July 16, 2013

Trashëgimtari


shkëlzenërisë…


Nga Adrian Thano

Kryeredaktor i gazetës DITA

Shkëlzen,


Është hera e dytë që si familje krahasoni një gazetë me sende tualeti. Herën e parë ndodhi kur e përditshmja amerikane New York Times botoi detajet e asaj që bëtë në Gërdec. Një nga gazetat më të mira në botë, u krahasua asokohe nga babai yt me një “letër higjenike”. Tani je ti që quan gazetën DITA diçka të tillë. Interesante pse ju shkon mendja në të njëjtat krahasime. Varfëri fjalori, apo kaloni shumë kohë në hale? Unë them se është kjo e dyta; me sa duket ju hani mirë dhe dhisni shumë.

Shkëlzen,

Po të ishte për mua si person, unë nuk do doja të harxhoja asnjë sekondë të jetës sime me ju. Ndjej aq përcmim e neveri për çka jeni; aq keqardhje dhe trishtim për atë që i keni bërë këtij vendi, sa Zoti e di sa do doja, të mos ju njihja e mos dëgjoja kurrë për njerëz si ju. Por unë jam gazetar. Dhe kam 20 vjet që e bëj këtë zanat. Kam detyrimin dhe përgjegjësinë të merrem. Dhe do vazhdoj të merrem. Mos kujto se mund të më trembësh me kërcënime. Thuaj babait tënd të të tregojë arkivën e celularit dhe do gjesh aty mesazhe personale nga unë, në 21 janar, një natë para votimit të ligjit të plehrave dhe në të paktën dy raste të tjerë. Dhe do ta kuptosh sa efekt mund të bësh tek unë me marifete të tilla.

E ndjen veten të prekur?! Ke kaluar ndonjëherë afër varrezave të Gërdecit ti Shkëlzen? Treten skelete fëmijësh aty. Fëmijë të hedhur në erë dhe të djegur të gjallë. Kanë të gjithë të njëjtën datë vdekje: 15 mars 2008. Përfytyroje një fëmijë të shtrirë në tokë duke dhënë shpirt i verbuar, i shurdhuar dhe i zhurosur. Përfytyroje një fëmijë duke vdekur në atë mënyrë. Fëmijë!! Përfytyroje ti dhe gjithë qenëria rreth teje. Përfytyrojeni, ju hëngërt dreqi. Dhe mbase do heshtni. Minimalisht do heshtni.

Po fëmijët e fukarenjve që i qëlluat dhe vratë në mes të bulevardit të Tiranës në 21 janar, i mendon ndonjëherë ti Shkëlzen? A keni fëmijë ju?? Ju cinikë dhe zemërtharë; ju barkngopur dhe shpirtzbrazur; ju batakçinj që na flisni për nderin dhe shpifjen.

E ndjen veten të ndershëm ti Shkëlzen? Nëse ti je i ndershëm, atëherë ka shpresë për çdo hajdut të 1001 netëve. E ndjen veten të fortë ti Shkëlzen? Është kaq patetike o i mjerë, të bësh të fortin me dikë që nuk mbrohet. E ndjen veten të mençëm ti Shkëlzen? Po, bota është e mbushur me dështakë si ty që bëjnë para, jo sepse bëjnë sukses, por vetëm pse të tjerët u mbushin bythën me para për shkak të pushtetit politik. Fiton gjyqe ti Shkëlzen? Po është kaq e rëndomtë o njeri, të fitosh gjyqe në Shqipëri thjesht sepse ke para; është kaq patetike sa të vjen njëherë për të vjellë e dy herë për të qeshur.

Shkëlzen,

Shqiptarët votuan masivisht kundër asaj që përfaqëson ti. Votuan kundër. Nga jugu në veri. U trajtuat nga shqiptarët si të ishit të huaj në këtë vend. U kundërvotuar sikur të ishit pushtues. Por ju vijoni të trimëroheni. Trimërohesh ti. Trimërohen ata që kanë vrarë dhe rivrasin. Trimërohen lloj-lloj qelbësirash që e kanë përdhunuar moralin e këtij vendi për vite me rradhë, duke e katandisur në një republikë të vrasjeve, skandaleve dhe korrupsionit, ku të zë lemeria të rritësh fëmijët.  Trimërohesh sepse ende nuk ta kanë treguar ku e ke vendin.

Gjyq për shpifje?! Ti dhe babai yt jeni njerëzit e fundit në Shqipëri që mund të akuzoni dikë për shpifje. Unë nuk njoh njeri që flet shqip që të ketë gënjyer 20 vjet me radhë publikisht aq dendur, aq shpesh, aq ligësisht e aq pacipërisht, sa c’keni gënjyer ju. Ti flet “në respekt të opinionit publik” (?!!) Hapu dhe! A po flasim për të njëjtin “opinion publik” që keni qeverisur ju këto vite? Nëse po, ti dhe shqiptarët normalë duhet të kenë koncepte krejt të ndryshme për “respektin”.

Diçka të fundit, Shkëlzen.

Mos u ngut me gjyqet. Kush ngutet, përmutet! Lëri gjyqet me gazetat se është koha për të tjera gjyqe. Dhe meqë në “përgënjeshtrimin” tënd ke përmendur edhe Edi Ramën, po shtoj dy fjalë mbi këtë. Nuk e di çfarë lexon tjetër ti, veç letrave në hale, por ndoshta ke dëgjuar për Centaurin e vrarë prej Herakliut. Centauri u mund. Por u hakmorr kundër fitimtarit duke i “dhuruar” në momentet e vdekjes mantelin e vet të përgjakur. Legjenda më pas tregon vdekjen e tmerrshme të Herakliut pasi kishte veshur mantelin e të mundurit. Kjo është simbolika e të mundurit që ndëshkon fituesin pas vdekjes. Ose e fituesit që nuk gëzon dot fitoren sepse “vesh mantelin” e të mundurit. Edi Rama nuk është si Berisha. As nuk afrohet. Por metafora e mantelit mund të bëhet realiteti ynë i ri, nëse Rama sillet me Berishën, siç Berisha u soll me veten; pandëshkueshmëri për krimet! Nëse vijon kjo traditë pandëshkueshmërie, nëse nuk ndëshkoheni ju TË PARËT për ato që i bëtë këtij vendi, bëni atëherë çfarë kini për të bërë. Bëjeni edhe një gjyq kundër gazetës Dita. Dhe fitojeni. Fitojeni jo sepse ti nuk ke qenë dje në Rinas. Ke qenë që çke me të. Por fitojeni siç e keni ju zakon “të fitoni”. Me shkërdhatësi procedurash; me hile; me qelbësirllëqe; zhdukje provash dhe fshirje serverash. Siç bëtë në 21 janar. Siç keni bërë gjithë këto vite.

Nëse ndëshkimi juaj nuk ndodh, ecja e Shqipërisë përpara do jetë thjesht një iluzion. Do të jetë si ato hapat e pulës që i kanë prerë kokën; hapat e këputjes së nervave; hapat e muskujve që thjesht ruajnë kujtesën e lëvizjes. Por jo lëvizje e vërtetë. Nuk ka shpëtim për ne, pa shkuar secili atje ku e ka vendin. Nuk ka Shqipëri pa u bërë Drejtësi!

http://www.gazetatema.net/web/2013/07/14/shkelzenerise/



























July 13, 2013

Gërdec

15 mars 2008




Shkëlzen: 
Këto Viktima të Pafajshme
 nuk mund t’i mbyllësh dot brenda në Valixhe!


Viktimat e tragjedisë së Gërdecit 

1. Qemal Deliu, 47 vjeç 
2. Kore Deliu, 45 vjeç 
3. Liljana Deliu, 25 vjeç 
4. Jetmir Deliu, 24 vjeç 
5. Flavio Deliu, 3 vjeç 
6. Hysen Cani, 51 vjeç 
7. Muhamet Hoxha, 57 vjeç 
8. Besim Çanga, 51 vjeç 
9. Roland Alla, 21 vjeç 
10. Reshit Kruja,47 vjeç 
11. Mehmet Hazizi, 62 vjeç 
12. Bukurie Cani, 46 vjeç 
13. Arben Hasa, 31 vjeç 
14. Zilie Kaca, 29 vjeç 
15. Endri Dvorani, 36 vjeç 
16. Shefki Cani, 36 vjeç 
17. Zelije Leti, 20 vjeç 
18. Ilirjan Malci, 45 vjeç 
19. Shqipe Hasa, 25 vjeç 
20. Azem Hamolli, 44 vjeç 
21. Nafije Laçi, 35 vjeç 
22. Zylfije Ahmeti, 34 vjeç 
23. Erison Durda, 10 vjeç 
24. Rajmonda Durda, 34 vjeç 
25. Jetmir Ballazhi, 20 vjeç 
26. Resmie Kranja, 19 vjeçe






Shkëlzen Berisha

Rinas, 
çarter arab, 
valixhe metalike, 
dhe… 

Një mbërritje e beftë e Shkëlzen Berishës herët në mëngjes në Rinas ka shkaktuar jo pak kërshëri për punonjësit e turnit të aeroportit të Rinasit. I shoqëruar gjatë gjithë kohës nga vetë shefi i komisariatit të Rinasit, Shkëlzen Berisha ka qëndruar për më shumë se një orë në aeroport dhe vizita e tij duket e lidhur me zbritjen në pistë të një avioni për të cilin ka të dhëna se i përket një kompanie arabe. Avioni ishte “çarter”.
Informacioni është dhënë dje për DITA nga një burim i sigurtë, zyrtar i aeroportit, dëshmitar okular. Shkëlzen Berisha ka kaluar nga seksioni VIP dhe ka qëndruar në pritje të çarterit në ambientet e këtij seksioni për rreth një orë së bashku me tri valixhe metalike të një kubature mesatare, brendia e të cilave mbetet enigmë. Kur në pistë ka qëndruar një çarter në trupin e të cilit ishin të shkruara shkronja arabe, drejt tij kanë shkuar dy persona, truproja e Berishës dhe një person tjetër që shoqëronte gjithashtu Shkëlzen Berishën. Të dy personat njëri me dy valixhe dhe tjetri me një valixhe në dorë kanë futur në çarter ngarkesën e Shkëlzen Berishës, i cili nuk ka lëvizur nga zona VIP.  Vetëm pasi çarteri është ngritur nga pista e Rinasit, Shkëlzeni ka lëvizur nga aeroporti dhe është kthyer për në Tiranë. Gjatë gjithë kohës atë e ka shoqëruar shefi i komisariatit të Rinasit”, – theksoi burimi.
Zënka në aeroport
Por edhe përpara vizitës së djeshme duket se Shkëlzeni në ditët e fundit ka qenë një “vizitor” i shpeshtë i aeroportit. Afro 4-5 ditë më parë ai është parë në shoqërinë e biznesmenit Damir Fazlliç ku të dy kanë udhëtuar drejt Malit të Zi. Gjatë qëndrimit në aeroport Shkëlzen Berisha ka reaguar dhe ndaj dy punonjësve të cilët në fillim nuk e njohën dhe i kërkuan që ti nënshtrohej kontrollit si gjithë pasagjerët e tjerë. Por ky problem duket se u zgjidh shumë shpejt dhe Shkëlzeni fluturoi i qetë drejt Malit të Zi.
“Përpara katër ditësh Shkëlzeni ka udhëtuar me biznesmenin Damir Fazlliç drejt Malit të Zi. Mbase kanë udhëtuar dhe drejt ndonjë shteti tjetër më pas. Kur u paraqit në aeroport te ne në Rinas ka debatuar edhe me një doganier dhe një polic, pasi ata nuk e njohën dhe i kërkuan që të ndalej dhe të bëhej kontrolli sipas rregullave. Por pasi kanë konstatuar që personi në fjalë ishte Shkëlzen Berisha punonjësit janë tërhequr. Shkëlzeni e ka regjistruar këtë lëvizje normalisht në sistem, ndërsa biznesmeni Fazlliç nuk u regjistrua në sistem. Kanë qëndruar 2 ditë jashtë Shqipërisë” – bën të ditur për DITA, i njëjti zyrtar i Rinasit.

Valixhet metalike si paisje e sigurisë së lartë
Nëse lundron në internet shumë kompani të specializuara sigurie ofrojnë valixhet e sigurisë së lartë, që zakonisht janë valixhe metalike që shërbejnë për transport valute, çeqesh, diamantesh, gurësh të çmuar, kontratash, dokumentesh trashëgimie, etj. Këto valixhe zakonisht janë të pajisura me një çip, që i bën të lokalizueshme në çdo kohë nëpërmjet sistemit GPS. Këto lloj valixhesh janë të siguruara me mbrojtje trefishe, kundër zjarrit, plumbave dhe hapjes me forcë. Zakonisht këto valixhe nëse tenton ti hapësh me forcë janë të pajisura edhe me një lloj solucioni që lë shenjë tek valuta apo dokumentet që transportohen. Vlera e një valixheje të tillë varion nga 1500-3700 dollarë amerikanë, në varësi të standardit të sigurisë që ka valixhja dhe kompanisë siguruese që e ofron.












July 12, 2013

Plazhi i Vjetër

Plazhi i Vjetër 
- Durrës -






Durrësi

Pamje 
nga 
Qendra e Durrësit





Shut Up

<img src="sali berisha.gif" alt="sali berisha" />


Shut Your Hole



Berisha:

Revansh i paparë në selinë mavi. 

Prisni tenderin e miellit se aty deti bëhet kos


Kryeministri në largim, Sali Berisha, vazhdon të sulmojë kryeministrin e ri, Edi Rama, duke thënë se ka nisur një revansh të paparë ndaj administratës.

Në një status në Facebook, Berisha shkruan se kur të vijë tenderi i miellit, do bëhet deti kos.

“Të dashur miq, në selinë mavi revansh i paparë. Pas hapjes së tenderit online për fshesën ndaj administratës, z.Rama njofton se konkurset për vendet e punës në administratë nuk kanë qenë të hapura (paçka se botoheshin në të gjitha mediat e kontrolluara prej tij), prandaj për t’i hapur ato ai ka vendosur që çdo njeri për të marrë pjesë në konkurse për punësim në administratë duhet më parë të aplikojë online dhe të presë biletën në selinë e PS. Por siç thotë fjala e urtë, oreksi vjen duke ngrënë.

Z.Rama njoftoi se fshesa e partisë do të fshijë (pastrojë) edhe sektorin privat, i cili së shpejti do të “ndihmohet” me aplikantët e “virtytshëm” online të selisë së PS. Kjo është lule. Prisni, prisni tenderin e miellit. Aty deti bëhet jo kos, por flori. Tepron edhe për ndonjë mik të çmuar që çmendet pas gjahut dhe trafiqeve! Ndryshim!! Me vrap drejt të shkuarës!” shkruan Berisha./ep







Në ditën e fundit!

Banda Berisha
Gërdec 



Në ditën e fundit!

Nga Fatos Mahmutaj

Një jetë të qetë duke numëruar triumfalisht ato që ju ka bërë shqiptarëve për 20 vjet me radhë. Vetëm kaq do tashmë Sali Berisha. Në fakt, këtë nuk e kërkoi për herë të parë, këto ditët e fundit, kur u shfaq i zbehtë dhe i frikësuar para gazetarëve Janosh Bugajski apo Alfred Peza, por e ka kërkuar që më 15 mars 2008. Vetëm dje u detyrua të merrte iniciativën për ta thënë publikisht, madje hapur.

…më qëlloi që mesditën e 15 marsit 2008 të shkoja në QSUT për të raportuar nga aty, në gazetën ku punoja atëherë, gjendjen e të plagosurve dhe numrin e të vdekurve në fabrikën e vdekjes në Gërdec. Pak sa kishte kaluar mesdita, aty mbërriti me urgjencë edhe kreu i qeverisë Sali Berisha. Pasi vizitoi për pak minuta të plagosurit dhe u konsultua me stafin mjekësor, kryeministri doli jashtë dhe dha një prononcim të shkurtër për mediat. Në ato pak fjali që artikuloi, gjysma-gjysma dhe pa lidhje me njëra-tjetrën, Berisha duke u dridhur i tëri, pohoi se ai dhe qeveria e tij do të kujdeseshin për gjithçka në ndihmë të të dëmtuarve dhe familjet e të vrarëve. Në ato momente, ne gazetarët e pyetëm për të na sqaruar diçka rreth ngjarjes, shkaqeve dhe pasojave që erdhën, por nga ai morëm një përgjigje të prerë: “Atje punonte një firmë amerikane e kontraktuar nga ne”. Me kaq i dha fund dhe duke humbur shumë herë ekuilibrin aq sa badigardët u detyruan ta mbanin nga krahët iku drejt makinës që e priste vetëm pak metra më tej. Unë, sinqerisht mendova se gjithçka e kishte nga dhimbja që të vinte nga ngjarja apokaliptike. Shihja të vinin me urgjencë trupa njerëzish gjysmë të djegur, të gjakosur apo edhe kufoma të copëtuara. Shihja edhe qytetarë të shumtë që u solidarizuan vullnetarisht për të dhuruar gjak. Ndjeva keqardhje për fatkeqësinë që ndodhi. Pak orë më vonë u bë publik emri i Mihal Delijorgjit. Mendova mos kryeministrin e kishin keqinformuar kur foli për një firmë amerikane. Ditën tjetër shkova për të raportuar nga krateri i tmerrit. Kam qenë dëshmitar i gjetjes së shumë kufomave të copëtuara. Por ajo që nuk më shlyhet nga kujtesa është momenti kur gjetëm trupin e pajetë të 3 vjeçarit Flavio Deliu. Vala e shpërthimit e kishte hedhur në fillim tutje, teksa ai luante me një biçikletë të vogël para syve të gjyshit të tij Qemal Deliu. Pastaj shpërthimi i dytë e kishte shtyrë në krahun e djathtë të banesës duke ia ngulur kokën dhe trupin e tij në tokë. Shumë makabre si pamje. Tmerruese. Nuk e di nëse mallkova me zë apo me vete, por mbaj mend që u trondita nga pamja. Falë miqësisë me grupin hetimor të kësaj çështjeje, për rreth një muaj qëndrova në Gërdec duke u bërë dëshmitar i mbledhjes së gjithë provave. Ende nuk kisha mundur të nxirrja një konkluzion në mendjen time për atë që kishte ndodhur megjithëse duke cituar ekspertin e armatim-municionit që ndodhej me ne publikova një shkrim ku thuhej se forca e shpërthimit ishte sa një e teta e bombës atomike të Hiroshimës. Duke grumbulluar me profesionalizëm provat, grupi hetimor gjeti aty edhe “thesarin” e asaj dosjeje. Kasafortën e Dritan e Minxollit, drejtuesit të punës në Gërdec. E djegur nga zjarri ajo nuk kishte asnjë mundësi të hapej veçse duke u shqyer. Brenda saj ndodheshin një tufë blloqesh shënimesh, ku njëri me kapakë ngjyrë kafe të zënë i kushtohej i gjithi Vjollcës. Kunatës së kryeministrit Sali. Në çdo fletë kishte vetëm një shënim. Faqja e parë: Vjollcës, 130.000 dollarë; Faqja e dytë: Karburanti i Vjollcës, 700 dollarë; Faqja e tretë: Darka me Vjollcën, 500 dollarë. Nuk e di se edhe në sa faqe te tjera vazhdonin me tej shënimet, por aty nisa të kuptoj tronditjen e madhe të Saliut në Spital. Vetëm pak ditë pas Gërdecit ai faqe gjithë shqiptarëve e mohoi baxhanakun e vet. Berisha kishte frikë nga Gërdeci. Tmerrohej se i biri ishte ngatërruar kokë e këmbë aty. Domosdo, para të mëdha luheshin. Edhe Liria nuk do e linte një rast të tillë të shkonte dëm. Ajo me të motrën kishin marrë pjesën e tyre. Argita nga ana tjetër kishte garantuar procedurat ligjore. Sigurisht duke u vlerësuar edhe ajo financiarisht. Në këtë moment nisa ta kuptoj Berishën. Tronditjen e tij e qartësova gjashtë muaj më vonë me vdekjen e dëshmitarit Kosta Trebicka.

Për thuajse tre vite rrodhën goxha ngjarje dhe pak nga pak Gërdeci u zvenit. Puna e gazetarit më futi në hullinë e saj dhe “gërdecë” të tjerë me përmasa më të vogla ndodhën njëri pas tjetrit, derisa erdhi 21 janari. Plumbi që mora aty më solli ndërmend bisedën me një mikun tim punonjës në një ministri. “Socialistët të hiqnin nga puna po të mos bëje lojën e tyre, kurse Berisha të vret”, më tha ai duke ma argumentuar këtë me Kosta Trebickën apo Aleks Kekën. Ndërsa sot, listës së mikut tim, i shtoj edhe gjykatësin e Vlorës dhe oficerin e SHISH të Durrësit.

Nuk mund ta përshkruaj sesi u ndjeva kur dëgjova Berishën të broçkolliste për çadra kallashnikov, stilolapsa pistoletë, thika me helm apo gurë bulevardi që shpërthenin si granata më 21 janar. Para syve pash atë ditë masakrën me breshëri plumbash që Gardistët Revolucionarë bënë mbi protestuesit, ku fatkeqësisht një e mora edhe unë. E harrova faktin që Berisha mohoi publikisht në një transmetim direkt televiziv plagosjen time. E harrova fare plumbin që kisha marrë. E harrova gjithçka nga 21 janari kur dëgjoja deklaratat delirante të kryeministrit. Komisioni Parlamentar Hetimor i vuri vulën gjithçkaje. Opozita i kërkoi dorëheqje Berishës. Shqiptarët i kërkuan të njëjtën gjë. Po kështu edhe ndërkombëtarët. Nuk bëhej fjalë. Për një vit rresht dëgjuam përralla të tipit: “Në Dajt në një shpellë kam fshehur në një shishe në të cilën kam shënuar datën kur do largohem nga politika. Nuk është as 2017 dhe as 2021 por shumë më larg”. Berisha dukej i vendosur në orgazmën që e kishte përfshirë. Edvin Kristaq Rama më dukej i vogël. Që nga Brukseli ku jetoj ndjeva mëshirë për opozitën dhe kreun e saj. Të gjithë ishim dëshmitarë të përdhunimit të opozitës më 8 maj dhe grabitja ashiqare ditën për diell të mandatit të kryebashkiakut të Tiranës. Gjyqi i zëvendëskryeministrit Meta ishte prova e fundit për Berishën. Ndërkombëtarët e lanë të lirë duke parë se deri ku arrinte kufiri i idiotësive të Berishës. Nga ana tjetër i lanë të kuptojë se i kanë lënë dorë të lirë në gjithçka. Por edhe Berisha tregoi se nuk njihte limit. Kërkesa për shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së ishte idiotësia e fundit që bëri. Por dy ditët e fundit gjërat ndryshuan. Ish-ambasadori amerikan John Withers dhe ai aktual Aleksandër Arvizu i thanë: “Stop”. I pari sqaroi publikisht fajësinë e Berishës në Gërdec, ndërsa i dyti 21 janarin madje duke lënë të kuptohet fajësinë e Berishës për vrasjet 4 protestuesve dhe më pas tentativën për të zhdukur provat. Tashmë arrita ta kuptoj fytyrën e Berishës të 15 marsit 2008. Tronditja e tij nuk ishte false. Ishte e vërtetë, por jo nga dhimbja për atë që u kishte shkaktuar të tjerëve, por nga frika për vete dhe familjen e tij. Në të njëjtën mënyrë sqarohet edhe kërkesa për shkarkimin e Kreshnik Spahiut. Shkaku i vërtetë është zëvendësimi i tij me ndonjë militant demokrat, i cili do garantojë mos dënimin e vetë Berishës dhe familjarëve të tij në proceset e pritshme penale. Berisha sot ka zgjedhur Lushnjën për t’u fshehur. E them këtë, pasi vetëm në këtë mënyrë ai mendon se do shmangë një sulm ndaj kryeministrisë si në 21 janarin e vitit të kaluar. Në fakt asnjë shqiptar nuk ka ndërmend të sulmojë një institucion të vendit të vet. Berishës gjithçka i shkaktohet nga gjendja haluçinante dhe skizofrenia disa vjeçare që e ka rraskapitur në përpjekje për të kontrolluar 100% gjithçka në Shqipëri.

Dje ishte e para herë që e dëgjova fjalën dorëheqje nga goja e Berishës, thënë në vetën e parë. Në fakt u çudita, ashtu si cilido shqiptar që e njeh Berishën mirë, ose që e ka vuajtur atë mbi kurriz këto 20 vite. Po kështu është hera e parë që në një vit të plotë e dëgjoj sërish Berishën që të pranojë se vrasjet e 21 janarit i ka bërë Garda e tij Revolucionare. Plumba rikoshet. Nuk ka çfarë të thotë tjetër. Videot e ekspertuara nga FBI dhe të mbërritura na Prokurorinë e Përgjithshme nga SHBA e gozhduan përfundimisht atë. Askush nuk e priste që zullumi i tij të merrte fund kaq shpejt. Edvin Kristaq Rama për Berishën nuk është më ai familjari rrugaç që nuk ngurron të rrahë edhe të ëmën madje ta nxjerrë edhe të zhveshur jashtë shtëpie natën. Ndryshe nga sa ka folur 14 vjet për Edvin Kristaq Ramën, Berisha dje i harroi të gjitha epitetet familjare dhe personale për të duke e sulmuar vetëm politikisht. Madje nuk e quajti as antieuropian. E çuditshme, por shumë e thjeshtë. Berisha tashmë e ndien që varka e tij po mbytet. Arnat e shumta dhe ideologjitë katërvjeçare nuk i shërbyen aspak për të përfituar ndihmë, por përkundrazi e degjeneruan, aq, saqë edhe mjaft aleatë ndërkombëtarë i distancohen. Berisha ka nevojë për mëshirën e Edvin Kristaq Ramës. Berisha foli për dorëheqje. E pabesueshme, por e vërtetë. Shpreson që me këtë mënyrë t’ia hedhë pë të jetuar i qetë së bashku me pasurinë që iu grabiti shqiptarëve ai dhe familja e tij. Thotë se nëse humb zgjedhjet e 2013-ës do të dorëhiqet. Kjo është gjithçka i ka mbetur në dorë. Kërkon të mashtrojë shqiptarët dhe ndërkombëtarët që ta lënë në pushtet edhe për një vit e gjysmë. Kërkon që me këtë t’i shpëtojë gjykimit të shqiptarëve të nëpërkëmbur për 20 vjet me radhë. Kërkon të riciklohet për të vjedhur votat sërish në vitin 2013. Kërkon garanci për vete dhe familjen. Por ky 21 janar është dita e fundit e pushtetit të tij për t’ia dorëzuar më pas organeve të drejtësisë. Ju faleminderit zotërinj Withers dhe Arvizu! Ju bëtë atë që ne shqiptarët nuk arritëm të bëjmë dot për 20 vjet me radhë.

*Bruksel, më 20 janar 2012.













July 4, 2013

Gazeta TemA on-line sulmohet nga hackers

Hackers të panjohur kanë sulmuar faqen e gazetës TEMA on-line 


Prej orëve të para të ditës së sotme vijon të jetë e hackuar faqja on-line e Gazetës Tema. Persona ende të paidentifikuar, si njofton  edhe Ama-News (http://www.ama-news.al),që duket se janë mbërthyer nga dëshpërimi i opozitës së fortë që ka bërë kjo media gjatë viteve të fundit dhe humbja e të djathtës së fundit, kanë thyer kodet duke bombarduar me viruse faqen e gazetarit Mero Baze. Edhe më parë kjo media ka qenë objekt sulmesh nga hakerat, por administratorët e kanë rikthyer në kohë.

Dikur Sulmonin me Tanke dhe  Antitanke, sot Sulmojnë me Viruse!

Të jetë dora e Visho Ajazi-Lika?










July 3, 2013

Chairman of PD


Vote Sokol Olldashi 
Chairman of PD


http://www.gazetatema.net/web/2013/07/02/sokoli-ploteson-formularin-per-te-kandiduar-per-kreun-e-pd-se/


Raporti “Olldashi”

Ja lidhjet me krimin

(Emra dhe rrethana konkrete, për lidhjet direkte me deputetin-ministër, 
sot kandidat për kreun e PD)

Raporti në duart e amerikanëve: 
Sokol Olldashi, i implikuar rëndë me botën e krimit në Shijak!

Fillimi i raportit…:

Rexhep ARAPI, banor në Katund Sukth, me nofkën “KEPI” ka një listë penale si më poshtë:
Në vitin 1991 (në mars), ka vrarë në Portin e Durrësit, për shkaqe gjakmarrjeje, qytetarin A.Çyrbja, banor i fshatit Katund Sukth; është arrestuar për këtë krim në 1994 dhe është liruar për mungesë provash.

Në Prill 1997, në bashkëpunim me Gëzim Aleksin, banor i Katër Rrugët e Shijakut (i arrestuar për vjedhje me armë dhe i dënuar me 12 vjet burgim, është në proces gjykimi si anëtar i Bandës së Kanunit) kanë rrëmbyer me qëllime përfitimi ortakun e biznesit, Lul Alimadhi (Firma e Këpucëve në Qendër Sukth) dhe e kanë liruar mbasi kanë marrë shpërblimin prej 150 milionë lirash italiane.

Në Prill 1997, bashkë me Zamir Çyrbe nga Katundi Sukth, ka vrarë nipin e çim Xhijes (ortaku i Lul Alimadhit), i cili ishte në të njëjtën kohë truproja e Lulit; vrasja është kryer në Qendër Sukth, e pazbuluar.

Nga 1998 deri në 2001, ka qenë një nga organizatorët kryesorë të trafikut të grave me qëllim prostitucioni, që vinin nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik; në 1999 është hetuar nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Fier dhe gjatë kërkimit, në magazinat e tij përgjatë autostradës në Fermë Sukth, janë gjetur të strehuara dy vajza nga Moldavia. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Fier, e mbylli çështjen.

Në 2003, bashkë me bandën e tij kriminale, u përpoqën të vrisnin qytetarin Xhevdet Plaku, banor i “Lagjes 15? në Durrës, në afërsi të vendbanimit të tij, për shkak se ky i fundit kishte vrarë vëllanë tjetër të Kepit, në Torino, për shkaqe droge. Armët e krimit janë gjetur dhe Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Durrës, po e ndjek çështjen.
Ai është një nga trafikuesit kryesorë të femrave, armëve dhe drogës që kalojnë nga Shqipëria për në Itali, Gjermani dhe Holandë. Ai tashmë i ka shkatërruar magazinat përgjatë autostradës në Fermë Sukth dhe po ndërton një objekt gjigant shumëkatësh, me anë të përfitimeve nga aktivitetet e trafikimit të lartpërmendur.

Ka të dhëna në këto momente, se Interpoli Spanjoll ose Portugez, ka botuar fotografinë e tij, si person i kërkuar për trafikim ndërkombëtar droge. Ai është një nga miqtë më të ngushtë të Ministrit të Punëve të Brendshme, S. Olldashi, të cilin e takon të paktën dy herë në javë, kur darkojnë bashkë ose në shoqërinë e anëtarëve të tjerë të grupit. Ata mbahen në kontakt nëpërmjet shoferit të Olldashit, Lali, njeriu i tij më i besuar. Ky person është i rrezikshëm dhe i dëmshëm, i regjistruar në arkivat e policisë si person me tendenca të rrezikshme kriminale, si vrasje dhe trafikim droge e prostitucioni.

Klani “XHAKJA”, me vendndodhje në Katund Sukth, kanë një listë penale si më poshtë:
Në 1994, qytetari Ilir Xhakja ka qëlluar me armë në lokalin e Qerim Malokut, në fshatin Sukth, është arrestuar, por më tej është liruar. Gëzhojat e gjetura në skenën e krimit, korrespondojnë me ato të gjetura në skenën e krimit të vrasjes së qytetarëve Gentian Gjoka dhe Petrit Lyti në 1998, në fshatin Hamallaj; çuditërisht, e pazbuluar.
Në 1998, banda Xhakja (Ilir, Agim etj.) kanë vrarë në fshatin Hamallaj qytetarin Gentjan Gjoka (nip i Dash Gjoka) dhe Petrit Lyti, mik i Gentit, të dy nga Hamallaj; ngjarje e pazbuluar.

Në 1998, Ilir Xhakja, bashkë me persona të tjerë kanë vrarë qytetarin Qerim Maloku në Katund Sukth, një ngjarje që është zgjidhur në vitin 2003, kur u gjend arsenali i armëve të bandës “Xhakja”. Ai po hetohet për këtë vrasje. Z. Olldashi po kujdeset personalisht që kjo çështje të mbyllet, si shpërblim për ndihmën që ka dhënë klani “Xhakja” gjatë zgjedhjeve të 2005. Kjo ngjarje është në gjykim pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë, ku ndër dëshmitarët okularë, përfshihen edhe ish-oficerët e policisë, Urim Koka (SPZ në atë kohë, i arrestuar tashmë në Itali dhe i dënuar me 15-vjet burg për trafik prostitucioni) dhe Maksut Zhiti (SPK në atë kohë); të dy miq të Xhakajve; ky i fundit është emëruar nga Olldashi, si drejtor i Rezervave Shtetërore në Durrës, si shpërblim për nderin e bërë.

Në 1998, Ilir Xhakja ka vrarë, në prani të shumë dëshmitarëve, qytetarin E. Shega nga Peqini, gjatë varrimit të kushëririt të tij (i biri i dajës) Agim Xhaka, vëllanë e Arbenit, sepse E.Shega kishte vrarë Agimin në Krrabë, Tiranë, katër vite më parë, për shkak trafikimit të femrave në Itali. Kjo çështje është po ashtu e pazbuluar, pavarësisht se është kryer në publik. Të dy ish-policët, U. Koka dhe M. Zhiti, kanë qenë të pranishëm në vrasje.

Në korrik 1999, i gjithë klani Xhakja (Azem, Ilir, Bardhi - zv.kryetar i Komunës së Katundit të Ri, Genti dhe bashkëpunëtorë të tjerë) kanë qëlluar të gjithë anëtarët e klanit Maloku, me anë të një arsenali që përfshinte edhe tanke, duke u shkatërruar edhe shtëpitë. Ata u arrestuan nga forcat speciale dhe armët e tyre u konfiskuan, përfshirë këtu mjete të blinduara dhe gjithashtu dy femra moldave. Mbas gjashtë muajsh burgim, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Durrës i liroi. Kjo ngjarje u bë e njohur dhe si rrjedhojë, avokati i zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm në Durrës, Shkëlqim Xhemollari, u përjashtua nga puna.

Në mars 2003, Ilir Xhakja dhe të tjerë kanë vrarë qytetarin Rudin Shahini nga Katundi Sukth në Sallmone, për t’u hakmarrë mbas daljes së këtij nga burgu pasi ai kishte vrarë xhaxhanë e tij, Hamdi (babanë e Arbenit). Gjatë kësaj ngjarjeje u konfiskua një arsenal armësh të llojeve të ndryshme dhe ekspertët arritën në përfundimin, se një nga armët ishte përdorur në vrasjen e Qerim Malokut në 1998. Edhe kjo ngjarje është e pazbuluar.

Të gjithë anëtarët janë të përfshirë në trafik femrash, droge dhe armësh, si në Shqipëri ashtu edhe në Itali. Shumica e klanit “Xhakja” kanë tendenca të theksuara kriminale për vrasje, trafik droge dhe prostitucioni.

Në Mars 2006, pati një përpjekje për të sulmuar Fatbardh dhe Arben Xhakajn në fshatin Sallmone, në komunën Xhafzotaj, ku Arbeni u plagos. Sipas informacioneve të policisë, ata u qëlluan për shkak të tregut të drogës në Durrës. Ata kanë marrë me qira një klub me emrin “Fosfor Club”, i cili ndodhet pranë Drejtorisë së Policisë të Rrethit të Durrësit, që është edhe vendi ku furnizohen të gjithë shpërndarësit e drogës në Durrës, pasi policia lokale nuk guxon të hyjë në këto ambiente, sepse ky klan dhe anëtarët e tij, njihen si miqtë dhe mbështetësit më të ngushtë të M.B. S., Olldashi. Mjetet që përdoren nga ky klan për të lëvizur, janë nga llojet më të fundit, si një “Mercedes” kabriole, gri, me targa italiane, një “Mercedes” blu, me targa DR 5255 D, një “Mitsubishi Pajero” me targë Durrësi etj. Të gjitha këto mjete nuk kanë dokumentacion, dhe janë të vjedhura në Itali.

Dashamir GJOKA dhe klani i tij, me banim në fshatin Sallmone, kanë një listë penale si më poshtë:
Në vitin 1996, D.Gjoka ka vrarë një qytetar nga Shkodra me mbiemër Zefi, në Itali, duke i prerë kokën për shkak trafikimi femrash. Ai është larguar menjëherë nga Italia dhe është kthyer në Shqipëri; nga ajo kohë, nuk është kthyer më në Itali; është marrë me ndërtimin e Supermarketit të Sallmone. Shkodranët kanë ardhur disa herë në Shijak, me qëllim për ta vrarë.

Në 1998, në bashkëpunim me qytetarin Arben Haki Tollja, banor në Fermë Xhafzotaj (njihet me nofkën “Zjarrmi”, tashmë i arrestuar për shumë përdhunime studentesh në Tiranë) kanë vrarë vajzën e vëllait të qytetarit, Zyrafet Murati (nga Kuksi) dhe qytetarja Silvana Murati nga Shijaku, është plagosur rëndë (ajo tashmë punon si pastruese dhe si prostitutë, për miqtë VIP pranë Supermarketit “Gjoka”), është arrestuar në 1998, por është liruar mbas 11-muajsh burgim, për shkak të mungesës së provave.

Në 1999, D. Gjoka, në bashkëpunim me klanin e tij, kanë qëlluar një mjet në pronësi të Ilir Xhakajt në fshatin Sallmone, ku si pasojë, qytetari Veli Rexha është vrarë dhe vëllai i tij është plagosur rëndë. Të dy këta, janë banorë të Katundit të Ri dhe vëllezër të Qamil Rexhës. Kjo është ngjarje akoma e pazbuluar, pavarësisht se provat ishin të shumta.

Nipat e tij, Beonard dhe Mandrin Hyqmet Gjoka, janë shpërndarësit kryesore të drogës në qytetin e Shijakut, Fermë Sukth, Durrës dhe Tiranë, dhe mbajnë edhe disa vajza që punojnë për `ta në Itali. Njëkohësisht, Mandrini është arrestuar në 2004, si i dyshuari kryesor për vjedhje me armë në fshatin Xhafzotaj, ngjarje që rezultoi në vdekjen e qytetarit Jaho Smoqi. Ai qëndroi në burg, për rreth një muaj dhe tashmë Gjykata e Krimeve të Rënda po shqyrton çështjen e tij në gjendje të lirë. Fatbardh Xhakaj u arrestuar për këtë çështje dhe qëndroi në burg për dy javë, pasi emri i tij u përmend nga Fatos Balla, personi fajtor për krimin, i cili tani është në paraburgim. Beonard është dënuar në Itali, në qytetin e San Benedetto, për trafikim droge dhe femrash. Në këtë moment, me anë të përfitimeve nga shitja e drogës, është duke ndërtuar një vilë trekatëshe në fshatin Sallmone. Ai ishte anëtar i Komisionit të Qendrës Zgjedhore nr.1406 në Sallmone, për z.Olldashi. Të dy vëllezërit, tashmë lëvizin duke mbajtur armë në makina të vjedhura dhe të viteve të fundit, duke shpërndarë drogë në Durrës dhe Shijak, si dhe transportojnë drogë në Itali përmes personave të tjerë. Mandrini shpesh shkon në Itali për të tërhequr paratë, meqë Z. Olldashi i ka siguruar një vizë Schengen gjermane. Gjithashtu, ata janë vënë në dukje nga Policia e Shtetit, si kontingjent i rrezikshëm kriminal me tendenca të theksuara kriminale si: Vrasje, Drogë dhe Trafikim Prostitucioni.

D. Gjoka ka qenë dhe është një nga trafikantët më të mëdhenj të femrave, me qëllim prostitucioni, për në Itali. Shefi i vajzave në Itali, ka qenë një vajzë nga Vlora, me emrin Linda, tashmë gruaja e Dashit dhe ata kanë dy fëmijë. Vëllai i saj, Miri, punon te Supermarketi si shefi i llogarisë. D. Gjoka është regjistruar nga Policia e Shtetit për Trafikim Ndërkombëtar Droge dhe Femrash, me qëllim prostitucioni, vrasje, etj.

Supermarketi “Gjoka” është qendra kryesore e trafikimit të drogës që vjen nga Turqia dhe Maqedonia, dhe është baza e shpërndarjes për shumë grupe kriminale në Durrës dhe Tiranë, dhe është gjithashtu vendi ku furnizohen makinat që transportohen në Itali. Dashi është pronar i një mjeti të blinduar, me targë DR 51 90 C. Duhet të theksohet se Dash Gjoka është burimi kryesor për furnizuesit e drogës për të gjithë Shqipërinë, sepse është i njohur si një mik i ngushtë dhe mbështetës financiar i M.B. S. Olldashi. Ky i fundit, takohet me Gjokën gati çdo javë. Shpesh, deputetët e PD-së, Bamir Topi, Ridvan Bode dhe S. Olldashi, shkojnë të darkojnë ose të furnizohen pranë këtij Supermarketi, meqë janë miq të ngushtë të Dashit.

Ushtari kryesor dhe më besnik i tij është shoferi i tij, qytetari Artan Rami Bode, banor në Xhafzotaj, nipi i deputetit Ridvan Bode. Gjithashtu, duke qenë figurë kryesore ai kryen porosi të Olldashit, në lidhje me trafikun e drogës dhe femrave. Artani, bashkë me vëllanë më të madh të Dashit, Nazmiun (i quajtur Nexhi) bëjnë kontrabandë mallrash në Portin e Durrësit; të dy kanë qenë anëtarë të Komisionit të Qendrës së Votimit nr.1402 për z.Olldashi.

Gjoka, ka edhe disa lidhje të tjera miqësore, si Hekuran Hoxha (Roni) dhe Fundim Dedja, të dy të dënuar në Itali dhe në vende të tjera, për trafik droge, drejtuar për në territorin italian. Tani, Gjoka është kryetari i zonës Komunë Xhafzotaj-Shijak dhe më gjerë, ku të gjithë shpërndarësit e drogës furnizohen nga ai. Prova të shumta dëshmojnë për një arsenal armësh të sofistikuara të ndodhur në banesën e tij, si dhe për një kasafortë të sigurisë së lartë, që mban miliona euro në valutë. Duhet theksuar, se droga e Gjokës kalon përmes Portit të Durrësit dhe Vlorës, dhe gati çdo ngarkesë që ndalohet në Itali është e Gjokës, dhe të gjithë personat e arrestuar punojnë për të.

Vëllezërit Gëzim dhe Besnik Sijoni, banorë të fshatit Xhafzotaj, kanë një listë penale si më poshtë:
Në vitin 1994, G. Sijoni është përpjekur të vrasë qytetarin Pëllumb Hoxhaj, por arriti vetëm ta plagosë në këmbë. Ai nuk është arrestuar as sot; kjo çështje nuk është ngritur kurrë në familjen Pëllumbi, apo të afërmit e tyre.

Në vitin 1997, G. Sijoni bashkë me vëllanë e tij, Besnik, janë përpjekur të vrasin ish-kunatin e tyre (vëllanë e vogël të Arben Vorës, pasi ai kishte lënë motrën e tyre, pasi ishin fejuar) në mes të qytetit të Shijakut. Çështja u hap; dy personat në fjalë u identifikuan dhe u shpallën të kërkuar nga policia, por ata nuk u arrestuan kurrë. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Durrës, e mbylli çështjen.

Në 1997, vëllezërit Sijoni kanë marrë me armë “Filanton” dhe kanë fituar shuma të mëdha parash për ruajtjen e saj; ata e ruajnë edhe sot. Për këtë qëllim, Gëzim ka marrë lejen për krijuar Polici Private, me ndihmën e mikut të tij S. Olldashi.

Të dy vëllezërit Sijoni merren me trafikim droge për në Itali dhe mbajnë tre vajza që punojnë për ta si prostituta në Itali (një nga `to është nga Burreli). Ata gjithashtu janë furnizuesit më të mëdhenj të drogës në Tiranë, ku kanë lidhje të ngushta familjare. Të dy vëllezërit janë dënuar në Itali për trafikim droge, por urdhrat e Italisë nuk janë zbatuar, pasi ata janë miqtë e ngushtë të S. Olldashit, si dhe mbështetësit kryesorë të fushatës së tij. Ata gjithashtu janë vënë në dukje nga Policia e Shtetit, si kontingjent me tendenca të rrezikshme kriminale si: Vrasje, Trafik Droge dhe Prostitucioni.

Tani, bashkë me vëllezërit Tusha, ata lajnë para përmes projekteve të ndërtimit të zonën e Shkëmbit të Kavajës, në Durrës. 


Kush eshte burimi i raportit “Olldashi”?

Ky është një raport konfidencial, i cili ndodhet tashmë në zyrat e CIA dhe FBI Amerikane, si dhe në Ambasadën Amerikane në Tiranë, i dërguar gjithashtu për vetë Olldashin nga shqiptaro-amerikani i njohur, Geri Kokalari.

Zoti Kokalari, bashkëngjitur me këtë raport që kompromenton rëndë ministrin e Brendshëm të vendit dhe njëkohësisht kandidat për Bashkinë e Tiranës, Sokol Olldashin, ka dërguar një letër konfidenciale për Olldashin, pjesë nga e cila “Shekulli” botoi dje.

Kokakari thotë në letrën e tij, që ky raport shumë i hollësishëm për lidhjet mes klaneve të Shijakut dhe deputetit të zonës Olldashi, është i dyti në radhë. Një raport i mëparshëm (ku flitej për të dhëna korruptive të ish-kryeministrit Nano) i është dhënë z.Kokalari nga një këshilltar i Berishës dhe i eshte derguar gjithashtu prej Kokalarit, Olldashit.

Kokalari i shkruan Olldashit: “…Në 3 dhjetor 2006, në vijim të komenteve të tua publike në mbështetje të kandidaturës së F. Nanos për President, ju kam dërguar disa materiale të bashkëngjitura, të përgatitura nga një këshilltar i Berishës…”. Dhe më tej në e-mailin e tij për Olldashin, Kokalari shkruan: “…kam mundur të siguroj një tjetër raport, i cili është i bashkëngjitur këtu, në mënyrë që ju të mund ta lexoni. Ky raport, i ngjashëm me atë që Këshilltari i Berishës kishte përgatitur, rendit gjithashtu një sërë akuzash…”. Pra, autorësia e raportit të parë kompromentues, është e qartë: Një këshilltar i Berishës.

Po ky raport i dytë, që tashmë ndodhet në zyrat e amerikanëve, nga kush është përgatitur? Redaksia u lidh via email me z.Kokalari, për ta pyetur atë, se cili është burimi i raportit të dytë dhe si ka rënë ai në duar të tij. Përgjigja e shqiptaro-amerikanit të njohur edhe për mbështetjen e tij në fushatën opozitare te Berishës, u përgjigj: “..Raporti “Olldashi” më është dhënë në koenfidencë…”. Më tej në përgjigje, duke cituar raportin e parë për Nanon, ai shton: “..Ndaj, pyetja që kam për Olldashin, është: E konsideron Saliun burim të sigurtë…?”.

*  *  *













July 2, 2013

Hekri i PD






Erzen Breçani

Nga filmi 

“Tongërlliqet e Hekuronit” 
alias 
“Trimëritë e Herkulit”


Thirrje në Facebook e Hekrit të PeDe,

për rrëzimin me dhunë të Edi Ramës


Përveç gabimeve të shumta ortografike të Hekrit (mbi 40 gabime në vetëm 6 rreshta!!!), vini re edhe komentet e shokëve dhe miqve të tij.


“…Pershendetje liderit historik te shqipetareve Doktorr Sali Berishes e duam ndihmen tende se jemi mesuar me ty qe te na prish deri sa te largojm pinjollet e komunistave me ne krye edvin ramen ta largojm kete enver te dyte ne qe dikur studenta te 91 shembem diktaturen enveriste do gjejme forc dhe optimizem do te ngrihemi te tere se bashku me rinin qe te mos e leme kete hitler te gjunjezoj shqiptaret…”.
Erzen (Hekuron) Breçani 
i PeDe
via Celular


Komente

- Ardit Breçani: Kusho je i madh. Rrespekt!

- Nik Nik: ti je kandidati i duhur per kryetarin e PeDe, uroj qe te shohim ne ate post nje dite, PD eshte e Tropojes

- Shpresart Memia: Tan Tropojen e Kie me Veti

- Gezim Durici: e meritonveret vendin e doktorit...

- Vendim Demaj: Besnikeria, perkushtimi dhe fisnikeria me te cilen ti i sherbeve Kryeministrit, Liderit te Kombit,
ka bere qe te gezosh respekt dhe vlersim nga te gjithe ata qe te njohin dhe te kane degjuar vetem emrin.
Pa asnje medyshje kontributi yt per te ringritur PD aty ku e ka vendin, do te jete i padiskutueshem dhe shume frytedhenes.
Respekt per ty Komandant.
Mirenjohje PER JETE Liderit te Kombit.


*   *   *