që ndaj këtij të fundit të tregohej ndonjë kujdes për të shmangur pjesët turpëruese, siç ka qenë një zakon i njohur i gjithë tiranive. Problemi, me sa dukej, ka qenë gjetkë. Po të shihet me kujdes letra është vërtet e Mehmet Shehut, por në fillimet e saj kuptohet se është cituar gjerësisht Enver Hoxha. Pra frazat e zhdukura mund të jenë të shefit kryesor. Ato duhet të kenë qenë aq të rënda, sa që besnikët e tij (gruaja vetë), mund t’i kenë gjykuar se nuk përputheshin me imazhin e tij “aq humanist”, sidomos kur bëhej fjalë për diçka të fisme si poezia”.

Nga përplasja e regjimit tiranik me artin dhe letërsinë, a është e mundur që arti të thyhet? Pas incidentit për të cilin folëm, a e ndjetë ju vetë këtë rrezik?

Arti është shumë më i fortë se ç’duket. Historia e njerëzimit nuk njeh raste të kundërta. Njerëzit me pushtet, të çdo lloj regjimi qofshin, të dehur pikërisht prej pushtetit, iu pëlqen t’i përfytyrojnë poetët dhe artistët si krijesa që mund të gabohen lehtë. Sipas një mendimi fare të cekët të Karl Marksit, poetët kanë nevojë të përkëdhelen, që të krijojnë. Ky mendim që citohet ende sot mendjelehtësisht, është po aq larg të vërtetës, sa shumë thëne të tjera gjysmëfeudale për artin.

Lidhur me pasojat e incidentit, për të cilin folëm, ndryshe nga ç’kam kujtuar në fillim, mendoja se nuk ka luajtur ndonjë rol në krijimtarinë time të mëvonshme. Nuk po them se më bëri mirë, por po aq nuk guxoj të them se më bëri keq. Njëfarë kohe pas tij, krijimtaria ime letrare nuk pësoi ndonjë ndryshim në kuptimin e pranisë së kooperativave ose e personazheve pozitivë e optimistë nëpër uzina. Përkundrazi, ajo u zymtua e u ashpërsua edhe më fort. Nuk po zgjatem, por po kujtoj se romanin “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave” e kam shkruar pikërisht pas ngjarjes”.

P.S. (Dënimet e shkrimtarëve shqiptarë si Genc Leka, Blloshmi dhe Havzi Nela)

Ditari sekret, disa nga akuzat e Enverit ndaj Kadaresë

Kjo vjershë është në kundërshtim me vijën e Partisë! Kjo shpreh të kundërtën e asaj që thotë Partia, të kundërtën e analizës që bën Partia, të realitetit të madh të rrethimit kapitalisto-revizionist dhe të rrezikut iminent nga një agresion i jashtëm kundër vendit tonë.

Ismail Kadare që në strofat e para pretendon se nuk egziston asnjë rrezik nga jashtë, se nga jashtë kufijtë tonë nuk rrezikohen dhe “klasat e mëdha brënda dimërojnë”. Për Ismail Kadarenë, politika dhe analizat marksiste-leniniste të Partisë janë fallco.

E tërë kjo pjesë shpreh pa dorashka ide anti-revolucionare, anti-marksiste, anti-parti, dhe flet hapur kundër rendit socialist në vëndin tonë. Sipas tij regjimi te ne është duke “shkuar në varr”, “është prishur nga themelet” dhe nxjerr “një ligj” se “shtetet nuk prishen nga çatitë por nga baza”.

Pra sipas tij, çatia, “Byroja Politike” është e “shëndoshë”, kurse në bazë “rritet tumori i zi”. E tëra kjo është teori revizioniste, denigruese, sabotuese, dhe antisocialiste.

Ky poet borgjez atakon gjithë ndërtimin e socializmit në vëndin tonë, gjithë direktivat e Partisë, gjithë politikën e strukturës dhe të super-strukturës dhe e quan një bllof të madh që bëhet me qëllim për të mbuluar “kalbëzimin dhe burokracinë”.

Ky poet korbash thotë se “Topa, hymne e valle ka kundër armiqve” por “kundër burokracisë s’ka konsuj”. Me fjalë të tjera s’ka parti që të luftojë burokracinë dhe Partinë tonë marksiste-leniniste e quan “konsuj” ose “prokonsuj” si në Republikën e Romës antike, që u rrënua.

Për këtë poet reaksionar rendi ynë socialist është një rend burokratik dhe burokratët i kanë “duart të lyera deri në bërryl me gjak”, “rrëmojnë themelet, lajnë gjakun e dëshmorëve etj etj”.

Maskimi i punës armiqësore të Kadaresë nuk qëndron, për të edhe Enver Hoxha që “ai mburr me terma pompoze” është si populli, Partia dhe klasa i krimbur.

Por “filozofia e këtij poeti reaksionar është e fallsifikuar dhe aspak egzakte. Është e qartë se Kadareja është kundërevolucionar, është kundër diktaturës së proletariatit, kundër dhunës dhe

shtypjes së armiqve të klasës, ai është kundër socializmit në përgjithësi dhe në vëndin tonë në veçanti.

Këtë vepër armiqësore ai e bazon në goditjen e tmerrshme që Partia u bëri armiqve të klasës, tradhtarëve Beqir Balluku me shokë.

Ismail Kadareja jo pa qëllim ka marrë të vërtetat, që i ka thënë Partia hapur popullit në mbledhje të gjëra për të bërë një vjershë, ku të përgjithësojë punën e disa armiqve (që bile nuk i cilëson kush janë, kurse populli i di e i njeh, se Partia s’ia ka mbajtur të fshehta.



*    *    *






April 5, 2016

Shqipëria e vitit 1470/Rrëfimi tronditës!


Pjesa më e madhe e Shqipërisë qendrore ishte nën kontrollin e venedikasve, përpara pushtimit otoman të shekullit të pesëmbëdhjetë. Fushatat ushtarake otomane të viteve 1466 dhe 1467 shkatërruan pjesën më të madhe të vendit. Ishte politika e sulltanit që të boshatiste vendin nga banorët vendas, nëse ata bënin rezistencë. Fior Jonima nga Shkodra, pinjoll i familjes së famshme shqiptare Jonima, që zotëronte pjesën më të madhe të tokave mes lumenjve Mat dhe Ishëm, i shkruajti këtë përgjigje autoriteteve venedikase të taksave, të cilat i kërkonin përse vallë vinin kaq pak të ardhura nga Shqipëria.

Kronologjia e shkurtër e kataklizmave që Jonima përshkruan në këtë rrëfim, tregon se në atë kohë, Shqipëria ishte një tokë e rrënuar. Eshtë rrëfimi personal më i hershëm që ka dhënë ndonjë shqiptar, në lidhje me gjendjen e vendit të tij.“Unë, Fjor Jonima, qytetar i Scutarit (Shkodrës) dhe në këto momente ambasador i këtij komuniteti, u pyeta, me urdhër të Lordit të Madhërishëm Administrator i të Ardhurave, se çfarë dija në lidhje me bëmat e turqve në këtë pjesë të Shqipërisë, për vitet 1466 dhe 1467.Mund të deklaroj se në fundin e prillit 1466, Turku i Madh erdhi në këtë vend personalisht dhë dërgoi përpara kapitenin e tij, i cili siguroi vendin dhe e plaçkiti. Ai grabiti shumë kafshë dhe rrëmbeu shumë njerëz.Kur u largua, Ballabani arriti të rrethojë Croian (Krujën). Ai gjithashtu grabiti dhe plaçkiti qytetet e Signorias, dhe rrëmbeu shumë njerëz.Pak kohë më vonë, erdhi Sinan Beu, i cili solli edhe më shumë rrënim e shkatërrim. Ai kishte rrëmbeu kafshë dhe nejrëz dhe i vuri flakën vendit.

Pas kësaj erdhi Vojvodi i Serbisë, i quajtur Amur Beu, i cili shkaktoi shkatërrim të madh. Jo vetëm që grabiti një numër shumë të madh kafshësh, por edhe ai i vuri flakën vendit dhe rrëmbeu shumë njerëz.Më pas erdhi Progon Dukagjini, i cili gjithashtu grabiti dhe i vuri zjarrin gjithçkaje që la pas.Turku i Madh u rikthye në këtë vend në vitin 1467 dhe dërgoi Pashanë e Romanias (Rumelisë) me një ushtri të madhe për ta nënshtruar. Ai grabiti, plaçkiti, dhe mori me vete një numër të pafund njerëzish. Kur kish mbaruar me grabitjet dhe plaçkitjet, ai vazhdoi në rajonin e Scutarit, ku u përplas me njerëzit. Më në fund, arriti të hyjë në qytet brenda kështjellës, të cilën e grabiti dhe plaçkiti.Më pas erdhi një vojvod i quajtur Feriz Beu, i cili gjithashtu grabiti dhe plaçkiti.

Më pas erdhi Nikolla Dukagjini, që grabiti, plaçkiti dhe rrëmbeu shumë njerëz.Pas kësaj, Vojvodi i Serbisë erdhi për herë të dytë për të vjedhur, plaçkitur dhe rrëmbyer më shumë njerëz.Më pas erdhi Vojvodi i Dibrës, që grabiti, plaçkiti dhe rrëmbeu shumë njerëz.Si përfundim, unë mund të them së në periudhën në fjalë, ky vend u kthye në një tokë të shkretë. Kështu ka mbetur deri sot. Kanë ikur jo vetëm vendbanimet, por edhe njerëzit, me përjashtim të atyre pak fshatrave që janë rindërtuar. Kështu që, do të ishte e nevojshme që të burgosurit, të cilët janë dënuar ose ndaluar, të falen dhe të rikthehen në këtë vend për ta ripopulluar atë.


*    *    *


April 1, 2016

Vizita e Hans-Dietrich Genscher, Izet Haxhia reagon ndaj Rulit: Mos mashtro!

German Minister of Foreign Affairs Hans-Dietrich Genscher together with the President of Albania Salo Berisha at the dedication of the Genscher plaza, April 23, 1992, Elbasan, Albania.


GettyImages - April 23, 1992| Credit: Thomas Imo

*   *   *

Izet Haxhia ka reaguar pas deklaratës së Genc Rulit lidhur me “rrëzimin e avionit”, duke e quajtur Rulin mashtrues. Haxhia thotë se Ruli bën shtrembërim të datave dhe fakteve.


Komenti i plotë:
Hopa na doli dhe miu Ruli në përgënjeshtrimin e radhës. Pa daljen e tij, mozaiku i mashtruesve nuk mund të ishte i plote. Nuk doja t’ju ktheja përgjigje në një ditë si sot, pasi kjo ditë është simboli i yt dhe tufës tuaj të mashtruesve e hajdutëve, që nën drejtimin e Kryemashtruesit, keni 25 vjet që mashtroni e vidhni pa ju skuqur fytyra juaj e krimit.

Mirë që gënjeni e mashtroni, por të paktën mos bini ndesh me njëri-tjetrin me faktet kokëforta, në rrenat tuaja. Thua në përgënjeshtrimin tënd që u nisëm nga Roma me këmbënguljen time, sepse duhej të ishim në atdhe sepse pritej të vinte Gensheri në vizitën e tij të parë historike në Shqipëri. O mi halesh, ti ke qenë edhe në kohë të komunizmit një funksionar i regjimit në një post që u jepej vetëm të besuarve dhe spiunëve të regjimit (drejtor i agro-eksportit) mesa më kujtohet dhe duhet ta dish se Gensheri ka ardhur për vizitën e parë në vitin 1987 në vendin tonë. E dyta dhe gënjeshtra më e madhe është ajo që do prisnim Gensherin për vizitë prandaj këmbëngula dhe i bie që Gensheri të ketë ardhur për vizitë pas kthimit tuaj, pra pas 11 majit 92.

Unë po të them që Gensheri ka ardhur për vizitë të dytë në vendin tonë më 22prill 1992, ku ka shkuar edhe në Elbasan ku një sheshi ju dha emri i tij. E mbaj mend mirë këtë vizitë se ka qenë hera e parë që kam veshur një kostum ngjyrë tulle dhe më ka ndodhur një incident për të qeshur .

Kur po zbrisja nga benzi i blinduar i marshallit ku ishte edhe mysafiri i nderuar gjerman,duke u munduar të imitoja shoqëruesit e Gensherit që hipnin e zbrisnin nga makinat kur ato ishin në ecje, thashë ta provoja edhe unë. Por duke zbritur më ngeli xhepi në formë pllake i xhaketës në derën e benzit dhe ashtu me një xhep në xhaketë vazhdova detyrën time.

Ky detaj më bëri të kujtoj se vizita e parë e Gensherit është bërë në prill edhe para vizitës së parë të marshallit, Bruksel, Strasburg, Paris dhe Romë aty ku unë bleva kostumin e famshëm që veshi edhe Fideli. E bleva me lekët e dietave të udhëtimit tonë të parë me ndihmën e një punonjësi të Ambasadës tonë në Itali që iu lut italianit gjysmë ore për të ulur çmimin sepse kisha vetëm njëqind dollarë nga dietat dhe kostumi kushtonte treqind dollarë.

Desha të them dy llafe për ty o turi mi. Nëqoftë se në historinë njëqind vjeçare të shtetit tonë ka patur shumë zyrtarë të korruptuar e hajdutë, ti o Genc je ministri dhe zyrtari më i korruptuar e hajdut që kemi pasur. O njeri pa pikë karakteri, a të kujtohet si shite kunatin tënd Gramozin për një post pas bisedës me marshallin ku të tha: Ti Genc ke orbitën tënde dhe nuk duhet të ecësh në orbitën e Gramozit sepse unë do të jap një post të rëndësishëm. Bisedë e bërë në prani edhe të Selamit. Ti je aq i ulët, sa për t’i bërë qejfin marshallit, sikur ishe ti që insistove të niseshit dhe të uleshit në një pistë pa drita ...

Çfarë akti heroik paske bërë o trim i madh. Po të pyes a e takove Gensherin? O njeri i përdorur…harrove kur të akuzuan për spiun të Sigurimit në Këshillin Kombëtar të PD-së…Vetë marshalli ngaqë dole kundër rizgjedhjes së tij ne mandatin e dyte te sundimit, kur vendit po i dilte flaka. Po çfarë rëndësie ka për ty burrëria dhe e vërteta?! Ti për atdhe, Zot e për moral e fe ke lekun e vjedhur këtij vendi e populli…Po vazhdo të bësh qejf përderisa në këtë vend sundon krimi ku vjedhja quhet zotësi, krimi quhet forcë e pushtet, ku mashtrimi dhe gënjeshtra quhen virtyt, aty ku morali është i huaj ku e vërteta quhet herezi dhe ai që e thotë kryqëzohet e bëhet lanet ashtu siç po mundoheni të bëni ndaj meje ti me shpurën e neveritshme të mashtruesve, hajdutëve, spiunëve dhe minjëve të haleve që dirigjohen nga Kryehalja e Shqipërisë.



*    *    *







January 20, 2016

Në Janarin e pestë pa ndëshkim



Nga Adrian Thano

Jam përpjekur disa herë ta shkruaj historinë e protestuesit që shihet në këtë foto. Ajo është realizuar në 21 janar, në momente- kulm të protestës. Atëkohë e lashë në mes kërkimin sepse njerëzit kishin frikë të flisnin.

Por kam ende të ruajtur një mesazh që zbulon pak nga historia e djalit me flamur që shihet në foto.

Po e sjell  për lexuesit e Ditës, ashtu siç e gjeta sot në arkivë.

Është dërguar në 26 janar 2011 në përgjigje të mesazhit tim për dikë për të cilin më kishin thënë që e njihte djalin e fotos (mund ta ndjeni nëpër rreshta edhe frikën e njerëzve ato ditë):

“…z.Adrian, une personalisht djalin e fotos me flamur nuk e njoh, por eshte i afermi i te njohurit tim. Qe te jem i sinqerte, nuk e di se sa e drejte do te ishte nga ana ime qe te te jepja detaje per te, aq me teper keshtu si po rrotullohen gjerat ne Shqiperi. Mesa degjova nga miku im, ishte shembur ne dru (fraktura neper brinje, ne kemben e djathte dhe ne doren ne te cilen mbante flamurin) por nuk e kishin shoqeruar ne komisariat. E kishin cuar te Nene Tereza e prej andej e kishin nisur per ne shtepi. Mgjth di qe eshte nga Fieri, diku tek 25-26 vjec dhe quhet a Eno a Enea, nuk jam i sigurt per kete. Nje gje qe ndoshta ka vlere te thuhet eshte se ky djali, kur ishte nisur nga Fieri nuk kishte flamur me vehte. Si rrjedhoje duhet t’ia kete marre dikujt tjeter ne mes te katrahures… Nderkohe, per te qene i drejte, e pyeta mikun tim per ndihmen qe me kerkove dhe u tregua disi i rezervuar. Ndoshta kuptohet perse. Nejse, ti shih nese te mjaftojne keto per te ndertuar dicka mbi te. Kalosh mire…”

Ky ishte mesazhi.

Po risjell ndërkohë nga arkiva edhe një kopertinë të 4 viteve më parë (rreth një javë pas ekzekutimeve publike të 21 janarit).

Kopertinë nga Adrian Thano e Jutta Benzenberg, 29 janar 2011
Kopertina që në atë kohë u njoh si “Lotët e Anës” është përgatitur nga unë dhe  fotografja Jutta Benzenberg.


Ka qenë kopertinë e Shekullit, gazetës që kam drejtuar para Ditës, në datën 29 janar, një ditë pas homazheve të tensionuara të 28 janarit.

E risjell thjesht që të mbetet diku si foto; ndoshta Ana, e cila më ka thënë që dëshiron të bëhet juriste do të dojë dikur ta shohë.

5 vite më parë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, aty ku duhej të ishte vendi më i sigurtë, mes dy “qeverive”, Legjislativit dhe Ekzekutivit, u vranë me urdhër të ish-kryeministrit që më pas fshiu filmimet e brendshme dhe manipuloi provat, 4 njerëz.

Dhjetëra u plagosën, qindra të tjerë u dhunuan në bulevard dhe komisariate.

Nuk thuhet shpesh por Gjykata ka dënuar mbi 100 pjesëmarrës të demonstratës së 21 janarit. Askujt nuk i gjeti armë, dinamit, shishe molotov, çadra pistoletë, i dënoi sepse ashtu kishte dashur urdhëruesi i vrasjeve të 21 janarit.

I dënoi, pasi i torturoi; i torturoi pasi i poshtëroi; i poshtëroi pasi i rrembeu rrugëve.

21 janari i këtij viti po shkon si të tjerët.

Ndoshta Qeveria ka bërë gati ca adete. Ndoshta do bëhet edhe ndonjë manifestim i  rastit, tani më i lirë; do thuhen prapë fjalët që duhen thënë për “zbulimin e së vërtetës” megjithëse ajo dihet.

Të nesërmën sheshi do jetë si gjithnjë, me njerëzit dhe mjetet e zakonshme, shiu dhe era do marë lulet e vendosura një ditë më parë, fjalët e kryeministrit do jenë në faqet e gazetave, edhe tek DITA , familjarët do kthehen në hallet e tyre,  ndoshta dikujt i duhet ende të paguajë vendimet e prapshta të gjykatave, se pushteti edhe të vret, edhe të fyen, edhe të merr paratë.

Pesë vjet pas 21 janarit një grusht vrasësish e bashkëpunëtorësh në vrasje dhe ish-apologjetët e tyre në media vazhdojnë të sfidojnë hapur një shoqëri të tërë.

Ndaj le t’i lemë fare ngushëllimet për fëmijët e viktimave, ndonjë tashmë i vetëvrarë. Më mirë ta mbajmë gojën mbyllur nëse 21 janarët e ardhshëm do të vazhdojnë vijnë si ky. Askush të mos dalë më në rrugë të kujtojë të rënët; le t’ua lëmë kujtimin e tyre vetëm të afërmve.

Sepse nëse ndodh kjo që po ndodh, çdo 21 janar – që ne përkujtojmë viktimat dhe vrasësi na përqeshë i lirë mbi të lirët, – do të thotë që jemi bërë pjesë e krimit nga mosndëshkimi i tij.

Familjarë të Faik Myrtajt, 
Ziver Veizit, Aleks Nikës, Hekuran Dedës



*     *     *




January 17, 2016

Sa i gjatë ka qenë heroi ynë kombëtar?17 janari i Skënderbeut, një letër nga arkivat e vitit 1457


Heroi kombëtar i Shqipërisë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu ka ndërruar jetë si sot 548 vite më parë.

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu (6 maj 1405- 17 janar 1468) sintetizon një epokë të tërë historike që mori emrin e tij: luftën njëshekullore kundër pushtimit osman (fundi i shek. XIV – fundi i shek. XV).

Vepra dhe figura e Skënderbeut kishte përmasa dhe rëndësi evropiane.

Për Skënderbeun është shkruar një literaturë e shumëllojshme, prej qindra vëllimesh, të botuara në shumë gjuhë.

Kur është fjala për personalitete që kanë lënë kaq shumë gjurmë në histori, kureshtja njerëzore kërkon të mësojë për ta edhe detajet më të vogla.

Gjergj Kastrioti shpeshherë është portretizuar si një njeri i fuqishëm por shtatshkurtër.

A është e vërtetë kjo?


Ndonëse Skënderbeu ka jetuar në shekullin XV (1405-1468), falë një dokumenti prej 26 fletësh që ruhet në Arkivin Shtetëror të Venedikut, mund të arrijmë të përllogarisim përafërsisht gjatësinë e trupit të tij.

Këtë përllogaritje e ka bërë albanologu dhe prifti italian, At Giussepe Valentini (1900-1979), në një artikull të tij të botuar më 1971, në revistën “Shejzat”, ribotuar nga Dita.

Në këtë artikull, Valentini citon një dokument të datës 8 korrik 1457, që Gjergj Kastrioti ia kishte shkruar Senatit të Venedikut, përmes të dërguarit të tij, priftit apostolik Xhorxhio Pelini, abat i Shën Marisë së Ratacit, pranë Antivarit (Tivarit).

Në këtë letër, Skënderbeu i drejtohej Venedikut me fjalët:

“Në lidhje me rrobat, që siç na është premtuar do të na jepen dy herë në vit, ju lutem të më dërgoni rroba të përshtatshme për trupin tim, ashtu siç iu janë dhënë edhe zotërinjve të tjerë, sepse thonë që mund të më mjaftojnë 16 krahë (rroba) për dy palë veshje. Mirëpo zotërinj, llogarisni pak me kujdes se sa krahë më duhen për dy palë veshje e aq jepmëni”.

Pra për Venedikun, 8 krahë rroba (stof) mjaftonin për të mbuluar një trup me shtat mesatar prej 1.75 m. Nëse Skënderbeut nuk i mjaftonin 8 krahë rroba, kjo do të thotë se ai ka qenë më i gjatë se 1.75. Nëse ai ka kërkuar qoftë edhe vetëm një krah më shumë rroba, rezulton që ai ka qenë goxha shtatlartë, sepse nëse për një trup 1.75 m., mjaftonin 8 krahë rroba, atëherë me 9 krahë rroba mund të mbulohet një trup prej 1.98 m.

Kjo do të thotë që Skënderbeu, duhet të ketë qenë rreth kësaj gjatësie – shkruan Giussepe Valentini.



*     *     *





January 13, 2016

Personaliteti më piktoresk në Europë! Ja si na përshkruante “National Geographic” në nëntor 1912


“As rrahjet me thupra, as arma, as topi, as mërgimi, as burgimi, as edhe vetë vdekja nuk i tund nga vendi”.

Folësi ishte një shqiptar i ri në moshë që një pjesë të shkollës e kishte bërë në SHBA. Ai është rikthyer tani në vendin e tij, ku po punon me zell të madh. Është një prej të paktëve njerëz të arsimuar në Shqipëri, por synon që brezi i ardhshëm të mos i numërojë me gishta burrat dhe gratë e arsimuara të Shqipërisë.

Fjalët e përmendura më sipër u paraprinë prej këtyre:

“Për momentin, nga veriu në jug dhe nga lindja në perëndim të Shqipërisë, të gjithë klasat e njerëzve – muslimanë dhe të krishterë qofshin – kanë një dëshirë, pothuajse një pasion për arsimin kombëtar. Të gjithë ata e kuptojnë që, ashtu sikurse në të kaluarën shpata ishte simbol i fuqisë, sot arsimi është perëndesha e fuqisë, dhe ata do të arsimohen, pavarësisht persekutimit”.

Shqiptarët janë vetëdijësuar për nevojën që kanë për qytetërimin dhe progresin perëndimor. Por, që nga dita e parë e miratimit të Kushtetutës së re otomane, turqit e rinj ishin të vendosur që qytetërimi duhej të vinte tek shqiptarët, vetëm pasi të kishte kaluar në një sitë turke dhe mohamedane. Ky program nuk mund të pranohej nga shqiptarët, edhe sikur turqit e rinj të kishin qenë në gjendje ta vinin në zbatim.

Shqiptari është europian: për më shumë se dy mijë vjet ka jetuar atje ku jeton tani – në fortesat e Epirit dhe Ilirisë, përtej Adriatikut paralel me thembrën e Italisë.

Në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë, shqiptarët u përzienë me fqinjët e tyre jugorë, grekët dhe ishin shtylla kurrizore e luftës për pavarësinë e Greqisë. Bashkatdhetarët e Marko Boçarit emigruan të gjithë në Cefaloni, në brigjet e Greqisë, por afro 2 milionë shqiptarë më të pafatë jetojnë tashmë nën sundimin turk.

Gjatë 125 viteve para zbulimit të Amerikës, republika krenare e Venecias kishte një supremaci dashamirëse mbi qytetet shqiptarë të bregdetit dhe kështu që e vonoi me një shekull dominimin turk.

Me rënien e Skutarit në Shqipëri dhe dëbimin e venecianëve nga turqit në vitin 1748, këta të fundit filluan sundimin e tyre– shekuj të tërë mashtrimi, bese të thyer dhe mizorie.

Rezultati i sundimit turk mund të përmblidhet me zhytjen më thellë të shqiptarëve në varfëri, supersticion, dhe etje për gjak, për shkak të terrenit pjellor që garantonin historia malore dhe tiparet primitivë.

Përgjatë dy mijëvjeçarëve, valët dhe impulset e progresit nuk e kanë arritur shqiptarin, ose e kanë anashkaluar, duke e lënë të paprekur.

national geographics

Kopertina e National Geographic e Nëntorit 1912, ku është botuar reportazhi për shqiptarët

Hakmarrja praktikohet ende

Sot, ashtu si në të kaluarën, është e vërtetë që një në pesë malësorë flijohen prej hakmarrjes së tmerrshme, që vetëm qytetërimi mund ta çrrënjosë nga jeta e shqiptarit. Të qëllosh një person, edhe tinëz, është çështje e marrjes së gjakut. Asgjë tjetër nuk mund ta kthejë nderin e plagosur. Nëse nuk vritet vetë vrasësi, atëherë një prej të afërmve duhet të jetë viktima, e kështu nis zinxhiri i pafund. Kur hakmarrja ka shkuar shumë larg, mund të blihet nëse ke para të mjaftueshme, ose mund të ndalet përmes disa prej kompleksiteteve të kodit të shqiptarit.

Askush nuk duhet të flasë për shqiptarin si njeri pa ligje. Ai zbaton në mënyrë skrupuloze atë që njeh dhe pranon: por, këta janë ligjet që i kanë dhënë natyra dhe zakonet, si dhe natyra e paraardhësve të tij shekuj më parë, të “kodifikuar” disi në shekullin 15, ndonëse edhe sot e kësaj dite nuk janë hedhur asnjëherë në letër.

Disa prej rregullave të çuditshëm që udhëheqin jetën e tij janë: Persona që e kanë prejardhjen nga një stërgjysh i përbashkët mashkull, përmes linjës mashkullore, e konsiderojnë njëri-tjetrin vëllezër, ose vëlla e motër, e si pasoja martesa brenda fisit përjashtohet. Të rinjtë mund të betohen për vëllazëri, dhe kjo krijon një marrëdhënie që i nënshtron të dy, bashkë me pasardhësit e tyre të disa brezave, para të njëjtëve ligjeve martesorë që rregullojnë edhe lidhjet e gjakut.

Personat që kanë të njëjtin kumbar nuk mund të martohen, dhe ka dy lloj kumbarësh: ai i pagëzimit dhe ai i flokut. Kur një fëmijë, vajzë apo djalë, mbush 2 vjeç, flokët e tij që deri atë çast nuk janë prekur prej gërshërëve, priten me ceremoni. Prerjen e kryen kumbari, që më pas, nëse fëmija është i krishterë lë nga një tufë flokësh për secilën majë të busullës duke krijuar një kryq. Nëse është mysliman, tri tufa për të formuar një trekëndësh. Në rastin e hakmarrjes, burri nuk duhet prekur nëse shoqërohet nga një fëmijë apo një grua.

Personalitet i pathyeshëm

Sot, shqiptari është personaliteti më piktoresk në Europë. Megjithatë, po aq interesante sa tiparet e tij, është edhe e ardhmja e tij politike. Kohët e fundit është shfaqur vetëdija kombëtare shqiptare që refuzon të shtypet. Nën qeverisjen jonormale të turqve, racat e ndryshme të krishtera të Perandorisë, si armenët otomanë, bullgarët otomanë dhe grekët otomanë, kanë secila ekzistencën e tyre kombëtare, një shtet brenda shtetit, ndonëse gjithmonë të nënshtruar vullnetit të turqve.

Shqiptarët, ndonëse në përgjithësi kanë zhvilluar një lloj besnikërie myslimane që u jep një pothuajse solidaritet me turqit, janë të vendosur që të kenë edhe ata një entitet kombëtar.

Ndonëse janë të mallkuar me prapambetjen që ka shoqëruar pak a shumë kudo besimin mohamedian, liderët e tyre e kuptojnë se nuk janë një racë orientale, por perëndimore. Se tiparet e tyre turko-mohamedianë janë një lustër, dhe se do të mjaftojë një brez me arsimin e duhur për të bërë kërcimin e madh përpara dhe për të zënë vendin e tyre mes racave të qytetëruara të gadishullit të Ballkanit.

Jo i papajtueshëm me nacionalizmin e ri shqiptar – madje mund të jetë arsyeja e tij – është fakti që shqiptari është një prej anëtarëve më individualistë të racës njerëzore.

Po të mos kish qenë i tillë, ai do e kishte humbur shumë kohë më parë identitetin e tij, duke u shkrirë me popujt e ndryshëm që përgjatë kohërave u kanë ardhur rrotull maleve shqiptare. Pavarësisht sulmeve të vazhdueshëm të romakëve, gotëve, serbëve dhe bullgarëve dhe 350 viteve dominim të Turqisë, shqiptari e ka ruajtur individualitetin e tij të pathyeshëm.

Crispi, burri i shtetit italian ka qenë me prejardhje shqiptare. Ai ishte pjesëtar i kolonisë së madhe të shqiptarëve në Sicili dhe Italinë e jugut, paraardhësit e të cilit, afro njëqind mijë, emigruan kur Turqia pushtoi Shqipërinë. Edhe sot e kësaj dite, shqiptarët e Italisë e ruajnë prejardhjen e tyre.

Mosgatishmëria ose paaftësia e shqiptarëve për të ndryshuar individualitetin e tyre reflektohet tragjikisht në ekzistencën e vazhdueshme të sistemit fisnor shqiptar dhe grindjet e përhershme mes fiseve. Si rezultat, Shqipëria nuk ka mundur të paraqesë një front të bashkuar kundër një armiku të përbashkët.

Vetëm një hero i madh bashkues kombëtar ka dalë për shqiptarët – Skënderbeu.

Ai vdiq në vitin 1467, pasi fitoi 21 beteja kundër turqve. Vdekja e tij e la Shqipërinë pa udhëheqës, dhe shqiptarët trima që nuk njihnin besnikëri apo ligj tjetër përtej atij të familjes dhe klanit, ranë në sundimin e Mehmetit II, pushtues i Kostandinopojës. Mehmeti mundi t’i shtypte, por jo t’i nënshtronte shqiptarët. As edhe sulltanët e mëvonshëm nuk kanë arritur ta plotësojnë këtë dëshirë të madhe.

Më e mira që mund të bënin ishte t’i bënin për vete, dhe deri në ditën e fundit të tiranisë së Abdyl Hamitit, shqiptarët trajtoheshin si popull i veçantë. Hamiti ua bleu besnikërinë duke mos u vënë taksa, duke frenuar rekrutimin ushtarak dhe duke përzgjedhur më të mirët e këtyre malësorëve të ashpër si truprojat e tij personale.

Turqit e rinj ishin të pamëshirshëm

Kur pas vitit 1908, turqit e rinj kishin miratuar Kushtetutën e tyre dhe po përpiqeshin me shumë mundime të vinin rregull në Perandorinë otomane, trajtimi i Shqipërisë ishte një prej problemeve më delikatë. Duhej të ishte bërë më me kujdes.

Përmes një trajtimi delikat, përmbushjes së premtimeve dhe shfaqjes se një simpatie të drejtë për aspiratat e një race injorante por shumë të zotë, turqit e rinj do të kishin qenë në gjendje të ngrinin dhe forconin në provincën e Shqipërisë një barrierë të padepërtueshme ndaj agresionit europian.

Në vend të kësaj, ata kanë ndjekur një rrugë që është përshkruar siç duhet nga korrespondenti në Kostandinopojë i “Times”-it të Londrës, si politika e rulit me avull. Duke injoruar këshillat e çdo politikani me përvojë, turqit e rinj nxituan t’i “trajtonin” shqiptarët njësoj si fshatarët injorantë turq në Azinë e Vogël. Asnjë strategji tjetër nuk do të kish qenë më e pavend dhe më e destinuar të dështonte.

Shenjat e para te nje kundershtimi u dhane që ne vjeshtën e vitit 1909, por duhej të vinte pranvera e vitit 1910 që një revoltë të merrte përmasa serioze. Në 5 prill të atij viti, shqiptarët myslimanë të skajit verilindor të Shqipërisë rrëmbyen armët kundër qeverisë. Për pak ditë rebelët mbajtën Kaçanikun, por 50 mijë trupa turke u dërguan menjëherë në rajon dhe lëvizja u shtyp. Ajo pati një karakter lokal dhe nuk kishte organizim. Shqipëria si e tërë nuk ishte qëllimi i saj.

Megjithatë, turqit e rinj menduan se kishte ardhur koha t’u jepnin një mësim shqiptarëve të pabindur. Trupat që ishin mbledhur për të shtypur kryengritjen marshuan nëpër Shqipëri. Një divizion shkoi në perëndim, në Shkodër. Ata përshkuan rrugë malore që për breza të tërë ishin mbyllur për këdo që udhëtonte i shoqëruar nga një ushtar turk, sepse shqiptarëve nuk u pëlqente uniforma e autoritetit turk. Por tani malësorët, të zënë në befasi, do të çarmatoseshin.

Pas shtypjes që kishin pësuar sivëllezërit e tyre, më të paktë në numër dhe të gjendur përballë automatikëve – një tmerr i pazakontë për shqiptarët e thjeshtë – nuk kishte shpresë për rezistencë. Armët e tyre – krenaria dhe zotërimet – iu morën, dhe shqiptarëve iu “dha një mësim” mizor. Një tjetër divizion i forcave turke marshoi në jug dhe penetroi në luginat paqësore të Shqipërisë.

Në Elbasan, udhëheqësit intelektualë të Shqipërisë së Re kishin hapur një shkollë normale. Ata po përpiqeshin të përgatisnin shqiptarët që të bëheshin mësues të bashkatdhetarëve të tyre injorantë në të gjithë vendin. Përdornin gjuhën shqipe dhe, sipas votimit të një kongresi shqiptar të një viti më herët, e shkruanin këtë gjuhë – një gjuhë europiane – me shkronja latine.

Nën Abdul Hamitin, çdo përpjekje për të shkruajtur apo dhënë mësim në gjuhën shqipe ishte shtypur. Vetëm në shkollat e misioneve austriakë dhe italianë në veri të Shqipërisë, ku ofrohej propaganda austriake dhe italiane, dhe jashtë survejimit të Sulltanit, kishte qenë e mundur që shqiptarët të studionin në gjuhën e tyre.

Sa për një alfabet, politikanët austriakë që mbështesin punën misionare të priftërinjve austriakë dhe nuk pushojnë asnjëherë së çuari përpara skemat austriake, shihnin me dyshim nga një e ardhme për Shqipërinë, liderët e të cilës të mësuar në Itali apo Austri do të bashkoheshin nga një gjuhë dhe alfabet i përbashkët. Kështu u krijua një alfabet i gjatë dhe iu ofrua fëmijëve në shkollat e misioneve austriakë.

Kjo do të ndihmonte për të krijuar të çara për të ardhmen, kur Austria shpresonte që do të trashëgonte këtë tokë dhe do të kishte të nevojshme të përdorte tiraninë e saj dinake për të austrianizuar shqiptarin.

Shkolla normale e Elbasanit, me alfabetin e saj latin dhe e çliruar prej propagandës së huaj ishte një rreze drite në errësirën e Shqipërisë. Ajo nuk kishte ndarje fetare – myslimanët dhe të krishterët ishin vëllezër pa dallim. Themeluesit kishin vetëm një qëllim, lartësimin e racës shqiptare. Ata nuk ishin revolucionarë në kuptimin politik të fjalës. Ata donin të bashkëpunonin me qeverinë e turqve të rinj, dhe vetëm kërkonin që zbatimi i kushtetutës së re të kishte diçka të përbashkët me premtimet e saj themelorë.

Por kur ushtarët turq erdhën në Elbasan në verën e vitit 1910, u shpall gjendja e jashtëzakonshme. Të gjithë ata që shiheshin se kishin lidhje me shkollën normale apo simpatizonin përparimin e saj u ndoqën, u sollën para autoriteteve ushtarakë dhe u rrahën në një mënyrë shumë mizore për t’u rrëfyer.

Rrahja me thupra dhe kamzhik u zbatuan për shumicën e njerëzve të iluminuar në Elbasan. Financieri i shkollës normale u fshikullua përtej çdo imagjinate. Drejtori dhe shumë prej mësuesve u arratisën. Autoritetet ushtarakë kërkuan dhe rrahën personat përgjegjës për një telegram që ishte dërguar në drejtim të Kostandinopojës, ku kërkohej që mësimi në shkollat shqiptare duhej bërë në gjuhën shqipe dhe me gërma latine.

Më tej ushtarët marshuan për të bërë punë të tjera “pasi kishin mbyllur atë shkollë dhe u kishin dhënë shqiptarëve një mësim për t’u mbajtur mend”.


Kryengritjet e shqiptarëve

Me kalimin e 1910, telashet nisën të shtohen për turqit në kancelaritë e Europës, sidomos për skandalin e orgjive të ushtrisë në Shqipëri dhe mbylljen e shkollës normale, ashtu sikurse dhe për çarmatimin brutal të të krishterëve në Maqedoni. Në Europë ekzistojnë gjithmonë disa palë, interesat politikë të të cilave mund të çohen përpara duke përkrahur të shtypurit. Dhe ndonëse ishin motive hipokritë ata që vunë në lëvizje shumë burra shteti europianë që ndihmuan për shfaqjen hapur të këtyre ngjarjeve, e vërteta e bëmave të turqve të rinj në Shqipëri dhe Maqedoni gradualisht u bë e njohur për të gjithë.

Turku i ri ishte shfaqur tamam si biri i babait. Udhëheqësit panë që kishin bërë një gabim, por ata nuk do ta pranonin dhe ngjarjet e mëvonshme kanë treguar se nuk ndërruan mendje. Në prill 1911 ndodhi një kryengritje e malësorëve në provincën e Shkodrës, në veriperëndim të Shqipërisë përgjatë kufirit me Malin e Zi.

Revolta ishte një prej përpjekjeve të parakohshme dhe të pafata të një populli të dëshpëruar dhe trim, por të përçarë, për t’u hedhur kundër zgjedhës së patolerueshme. Në vend të shndërrohej në një revoltë të përgjithshme, kryengritja mbeti e kufizuar në skajin më verior të Shqipërisë.

Patriotët e vërtetë të të gjithë Shqipërisë i hedhin tutje dallimet fetare dhe fisnorë kur gjenden përballë fakteve të mëdhenj të një trashëgimie të përbashkët dhe kundër një zgjedhe të përbashkët. Ata, pjesëtarët e arsimuar të racës së tyre, po luftonin fort vitin që kaloi për një përpjekje të përbashkët në kërkim të drejtësisë për të gjithë Shqipërinë. Fatkeqësisht, këta udhëheqës ishin të keqorganizuar, pa financime dhe pa përvojë. Ata nuk morën mbështetje prej pjesës më të madhe të fiseve myslimanë, shumë prej të cilëve, megjithatë kishin qenë kaq të çarmatosur saqë nuk mund të mendonin të bashkoheshin në një rebelim.

Mirditorët katolikë, një fis i fortë në jug të Shkodrës kishin pak pushkë, të gjitha të vjetra dhe hezituan të vijnë në ndihmë të revoltës së malësorëve, deri kur ishte shumë vonë.

Mali i Zi ishte shtylla mbështetëse e kryengritjes, përmes mbështetjes që ai dhe qytetarët e tij i dhanë refugjatëve shqiptarë të cilët dimrin e mëparshëm kishin kaluar kufirin dhe që në pranverë u rikthyen në Shqipëri, gati për luftë. Në këtë mënyrë u “gropos” thika që për breza të tërë ishte hequr nga këllëfi mes sllavëve të Malit të Zi dhe shqiptarëve autoktonë.

Por, Mali i Zi u gjend rrezikshëm i përfshirë në çështjet shqiptare, në mospërputhje me diplomacinë europiane dhe sidomos mikun e vet, Rusinë. Kështu që, në fund Mali i Zi e la Shqipërinë në baltë. Pavarësisht këtij fakti, turqit u detyruan të bënin paqe me malësorët rebelë, duke u bërë atyre kaq shumë lëshime, saqë nisën të shfaqen ankesa nga popullsia myslimane e Shkodrës, që nuk ishte rebeluar.

“Cfarë! Ju i ofroni favore rebelëve”, thanë ata. “Po kush ju ka qëndruar besnikë, pavarësisht plagëve të vjetra”. Ishte njësoj si ankesa e djalit joplangprishës. Fatkeqësisht, turku nuk mundej të zbuste fëmijët e tij besnikë, ashtu siç bëri dikur babai çifut. Sa për marrëveshjen me malësorët, nuk dihej se sa do të zgjaste.

Shkollat vetëm do i lehtësojnë

E ardhmja e Shqipërisë varet jo vetëm nga vullneti i Austrisë, Italisë, Malit të Zi që mbështetet nga Rusia, i Greqisë dhe i vetë Turqisë, ku secili prej këtyre është i vendosur që të ketë pjesën e vet shqiptare të tortës. E ardhmja e Shqipërisë varet shumë nga sasia e arsimit që mund të vihet në zbatim përpara se të përcaktohet përfundimisht fati i 2 milionë banorëve.

Me përjashtim të Znj Edith Durham, gruaja angleze që i ka shkelur vetë zonat më të egra dhe të rrezikshme të Shqipërisë, askush nuk e njeh më mirë këtë vend se sa Z. James D. Bourchier, që për një brez të tërë ka qenë korrespondent special i “London Times” në Ballkan. Artikulli i tij i jashtëzakonshëm për Shqipërinë në edicionin e ri të Encyclopedia Britannica, pasi flet për betejat e grupeve të izoluar të shqiptarëve konkludon: “Rritja e një ndjenje më të fortë patriotike duhet të varet nga përhapja e arsimit në popull”.

Nëse arsimi përhapet pa pengesa në Shqipëri, edhe shqiptarët do të fillojnë të kujdesen për vetveten. Shumë prej shqiptarëve të krishterë në qytetin e Shkodër janë arsimuar dhe kanë siguruar begati, falë italianëve dhe austriakëve. Ata i druhen sidomos fanatizmit të vëllezërve të tyre myslimanë, ndonëse në malet disa kilometra larg, mes familjeve të malësorëve injorantë, si feja e krishterë ashtu edhe ajo myslimane mund të zënë vend nën të njëjtën cati, dhe ritet e krishterë e myslimanë mund të kryhen edhe në një ndërtesë të vetme.

Disa herë autori i këtij artikulli ka pyetur shqiptarë myslimanë të arsimuar, të interesuar për kauzën e racës së tyre, përse nuk u kanë predikuar myslimanëve të Shkodrës dhe gjetkë vëllazërinë mes të krishterëve dhe myslimanëve. Pa hezitim, por me turp dhe me buzët shtrënguar, përgjigja ka qenë çdo herë e njëjta: “Eshtë e pamundur. Myslimanët janë injorantë. Në fillim duhet të arsimohen, pastaj do të kuptojnë”.

Pak përpara shpërndarjes së parlamentit, në janar 1912, një deputet shqiptar, njëri prej kryezëdhënësve të racës së tij dhe për momentin lider i rebelëve, deklaroi: “Nëse turqit vazhdojnë të të përbuzin joturqit, ata do e rrënojnë vendin e tyre. E them këtë sepse i dua turqit, ekzistenca e të cilëve është e nevojshme për ne”. Deputeti shqiptar fliste për popullin e tij.

Shqiptari ka frikë nga e ardhmja

Shqiptari ka frikë se mos, në vend që të sigurojë lirinë për të cilën është lutur dhe ka luftuar, malet e tij të shtrenjtë dhe luginat pjellore do të ndahen mes shteteve ndërluftues, dhe se mos ai absorbohet nga një racë e huaj. Austria kërcënon të vijë nga veriu. Italia kanos nga përtej brigjeve të Adriatikut. Këta janë dy armiq që shqiptarët i urrejnë më keq se sa turqit, pavarësisht shkollave, spitaleve dhe kishave që përfaqësuesit e tyre kanë ndërtuar në veriperëndim të Shqipërisë.

Shqiptarët i tremben Austrisë dhe Italisë tamam si një polak profetik mund t’i jetë trembur tre grabitësve të tokës mëmë. Shqiptarët i druhen po kështu një konference europiane për këtë qëllim, se mos Mali i Zi dhe Greqia lejohen që të zgjerohen në kurriz të shqiptarëve. Alternativa ideale që ai do të dëshironte është një Turqi e mirëqeverisur, për të cilën ai do të jetë një prej “ledheve mbrojtes”.

Megjithatë, breza të tërë sundimi turk i kanë mësuar se nuk duhet të presë drejtësi nga turqit. Revolucioni i korrikut 1908 ofroi një rreze të përkohshme shprese, por errësira e dëshpërimit u rikthye menjëherë, më e zezë se më parë. Ndëshkimi me thupra, plumbi dhe qelia e burgut kanë qenë shpërblimi i vetëm pas kërkimit për “diçka më të mirë”. Eshtë e vërtetë që, shqiptarët që kishin qenë neglizhuar për shekuj të tërë nuk ishin të gatshëm që të pranonin me mirësi disa prej kushteve të “Konstitucionalizmit”.

Fshatari injorant, që nuk ka paguar asnjëherë taksa dhe nuk është rregjistruar asnjëherë për shërbimin ushtarak, nuk e vlerësonte “barazinë” e re, që iu manifestua atij përmes pagesës së taksave ashtu sikurse të gjithë banorët e tjerë të Turqisë, si dhe për kontributin e kuotave të tij për martirët në tokat e largëta të Jemenit.

Shqiptarët kanë shumë gjëra për të mësuar. Arsimi mund të kishte ardhur tashmë përmes udhëheqësve të tyre të iluminuar.

Por turku budalla bëri të vetmen gjë që dinte të bënte – ai marshoi me ushtri drejt Shqipërisë. Si pasojë, në vend që të shfrytëzonte shanset e një besnikërie entuziaste, ai rrënjosi edhe më tej ndjenjat e kahershme të mosbesimit dhe urrejtjes.

Spekulimet për të ardhmen e Shqipërisë të çojnë vetëm në labirinte të papenetrueshëm, pasi problemi i Shqipërisë është i lidhur ngushtë me Cështjen e Lindjes, ajo që ka munduar Europën për breza të tërë. Lufta e Krimesë u luftua për ta zgjidhur atë, por në një formë më të komplikuar ajo u rikthye në luftën ruso-turke 1877-1878. Të dërguarit e Europës në Berlin në vitin 1878 djallosën Traktatin e Berlinit.

A mos është shumë të shpresojmë që ka ardhur koha për daljen e një brezi më dashamirës diplomatësh? Megjithatë, Lindja e Afërt shpreson gjithmonë për një zgjidhje dhe për t’u dhënë fund kushteve që, me turqit e vjetër dhe tanime të rinjtë, po e bëjnë Perandorinë Otomane thjeshtë një legjendë.

Sot shqiptarët, arabët, armenët, bullgarët, grekët, serbët dhe vetë turqit po vuajnë, siç ka ndodhur prej dekadash, nga plaga e sundimit turk. Nga këta popuj të pafat, shqiptarët janë të parët që duhet të tërheqin vëmendjen e një bote joegoiste.




Marrë nga arkivat e “National Geographic” nëntor 1912 / Botuar në suplementin memo-enciklopedik në DITA



*    *    *