April 17, 2013

Bac, u Kry!




Bac, u Kry!

Shko se Po të presin!

Baca nuk mungon në asnjë funeral figurash botërore, me shpresë se do takohet me ndonjë të figurë të gjallë që ta ketë për reklamë në TV PeDe. Por, të gjithë e shmangin. Me përjashtim të viktimave që ai ka vrarë për të ndenjur në pushtet. Gojët e liga brënda PeDe thonë se Ato nuk po i ndahen kurrë, asnjë çast.

Një gjë është e sigurt; Baca po shkon në varrimet e të gjithëve, por askush nuk ka për me ardhë në varrimin e tij.

- Si qëndron e vërteta?
- Do presim edhe pak dhe shpejt do e mësojmë.




April 14, 2013

Idiot


Të Dashur Miq:
A Ju Duket Sikur ka 30 vjet
 që Përdor Kompjuterin 
ky Hundrrens?


Qeveria: 
Laptopë me subvencion për 60 mijë nxënës.

 Berisha: 
Si e mbrojta kompjuterin tim amerikan

Qeveria shqiptare do të subvencionojë blerjen e rreth 60 mijë laptopëve për nxënësit shqiptarë. Kjo është parashikuar në një marrëveshje të nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë INTEL, raporton Panorama. Marrëveshja është nënshkruar mes ministrit të Inovacionit, Genc Pollo dhe përfaqësuesit të INTEL, zëvendëspresidentit John Davies. Megjithatë skema e subvencionimit do bëhet e ditur më vonë.

Ndërkohë në Tiranë po zhvillon punimet forumi rajonal për Europën për internetin me brez të gjerë. Aty ka folur kryeministri Sali Berisha, që ka shpjeguar se si ka sjellë në Shqipëri kompjuterin e parë amerikan dhe se si e ka mbrojtur atë në komunizëm.

“Ëndrra ima për Shqipërinë dixhitale vjen nga rinia ime. Prej rinisë sime kam pasur një rast personal që më bindi se asgjë nuk mund ta ndryshojë më shumë jetën se sa kompjuteri. Në atë kohë nuk kishte ende internet. Në vitet ‘80 u ktheva nga Parisi, atje punova në një laborator shumë dinamik. Kryeqyteti francez nuk kishte kompjutera personal në atë kohë, të gjithë ishin kompjutera të mëdhenj. Me t’u kthyer në Shqipëri, pashë se Apple kishte nxjerr produktin e tij, Apple 2. Nëpërmjet një tregtari britanik arritëm të blinim një të tillë, por pa program. Në laboratorin tim, një djalë i ri, shumë i përkushtuar ndaj matematikës, filloi ta programonte. Kështu, në disa muaj, duke punuar në Fortran apo Pascal, ai arriti të programojë programin më të madh të kohës për të gjithë indekset hard. Kompjuteri ynë në atë kohë ishte si një lloj fantazme për administratën. Ministri im më tha për çfarë duhet këtu. I sqarova zotit ministër se për çfarë më duhej. Por ai më tha se ky është një produkt amerikan dhe unë e pyeta se   çfarë kuptimi ka? Ai m’u përgjigj se ndalohet nga ligji. I thashë se nuk ndalohet nga ligji shqiptar, e ai sërish m’u përgjigj; është më keq. Megjithatë, ky kompjuter e lejoi skuadrën time që të përfundonte disa punë vendimtare, të cilat, pa kompjuterin, do të na duheshin ndoshta 8 deri në 10 vjet punë për t’i përfunduar,” tha Berisha.

http://www.gazetatema.net/web/2012/09/07/qeveria-laptope-me-subvencion-per-60-mije-nxenes-berisha-si-e-mbrojta-kompjuterin-tim-amerikan/