October 22, 2020

Moj PëDë t'u thaftë ...















Qysh do veç në luftë Lule

pa Klevisin, pa Flamurin

qysh do veç në luftë Lule

pa ServinAlianjin Nurin.

.

Nashti Lule je i humbur

fushëbetejë dhe në letër

pa Servin me pashaportë:

Hunda vijon në faqen tjetër?!

.

Qysh do bënet ne ASTIRët

pa Klevis Balli Kërriçin

pse i hoqe më të mirët

po të paktën mbaj Maliqin.

...

P.S.

Moj PëDë në tridhjet vite

polle rreth njëzet partiçka

mbarsu-pill gjersa e ndrite

moj PëDë të lumtë .içka!


                                  *   *   *


October 20, 2020

Ilir Meta Kryemadhi: Ehh, sa herë shtangën e ngriti nga toka po muskujt s'iu frynë iu fry vetëm koka.

 


Ja, shikoni shtangën

me plot njëzet kile

dhe kur bënte shtangë

paska bërë me hile!

... 

Shumë vite më parë

tutje në Çepan

nga një kokpalarë

u poll një kopan.

.

Ish i pastër ajri

se ish fshat malor

shtatin hodhi djali

se s'ish moçalor.

.

Mijra herë shtangën

e ngriti nga toka

po muskujt s'iu frynë

iu fry vetëm koka.

.

E nisi peshngritjen

derdhi djersë plot

po edhe shtangist

kurrë s'u bë dot.

.

Kur të gjithë iknin

nga Nëna Parti

like kokpalari

hyri si veri.

.

Kur çorbën gëlltiti

sa i lezetoi

që ishte e prishur

as që e kuptoi.

.

Shiti për para

Atdhe, besë, nder

hyri brekëgrisur

po del miljarder.

.

Të bukur, princeshë

gruan ëndërronte

dhe në fund e mori

ashtu siç e donte.

.

Gurët donte shumë

ishte zonë malore

ndaj kur veten kapi

hapi shumë gurore.

.

Vrau për të vjedhur

për hakmarrje vrau

vrau për t'u zgjedhur

dhe pastaj i qau.

.

Shumë vite më parë

tutje në Çepan

nga një dreqo farë

u ngjiz një shtrigan.

.

Po kjo dreqo farë

mbarsi një dreq tjetër

dhe nga ato barrë

dolën tre lugetër.

.

.

.

P.S.

Veshin mos ja vini

kur iu kërcënon

thjeshtë, është çmendur

fundi e tmerron!

                         *   *   *