July 27, 2015

Futboll, Shqipëri-Serbi, nesër nis plani




Kush e di se sa mirë do ishte organizuar kjo ndeshje, sikur të ishte ende kryeministër Sali Berisha dhe ministër i brendshëm Lulëzim Basha


Plani për ndeshjen me Serbinë, e cila është parashikuar të zhvillohet më 8 tetor në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, nis nga e marta. Federata Shqiptare e Futbollit ka kërkuar mbështetjen e Qeverisë për të organizuar ndeshjen më të rrezikshme të historisë së futbollit tonë.

Presidenti Duka do të jetë në një takim me Kryeministrin e vendit, zotin Rama, si dhe me një pjesë të kabinetit të tij, ministrat e Mbrojtjes dhe të Rendit, si dhe kryetarin e Shërbimit Informativ Kombëtar.

Kjo ndeshje do të tregojë aftësitë e Federatës sonë dhe Shtetit shqiptar për organizimin e një ndeshjeje me risk të lartë.
Të martën, nis organizimi për marrjen e masave, që do të jenë ekstreme dhe të pa provuara më parë në vendin tonë, në mënyrë që më 8 tetor, në ditën e ndeshjes Shqipëri-Serbi, gjithçka të jetë në standarde të larta evropiane.


*    *    *





July 25, 2015

Fiton Manchester, Adnan Januzaj i shënon gol Barcelonës (Video)


Manchester United fiton 3 me 1 ndeshjen ndaj Barcelonës, në kuadër të International Champions Cup të zhvilluar në Amerikë.

Protagonist i kësaj ndeshje ishte edhe futbollisti shqiptar Adnan Januzaj. Ai realizoi golin e tretë për Manchesterin në minutën e 91-të të ndeshjes, duke vulosur përfundimisht fitoren e djajve të kuq. Fillimisht për Manchester shënoi Rooney.

Më pas Lingard dhe në fund Januzaj. Golin e vetëm për Barcelonën e shënoi Rafinha.

Adnan Januzaj është një prej talenteve shqiptarë, që u kërkua me insistim edhe nga kombëtarja jonë, por në fund ai zgjodhi përfaqësuesen belge.


*    *    *




Audi të kuq dhe flamuj shqiptarë “pushtojnë” Gjermaninë



Dhjetë makina luksoze sportive, Audi R8 kabriolet kanë udhëtuar në disa vende të Gjermanisë dhe Austrisë me flamurin kombëtar.

Shikoni videon


Komentuesit online thonë se “kjo është një nga arsyet se pse Gjermania nuk na jep azil”.


*    *    *