"

July 27, 2015

Futboll, Shqipëri-Serbi, nesër nis plani




Kush e di se sa mirë do ishte organizuar kjo ndeshje, sikur të ishte ende kryeministër Sali Berisha dhe ministër i brendshëm Lulëzim Basha


Plani për ndeshjen me Serbinë, e cila është parashikuar të zhvillohet më 8 tetor në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, nis nga e marta. Federata Shqiptare e Futbollit ka kërkuar mbështetjen e Qeverisë për të organizuar ndeshjen më të rrezikshme të historisë së futbollit tonë.

Presidenti Duka do të jetë në një takim me Kryeministrin e vendit, zotin Rama, si dhe me një pjesë të kabinetit të tij, ministrat e Mbrojtjes dhe të Rendit, si dhe kryetarin e Shërbimit Informativ Kombëtar.

Kjo ndeshje do të tregojë aftësitë e Federatës sonë dhe Shtetit shqiptar për organizimin e një ndeshjeje me risk të lartë.
Të martën, nis organizimi për marrjen e masave, që do të jenë ekstreme dhe të pa provuara më parë në vendin tonë, në mënyrë që më 8 tetor, në ditën e ndeshjes Shqipëri-Serbi, gjithçka të jetë në standarde të larta evropiane.


*    *    *





No comments:

Post a Comment

Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!