July 29, 2015

Ja si do të jenë njerëzit e famshëm në vitin 2040

Mjekrra të bardha, rudha, lëkurë jo më tonike: koha kalon për të gjithë, edhe për yjet. Por, për ata që punojnë në eBaum’s World, kjo kohë ka kaluar tashmë. Dhe kështu janë argëtuar duke plakur, teksa imagjinojnë si do jenë pas 25 vjetësh, njerëz të famshëm. Nga Zac Efron, tek Brad Pitt, nga Angelina Jolie, tek Miley Cyrus, ja më të bukurit e më të famshmit në versionin e plakur. Gjithmonë nëse bisturia nuk bën pjesën e saj.


 Kim Kardashian


Angelina Jolie


 Benicio Del Toro



 Brad Pitt



 Christina Aguillera




 Daniel Craig




 David Beckham




 George Clooney




 Matt Damon




 Miley Cyrus




 Nathalie Portman




 Taylor Swift




Zac Efron




*   *   *







Ismail Kadare sulmon “adhuruesit” e Turqisë së re




Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare nëpërmjet një postimi ka sqaruar evoluimin e shkollave shqip dhe se si turqit e kanë ndaluar gjuhën shqipe në shkolla gjatë shekullit të XIX-të. 

Ai më tej shton se ata që e sulmojnë Gjergj Kastriotin – Skenderbeun, sulmojnë një vizionar të madh, princ e një njeri që e ktheu vështrimin drejt Europës.


Ja postimi i plotë i Kadaresë:

“Asnjë gjuhë tjetër dhe asnjë shkollim në Europë nuk kanë pasur një martirizim të tillë: pesë shekuj dënim. Për të mos u zgjatur, mjafton një statistikë tmerruese nxjerrë nga “Historia e shqiptarëve”, e francezit Serge Metais, botuar në vitin 2006, Paris. Tabloja e shkollimit është e pabesueshme.

Më 1887, në Shqipëri kishte tre mijë shkolla. Prej të cilave një mijë e dyqind shkolla publike turke, po aq shkolla private greke, treqind shkolla bullgare, serbe dhe vllahe, shkollë shqipe vetëm një, me drejtor Pandeli Sotirin!
Pra, gati çdo gjuhë lejohej të mësohej në “perandorinë tolerante”, përveç njërës: gjuhës shqipe! Dhe historia s‘mbaron me kaq. Katër vite më pas, Pandeli Sotiri vritet, shkolla shqipe mbyllet! Kjo është e vërteta, që ende nuk është shpalosur qartë përpara popullit shqiptar.

Por rimohuesit nuk e duan këtë të vërtetë. Në vend të saj, ata duan të vendosin një tjetër histori. Siç u pa më lart, për ata pushtimi, pra, sundimi osman nuk ka qenë i keq. E keqe dhe kundërproduktive ka qenë qëndresa e Gjergj Kastriotit. Duke e sulmuar Kastriotin, më shumë se njeriun e shpatës, ata sulmojnë vizionarin e madh, princin, që, ndryshe nga të tjerët, e ktheu vështrimin drejt Europës. Në këtë mënyrë, bashkë me doktrinën e lirisë, ai nismëtoi programin më europianist shqiptar, më modernin program të këtij populli.


Është e qartë tani përse rimohuesit shqiptarë janë kundër testamentit të tij. Teza e tyre se sundimi osman s‘ka qenë i keq, e keqe ka qenë qëndresa, mund të përkthehet fare saktë: e mirë për Shqipërinë nuk është Europa, por Azia. Andej, pra, të kthehemi!”

*    *    *





PeeJe T, Mbreti i Fotoshopit


Kur jemi tek aftësitë në fotoshop, me siguri se askush nuk mund t'ia kalojë legjendarit PeeJe T, the tani është kthyer me krijime të reja. 

Në imazhet e fundit ai ka manipuluar me imazhe të personave të famshëm, të cilët janë fotografuar në situatat të ndryshme, dhe duke e bërë këtë edhe ai është shëndrruar në një të famshëm.
Në këto punime të fundit ai ka zgjdhur motrat Kardashian Kim dhe Khloe, pastaj Kanye West, Rihana e kështu me radhë.



 *    *    *






Nuk është ai që mendoni (Foto)


Në shikim të parë ju mund të mendoni se duket si një penis i dalë nga fustani i ndonjë femre, por kur e klikoni fotografinë është shumë më i pafajshëm, shkruan dailystar.

Kjo fotografi e postuar nga “MonogamousMindy” me fjalët “Nuk ka asgjë më të ëmbël se këmbët e vogla të një foshnje të vogël”

Nuk është e sigurtë nëse ata e kishin parë iluzionin kur e postuan, por mijëra anëtarë të rrjetit “Reddit”, e kanë vërejtur këtë detaj.

“Kam menduar se është penis, dhe ky është shkaku pse kam klikuar këtu”, ka thënë një anëtar.

Një tjetër anëtarë ka thënë se “Para se ta klikoja kam menduar se është ndonjë femër që e ka edhe organin që zakonisht ndodhet te meshkujt”.

Derisa një tjetër person ka komentuar “Unë e kam shikuar për herë të dytë. Seriozisht kam menduar që është penis deri në momentin që pashë kokën e bebes”.

Që nga momenti i postimit, kjo fotografi është shikuar më shumë se 3 milionë herë, ndërsa ishte shpërndarë para 5 ditëve.

Fotografia megjithatë nuk është asgjë tjetër: Një foshnje duke fjetur gjumë në barkun e nënës së saj.



*    *   *











Sali Berisha: Rama, ordiner që s’njeh shtet, Kushtetutë, ligj e moral!


Sali Berisha, kur ishte kryeministër ofendoi publikisht presidentin Bamir Topi si “Horr Bulevardi”, kryeprokuroren “Lavire Bulevardi” dhe nuk pyeste as për president, as për kushtetutë, as për ligj e as për moral, …

(SHIKONI SI SILLEJ SALI BERISHA ME OPOZITEN:





... sot ai ka hedhur akuza të rënda ndaj Edi Ramës, duke thënë se ai është qeveritar që nuk njeh as shtet, as Kushtetutë, as ligj e as moral.

ARSYEJA?

Lexoni statusin e Berishës në fb

Te dashur miq, Edi Rama sillet ndaj shtetit dhe kryetarit te tij, Kushtetutes dhe ligjeve te vendit si nje ordiner qe nuk njeh shtetin dhe kryetarin e tij, nuk njeh Kushtetuten dhe ligjet e vendit por dhe asnje norme morale, etike te nje zyrtari pa lere me te nje qeveritari. Ai jo vetem mendon por dhe sillet ndaj kryetarit te shtetit shqiptar, dhe mbi 100 vite pas themelimit te tij, si zyrtar zuzar duke fyer keshtu rende jo vetem kreun e shtetit por dhe gjithçka qe ai sipas Kushtetutes se ketij vendi perfaqeson. 

Keshtu, per here te pare, me urdher antiligjor te Rames, drejtoresha e drejtorise se rezidencave shteterore, qe ne fakt i ka shnderruar ato ne rezidencat personale te Rames, Koçove e suites se tij dhe orgjive te tyre, nuk lejon Presidentin e vendit, kreun e shtetit ne njeren prej tyre. Per vilen e Dhermiut Rama urdheron drejtoreshen e tij te genjeje pafytyresisht Presidentin dhe ti thote se ai nuk mund te shkoje ne Dhermi sepse vila eshte ne rikonstruksion. Por kur genjeshtra e paturpshme del sheshit, perseri me urdher te Rames i thote Presidentit te vendit se rezidenca e Dhermiut nuk mund ti jepet atij sepse do shfrytezohet gjate gjithe veres nga Rama dhe Meta. 

Po keshtu, rezidenca e Vlores, shkruan ajo duke firmosur shkresat e hartuara ne kryeministri, nuk mund ti jepet Presidentit pasi Rama shkon shpesh me sherbim ne Vlore dhe eshte vetem per ate. 

Ky eshte nje akt i pashembullt pafytyresie, cilatdo qe kane qene marredheniet personale midis Presidentit dhe Kryeministrit, ne keto dy dekada nuk ka ndodhur kurre me pare kjo. Te dy rezidencat shteterore, te Dhermiut dhe te Vlores, nuk jane bllokuar kurre nga i njejti titullar. Gjate dy dekadave te fundit ato jane dhene kundrejt pageses dhe zyrtareve te tjere. Ky akt eshte deshmi e nje urrejtje patologjike e Edvin Kristaq Rama, qe kalon çdo limit, çdo norme dhe qe provon se ai i konsideron rezidencat shteterore si prone te tij personale familjare.

Kurse drejtoresha e orgjive qeveritare me shkresat qe firmos, deshmon se jo ligji por mercenarizmi dhe prostitucioni politk eshte morali i turpshem i saj, sepse ajo para se ti lejoje vetes akte te tilla te padenja per nje zyrtar te nje vendi te qyteteruar, sikur te kishte nje kuant te moralit zyrtar e njerezor do jepte doreheqjen dhe kete akt te ulet nuk do ta bente per llogari te Rames ndaj kryetarit te shtetit! sb.


*    *    *




Behgjet Pacolli: Ja pse u ndamë me Anna Oxa-n




Një kapitull të rëndësishëm në jetën e biznesmenit dhe politikanit kosovar, Behgjet Pacolli, zënë edhe gratë.

Ai thotë se ka disa fëmijë nga lidhje pasionante me gra të ndryshme, por veçon lidhjen zyrtare me këngëtaren italiane, me origjinë shqiptare, Ana Oxa dhe më pas me gruan ruse, me të cilën jeton dhe ka dy fëmijë.

Në librin e tij autobiografik “Nga sfida në sfidë, jeta Behgjet Pacolli”, ai tregon se si ndikoi familja e saj, që Ana Oxa të ndahej prej tij, edhe pse ishin një çift i mrekullueshëm dhe në harmoni. behgjet pacolli Sot unë mund të them se ajo ra viktimë pikërisht e familjes së saj. Ajo, në këtë rreth të vetin familjar që e mbante me vete, kishte edhe dy motra të pamartuara dhe një tjetër të martuar. Megjithëqë ajo kujdesej për to në mënyrën më të mirë të mundshme, unë hetoja se ato kishin një lloj xhelozie ndaj saj.

Ishin motra, por megjithatë, herë pas here shpërthente ndonjë gjest ose veprim i tyre, që nuk ishte krejtësisht i sinqertë dhe pa prapavijë. Por Ana ishte shumë shpirtgjerë dhe i tejkalonte këto imtësi pa ua vënë veshin. Ndarja ndodhi befas. Ndodhi me një shpejtësi marramendëse, gati të pabesueshme. Ishte 27 maji i vitit 2001.

Ana atë ditë duhej të udhëtonte për në Kroaci, sepse në “Arenën” e Pulës ishte aranzhuar një koncert i saj. Unë nuk mund të udhëtoja me të, pasi po atë ditë në Bolonjë kisha caktuar një takim me një mjek amerikan, sepse kisha një problem me nofullën, që më kishte mbetur që nga koha e aksidentit.

Në mëngjes u çuam dhe shoqëruam në shkollë Qazimin dhe Françeskën, fëmijët e Anës. Në kthim, u ndalëm dhe pimë kafe në një nga ato lokalet e mrekullueshme të Luganos, buzë liqenit. Folëm për gjëra të zakonshme. Më pas u kthyem në shtëpi dhe pritëm derisa të vinte shoferi i Anës, i cili atë ditë u vonua pak. Në këtë çast ra telefoni i shtëpisë. Ishte vëllai i Anës. Familjarët e Anës që jetonin larg, e dinin që unë do të shkoja në klinikë. Ishin shumë të kujdesshëm dhe për çdo gjë thërrisnin në telefon, pyesnin, interesoheshin.

Pra, ishin jashtëzakonisht korrektë. Po në këtë moment, motra e madhe e Anës, Xhemile (Gemma) e kishte emrin, kaloi nëpër kuzhinë, e kuptoi se unë isha duke folur me vëllanë e saj dhe më bëri me shenjë diçka. Unë siç isha i përqëndruar në bisedë në telefon, nuk e mora vesh se çfarë më thoshte, kështu që e mbylla telefonin. Ajo m’u afrua dhe më fyu shumë keq.

“Pse e mbylle telefonin, budalla!”, më tha ajo.

Scemo është një fjalë që italianët e përdorin shpesh, edhe kur e kanë me shaka. Por mua këtë fjalë ma tha me njëlloj nervozizmi, kështu që shfryrja e saj mbi mua kishte këtë kuptim: pse e mbylle telefonin, budalla!

Unë ia ktheva në të njëjtën masë: Budallaçkë je ti! – i thashë dhe shtova:

-Nëse je këtu për punë (ajo merrte rrogë prej meje, sepse kujdesej për fëmijët e Anës), bëj punën tënde ashtu si duhet. Në të kundërtën, në këtë shtëpi je mysafire dhe sillu si mysafire. Nëse kështu nuk të pëlqen, atëherë përjashta!

Dhe e shtyra pak, në kuptimin – ja ku e ke derën!

Por ajo, aty për aty, bëri sikur u rrëzua dhe nisi të bërtiste me zë të lartë. Ishte një inskenim i qartë. Nga britmat e saj ushtoi shtëpia.

E thirri të shoqin:

-Ndihmë, se ky më mbyti!- bërtiti.

Burri i saj gjithashtu punonte për mua, si shofer, me rrogë të mirë, bile edhe kravatat e mia ia falja.

E mbaj mend se atë ditë mbante pikërisht një nga ato kravatat që ia kisha lidhur unë, sepse ai nuk dinte t’i lidhte ato. Ai hyri në kuzhinë dhe ia nisi të bërtiste: “Si sillesh ti me gruan time kështu” e gjëra të tjera. Nuk e di si ndodhi, por, pa një pa dy, i thashë:

-Ti, dil jashtë! Lëri makinat dhe mos të t’i shoh sytë! Mos eja më kurrë!

U bë hallakamë e madhe. Dolën edhe dy motrat e tjera të Anës, edhe ato duke bërtitur. Kanë qenë aty edhe mbesat e saj. Edhe ato u ngjitën nga kati i poshtëm, duke u çjerrë. Pastaj dolën në oborr, të gjithë sa ishin, dikush duke folur me zë të lartë, dikush duke bërtitur. Si italianët e jugut! Mentalitetin e kishin të tillë. Dera e jashtme kishte qenë e hapur, kështu që njerëzit kishin filluar të mblidheshin në rrugë. Nuk dinin se çfarë po ndodhte.

Ndërkohë, që të mos dilja nga shtëpia ashtu i nervozuar, shkova në dhomën time, piva pak ujë, i freskova sytë dhe u nisa të dal. Sakaq Anën e kishin njoftuar me telefon dhe ajo u kthye nga rruga për në aeroport. Kur dola te dera, e pashë duke hyrë dhe u tërhoqa në sallon, me idenë që atje mund të sqarohemi, nëse ajo kërkonte një sqarim të tillë.

Nëse edhe ajo do t’ia niste me britma, së paku le të mos dëgjoheshim jashtë. Tani edhe Ana erdhi duke bërtitur. Nuk la gjë pa më thënë në italisht. Me fyerje, me sharje, me fjalët më të rënda. Unë u përpoqa ta qetësoja dhe të sqaroheshim pa tension.

-Prit të të shpjegoj!-, i them.

-Durim pak! Por ajo nuk ndalej.

Shkova në fund të sallonit, u mbështeta në mur dhe prita që ajo të shfryhej, pa ia kthyer asnjë fjalë. Dikur, përsëri jam përpjekur të shpjegohem.

I thashë edhe një herë: -Ndalu pak!

Ti nuk po më lë të të sqaroj se çfarë ka ndodhur!

Ajo vazhdoi me të sajën:

-Nuk ke çfarë më sqaron ti!

Dhe prapë sharje, fyerje nga ana e saj.

Atëherë i thashë:

-Mbylle! Ose më dëgjo, ose jashtë prej këtu, edhe ti menjëherë!

-Edhe unë?!, thotë ajo e habitur.

-Po, po, edhe ti! Pa e zgjatur më, e mora valixhen te dera, u futa në makinë dhe u largova, pa e kthyer kokën prapa. U nisa për në Bolonjë, atje ku e kisha caktuar terminin për kontroll mjekësor. Rrugës bisedova pak me shoferin tim, Valentinin, një djalë i shkëlqyer. Ai kishte qenë dëshmitar i krejt situatës, që nga fillimi e deri në fund. “Nuk kam parë njerëz më të pakulturuar,” më tha duke ju referuar disa prej familjarëve të Anës. “Këta nuk ishin normalë.”

Martesa me Anën, e gjithë Lugano për ne

Një ditë, Ana më thotë krejt papritmas:

-Thirre avokatin, se dua të martohemi! Unë u befasova.

Ishte hera e parë që Ana e përmendte martesën. Nuk ishte ky një trill i çastit. Ana vërtet ishte e vendosur. Bëra siç më tha ajo. Thirrëm avokatin, përgatitëm dokumentet dhe një muaj më vonë, saktësisht më 26 shtator 1999, bëmë celebrimin. Bëmë edhe një dasmë madhështore, të jashtëzakonshme, të tillë që nuk ishte parë ndonjëherë në Lugano. Thirrëm shumë njerëz nga Kosova, nga Shqipëria, nga Italia, familjarë, personalitete të njohura të kulturës dhe të artit, pastaj grupe muzikantësh, solistë, ansamble valltarësh, madje një të tillë edhe nga arbëreshët e Italisë. Për disa orë u bllokua sheshi kryesor i Luganos, për herë të parë në histori.

Asnjëherë ky shesh nuk ishte bllokuar për një ceremoni kurorëzimi. Mua ma lejuan këtë gjë. Ana ishte e lidhur së tepërmi me familjen e saj. Ata erdhën të jetonin në Lugano, madje në shtëpinë time, në katin e parë, sepse kishte hapësirë të mjaftueshme. Unë i punësova, dikë kujdestare fëmijësh (Ana kishte dy fëmijë, vajzën Françeskën dhe djalin Qazimin), dikë shofer, dikë në ndonjë punë tjetër. Nuk ishte me rëndësi sa punonin. Ana donte t’i kishte pranë vetes dhe unë ia plotësova këtë dëshirë.

Sëmundja e Anës që na lidhi bashkë

Rrethanat e njohjes me Ana Oxën, fillimisht kanë qenë të lidhura me shëndetin e saj. Ajo vuante nga boshti i kurrizit, nga një shkarje unazash, nga mjedisi, nga përmjeti, siç themi ne kosovarët. Kishte kërkuar ndihmë gjithandej, por pa dobi. Menaxheri i saj e dinte që unë udhëtoja shpesh për në Rusi, ndërkohë që asaj i kishin thënë se atje kishte mjekë të mirë. Një mjek të tillë unë e solla në Lugano. Vetë Anën atëherë nuk e njihja. Nuk kisha pasur rast ta takoja ndonjëherë.

Natyrisht, kisha dëgjuar për të. Me të sjellë nga Rusia mjekun që asaj i duhej, ajo tani vinte në shtëpinë time dhe i bënte ato masazhet dhe terapitë fizike me mjekun rus. Më pas, i solla në Lugano edhe një mjeke-natyraliste nga Tivari i Malit të Zi, e cila ishte bërë e njohur për rezultatet e mira që kishte arritur në mënjanimin e këtyre problemeve shëndetësore. Me trajtimin që i bënë këta dy mjekë, Ana e hoqi brengën se mund të kishte ndonjë defekt të lindur, siç i kishte thënë ndonjë mjek dhe siç kishte pandehur shpesh edhe ajo vetë. Në të vërtetë, nuk kishte pasur asgjë, një ishijas të zakonshëm, i cili ishte dashur të shërohej me një gjimnastikë të lehtë intensive. Dhe, kështu filloi lidhja jonë, gati si papandehur, pa sforcime e teprime.

Në fillim të viteve ’90 ajo tërhiqet për pak kohë nga jeta publike. Më vonë filloi të udhëhiqte një emision në RAI, ndërkohë që ne bashkëjetuam për një kohë të gjatë në Monza të Milanos. Gjatë atyre viteve bëmë një jetë shumë intensive. Kemi vizituar shumë qytete dhe shtete. Nuk kemi lënë gjë pa provuar. Shumë herë na ka ndodhur të kthehemi në shtëpi nga ora një ose dy e natës dhe pastaj, thoshim, hajt të shkojmë të hamë nga një kifle me kapuçino në Londër. Thirrnim pilotët, përgatisnim avionin tim dhe shkonim në Londër, në kafenenë tonë të preferuar. Kështu kemi jetuar. Kemi udhëtuar shumë, nga një cep i botës në tjetrin, në Moskë, nëpër Kinë, në Hong-Kong, në Meksikë, në Venezuelë, në Havanë te Fidel Kastro, gjithkund.

Unë, gjithashtu, e ndiqja nëpër koncerte, kurse ajo ndonjëherë më shoqëronte edhe në udhëtimet e punës. Më 1996 e solla Anën edhe në Kosovë. Por gjërat nuk shkuan siç e kishim menduar. Për shkak të mjegullës, nuk na lanë të ateronim në aeroportin e Prishtinës, por na çuan në aeroportin e Nishit. U nisëm me makinë drejt Prishtinës dhe, diku afër Podujevës, na ndali në postbllok policia serbe. Ana u xhindos. Nuk la gjë pa u thënë policëve, ndërsa unë mundohesha ta qetësoja, sepse kisha frikë mos ndodhte diçka e keqe. Pastaj bashkë me Anën shkuam në vende të ndryshme.

“Sqarimi që i dhashë Anës dhe ndarja zyrtare

Kur jam kthyer në Lugano dhe e kam parë shtëpinë e paprekur, se Ana kishte marrë vetëm gjërat personale dhe asgjë tjetër, unë mund ta thirrja e t’i thosha të kthehej. Ajo kishte lënë edhe kartat e mia të kreditit dhe çdo gjë tjetër. Pra, ishte treguar shumë e kujdesshme dhe fisnike. Dhe unë e dija se, po t’i thosha të kthehej, ajo do ta bënte këtë. Mirëpo, edhe për mua tani ishte vonë. Edhe unë tashmë e kisha vendosur dhe nuk kishte kthim prapa. Kjo situatë u përsërit edhe në tetor, përpara gjykatësit, i cili kishte marrë në shqyrtim divorcin tonë. Ai na e bëri të ditur se nuk ishte një konflikt i patejkalueshëm dhe tha:

-Me sa shoh unë, ju që tani mund të ngriheni dhe ta përqafoni njëritjetrin. Edhe përkundër asaj që ka ndodhur mes jush, ju dukeni një çift shembullor.

-Jo, -thashë unë. -Ka marrë fund kjo punë.

-Epo, -tha Ana, -meqë për të paska marrë fund, edhe për mua ka marrë fund.

Pas nënshkrimit të aktit të divorcit, i thashë Anës:

-A jemi tani të shkurorëzuar? -Po,- përgjigjet ajo.

-Eja tani të pimë një kafe dhe ta sqarojmë se ku ngeci puna jonë. Zbritëm në bar, u ulëm në kënd dhe porositëm kafe. Ana nuk ishte e qetë. Shihej një tension në mënyrën e saj të sjelljes. Unë e njihja mirë dhe e shihja se aktin e divorcit e kishte përjetuar rëndë. As unë nuk isha indiferent, por mbahesha, gjithsesi më mirë se ajo. A të kam thënë,- i thashë Anës, ndërsa u ulëm përballë njëri- tjetrit, -se mund të vijë një çast, kur gjërat mund të marrin rrugë të këtillë, pikërisht siç morën… ?

-Po, por ti…,- ndërhyri ajo.

Prit, i thashë.

-Tani jemi të ndarë. Së paku tani mund të bëhesh e duruar dhe të më dëgjosh.

A kemi pasur një jetë të bukur? Po. A të kam thënë se, kur të vijë deri te fyerjet dhe sharjet, më mirë është që secili të shkojë rrugës së vet…?

-Po… Dhe pastaj ia shpjegova fill e për pe si kishte ndodhur ngjarja, pa shtuar dhe pa munguar asgjë. I tregova si kishte vepruar motra e saj, si kishte ndodhur krejt incidenti. Fytyra e saj mori një përskuqje të lehtë dhe nga sytë filluan t’i rridhnin lotët. Unë vazhdova shpjegimet e mia, kurse ajo vazhdonte të qante, ashtu në heshtje, pa dënesje, sikur lotët i rridhnin vetvetiu. Nuk i fshinte fare. Lotët i shkonin rrëke, i piknin mbi tryezë. Kurrë nuk kisha parë një grua të qante me aq shumë lot, si shiu. Dikur u kthye dhe më tha:

-Vetëm një gjë nuk ta fal kurrë. Që ti ike dhe nuk patëm rastin të bisedojmë.

Në këtë moment edhe unë u preka dhe mund të them lirisht se Ana ka qenë një zonjë në kuptimin e plotë të fjalës. Edhe në momentin e fundit. Gjithmonë dëshiroj të dëgjoj mirë për të. Kaq. U përshëndetëm, tani si miq, dhe secili shkuam rrugës së vet.

*    *    *



KAS, UEFA dhe “dashuria” për Platinin



Nga Gjergj Vyshka

Shqipëri – Serbi më 8 tetor në “Elbasan Arena”, sepse stadiumi i Shkodrës duhet testuar në një miqësore të rëndësishme, të cilën Federata Shqiptare e Futbollit e ka premtuar që do ta gjejë dhe do ta luajë në “Loro Boriçi” në nëntor. Ky ka qenë vendimi i UEFA-s, që kështu përkthehet si “kufiri tek thana” për futbollin shqiptar, ndërsa i ka dhënë më shumë kohë qeverisë sonë për ta çuar deri në fund projektin për një stadium modern në Shkodër.

Pyetja është shumë e thjeshtë, po “Elbasan Arena” në çfarë miqësoreje luksi u testua, kur ndeshja e parë zyrtare është ajo me Danimarkën e vlefshme për kualifikueset e Evropiani? Apo atëherë ishim si “shoqe” me UEFA-n dhe Platininë. Dhe ky bllok i parë vjen veçanërisht pas vendimit të KAS-it, që me shumë të drejtë na ktheu trepikëshin me Serbinë e sot na mban në lojë jo vetëm për t’u kualifikuar direkt në finalet e Kampionatit Evropian të Futbollit “Francë 2016”, por edhe për të qenë të tretët në Play-off. E gjithë ky vendim i evropianëve për të luajtur me Serbinë në Elbasan, atje ku më 7 shtator do të presim dhe Portugalinë, s’është gjë tjetër, por vetëm për të mos e toleruar më futbollin shqiptar. Sepse me vendimin e KAS-it i ka rënë ndesh vendimeve të komisioneve të UEFA-s, që pa një e pa dy gjykuan me njëanshmëri dhe pa qëllimin e mirë për të vendosur drejtësinë. Përkthyer ndryshe, tashmë ne jemi në “thepin e pushkës” nga drejtuesit evropian, të cilët për gjënë dhe më pa të rëndësishme do të vënë “lupën” e “qimen do ta bëjnë tra…”.

Më parë jemi gjobitur për hedhje objektesh në fushë. Pa thënë që më 2005-ën me Gjeorgjinë kemi luajtur me stadium të boshatisur në “Qemal Stafa”. Si për ironi është vendimi i korrikut për kryqin e thyer gjerman të shfaqur në stadiumin e Splitit në ndeshjen Kroaci – Itali 1-1. Kroatët, si rast të përsëritur, ndërsa edhe me axurrët kanë luajtur pa tifozë, janë ndëshkuar me minus 1 pikë, dy ndeshje pa tifozë dhe 100.000 euro gjobë.

E kur ndëshkojnë Kroacinë, e cila është kryesuese e grupit, neve nuk na kanë asgjë. Sepse tashmë e kanë hedhur hapin e parë për të na frenuar, gjë që duket se do të pasohet me të tjera masa gjithnjë nëse ndaj Portugalisë në shtator reagojmë jashtë rregullave.

Dhe për UEFA-n e komisionet e saj do të jetë shumë më e lehtë që në ndeshjen e 8 tetorit ndaj Serbisë stadiumi të jetë krejtësisht i boshatisur. Dhe UEFA këtë po kërkon. Sot vendosi stadiumin, në shtator do të presë se si do të veprojmë ne ndaj Portugalisë dhe përpara Serbisë do të vendosë sipas qejfit të vet. Sepse nuk mund të durojë që një anëtar i saj, me shumë të drejtë, pasi na takonte, të vendosë në KAS-in e Lozanës mbi vendimet e saj. Ne do të ishim sot paqësor me UEFA-n dhe do ta kishim marrë më rehat trepikëshin nëse do të kishim dalë dhe një herë në fushën e lojës në Beograd më 14 tetor, sepse serbët përsëri do të bënin gjurulldi.

E kur UEFA po na vë kushte që tani për 8 tetorin, po ne a do të vazhdojmë të kemi dashuri për Mishel Platininë, që dje ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për president i FIFA-s më 26 shkurt? Evropianët gradualisht kanë nisur të prononcohen pro tij, kurse ne… Plotësisht kundër nuk mund të dalim, por as pro me të dyja duart s’bën. Sepse ai dhe institucioni i tij janë përsëri në krah të Serbisë. Sot vendosen stadiumin, nesër është e sigurt se do të kërkojnë të tjera gjëra, pasi fitoren tonë në gjyqin e KAS-it nuk kanë për ta harruar lehtë. Pavarësisht se ne jemi në të drejtën tonë. Tashmë është koha për të mos qenë gjithnjë të vegjël, por ta themi dhe ta kërkojmë atë që na takon.

*    *    *






July 27, 2015

Sa Fatlume, këngëtarja Fatlume - foto lajm



Këngëtarja Fatlume Popovci në dasmë në Tetovë, mbush valixhet me para



Dasmat dhe festat familjare në Kosovë e Maqedoni organizohen kryesisht gjatë verës pasi në këtë kohë vijnë edhe të afërmit që jetojnë e punojnë jashtë vendit. Dhe personat që përfitojnë më shumë nga kjo periudhë janë këngëtarët e muzikës popullore.

Përveç parave që marrin nga kontraktimi me organizatorin e festës, këngëtarët përfitojnë shumë edhe nga bakshishet.

Këto raste janë shumë më të theksuara te shqiptarët e Maqedonisë, transmeton Lajmi.net.



Shembulli më i mirë për ta ilustruar është ai i këngëtares së muzikës popullore, Fatlume Popovci, e cila ka postuar në profilin e saj në Facebook tufa me kartëmonedha të ndryshme, si euro dhe dollarë, të fituara në një dasëm në një fshat të Tetovës.


*    *    *