Ansambli “Çiftelia”
Shënime nga Ditari i
Doktorit:
Hakmarrje ndaj ansamblit “Çiftelia”
Kjo që ka ndodhur sot
është një ditë e zezë për policinë shqiptare. Që nga koha e Ismail Qemalit deri
më sot, nuk ka ndodhur që brenda një dite të ndryshojnë 80 drejtorë në Policinë
e Shtetit dhe të shkatërrohen struktura që janë ngritur me mund dhe djersë këto
tetë vite.
Por ajo që më
shqetësoi më shumë, ishte një qëndrim i qëllimshëm krahinor me tendencë të
qartë tribale ndaj drejtuesve kryesorë të policisë.
Motra dhe vëllezër!
Ata nuk u shkarkuan se ishin policë të paaftë. Ata u shkarkuan se dolën në
fotografi me një çifteli. Ky është një turp i madh që duhet denoncuar deri në
fund.
I shqetësuar thellë
për këto reprezalje, thirra në zyrë Zenin të ishte pranë meje në këtë ditë të
vështirë për të.
-Sa ka shkuar numri,
i thashë.
-80 vetë, tha.
-Sa ishin tanët nga
këta?
-Më shumë se gjysma,
tha.
-Kush janë këta që po
emërohen, e pyeta.
-Kanë marrë në punë
atë që të arrestoi ty, më tha. Me sa duket duan të të arrestojnë prapë.
-Niko Brahimin?
-Po, tha i
dëshpëruar.
-Ky është skandal, i
thashë. D.m.th këta nuk kanë bërë reformë, por ndryshime simbolike. Duan të na
tregojnë se kush i bie çiftelisë, nuk punon më në polici, dhe kush më ka
arrestuar mua, ribëhet prapë drejtor. Nuk do t’i lejoj kurrë ta gëzojnë këtë
pushtet. U thuaj njerëzve tanë të qëndrojnë. Nuk e kanë të gjatë.
-U thashë, më tha i
mërzitur. Na leni në hallin tonë, më thanë, se na morët më qafë. Janë të
mërzitur…
-Ashtu, mirë. Dakord…
Thuaju… Mirë, shiko, ashtu ë…? Mirë, thuaju ne do fitojmë përsëri…
-U thashë, por as që
duan ta dëgjojnë. Kanë hallet e tyre, është e kuptueshme.
Atëherë vendosa të
marr në telefon Stefan Fylen. I thashë që statusi i Shqipërisë rrezikohet në
muajin dhjetor, pasi qeveria e krimit dhe drogës ka emëruar drejtor policie një
njeri, i cili e ka zakon të më arrestojë mua më 28 Nëntor. Kjo është e sigurt që
do të ndodhë se ky person është punësuar vetëm për këtë punë. Nëse kjo ndodh,
dihet që statusi i Shqipërisë nuk do të jepet dhe ky është një atentat i madh
ndaj vendit tonë.
Më dëgjoi me qetësi
dhe tha se kushtet për marrjen e statusit janë 12 ligjet që janë miratuar,
lufta kundër korrupsionit dhe forcimi i shtetit ligjor. Çdo hap në këtë
drejtim, e afron Shqipërinë me BE.
Ky njeri duket që
është nën ndikimin e Edi Ramës. Bile më provokator se ai. Ia mbylla telefonin
pa pritur përgjigje më të qartë se aq.
Të dashur motra dhe
vëllezër. Këta duan të hakmerren pse policia i ka përgjuar, pse i ka
përndjekur, pse nuk i ka lënë të bëjnë greva dhe protesta, pse u ka përgjuar
telefonat, pse u ka arrestuar të afërm… Por unë nuk do t’i lejoj kurrë të
triumfojnë. Kjo do na bashkojë më shumë me njëri- tjetrin. Përpara!
ANSAMBLI CIFTELIA
ReplyDeleteHIKU KE SHPIA
T’i varësh Ujqërve Mëlçitë në qafë
DeleteKe shpia satome
ReplyDeleteSa ju ka bo barku ktyne derrave. Kon per te ra ndonji cik nga pesha tani qe mbeten pa pune apo do shnoshen ma fort?
ReplyDeleteSa ishte Sala kryeminister rrinit sus ju pushta.
ReplyDeleteTani hapeni bythesh neper blogje.
Pis milet, pthuuu!
Po mama jote ku ishte kur ishte sala kryeminister? Apo posht tavolines se tij
Deleteishte kur jotja dhe e sales ishte kur ishte xhaxhi qe i dha shkollen s-hales
DeleteKeta jane rapsodet qe kan kendu ma se shumti per shokun Enver
ReplyDeleteWhen I see this I wont be able to sleep tonoght. It's 11:40 PM
ReplyDelete