![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEjzE7YZ_zVVEo3lMKzEJTEDnhtVaafdOuifZWIESgMnCPg_3U3Oi-3uELWUhTwadAvw-D7EciKaPnLl1gRmJyoVhAjIpVbp4Jl_nZvOVD0LIhvTYUavGHN7MmEUBmoMnmmcVZE7FOoR1qo7/s640/Shkelzen+Berisha.jpg)
Deklarata e Rames sot
Qeveria shqiptare
intesifikon përpjekjet për t’i dhënë fund epidemisë së lojërave të fatit dhe
basteve në të gjithë territorin e vendit, duke u shndërruar jo vetëm në një
problem fiskal e kriminal, por edhe në një plagë të madhe sociale për
shoqërinë.
Si një industri
kriminale, e cila ka lulëzuar falë mbështetjes politike nën hundën e policisë
që heton krimin ekonomik. Ky ishte konstatimi Kryeministrit Rama gjatë në
konference për shtyp, qëllimi së cilës ishte dërgimi një mesazhi të fortë, se
Qeveria është e vendosur ta çojë deri në fund këtë betejë për të frenuar
evazionin fiskal, krimin ordiner dhe mbi të gjitha degradimin e shoqërise si
pasojë e këtij fenomeni masiv.
“Ne jemi jo vetëm të
vendosur, por dhe jemi shumë të qartë për shtrirjen e këtij aktiviteti për
lidhjet që ky aktivitet ka patur dhe vazhdon të ruajë me politikën, për
mbështetjen që ky aktivitet ka gjetur deri në të shkuarën në shumë të afërt dhe
për mbulimin që ka siguruar falë korruptimit të politikës dhe të gjithë
zinxhirët e krimit ekonomik në Policinë e Shtetit”, tha Rama.
Krahas nisjes së një
reforme ligjore për këtë sektor, Kryeministri njoftoi edhe nismën më të re të
Qeverisë për bllokimin e aksesit per vendosjen e basteve nëpërmjet internetit.
“Kemi marrë vendimin
që përmes ministres së Inovacionit të kërkojmë bllokimin e të gjithë
ëebsite-ve. Shuma që shqiptarët humbasin në aventurën e basteve online në
destinacione jashtë Shqipërisë, brenda një viti varion nga 500 në 700 milionë
dollarë”, tha Rama.
Kryeministri dha
sqarime se çfarë do të ndodhë me ata të cilët kanë zbatuar rregullat gjatë
ushtrimit të këtij biznesi.
“Po punojmë dhe për
një strategji daljeje për të gjithë ata që në këtë aktivitet janë të licensuar
dhe këtë aktivitet e ushtrojnë brenda kufijve të ligjit ekzistues. Strategji
daljeje, do të thotë me fjalë të tjera, që ky nuk mund të jetë as legalisht një
aktivitet i të ardhmes së këtij vendi. E ardhmja e këtij vendi nuk mundet të
ketë të përbashkët me bixhozin”, tha Rama.
Shefi i Qeverisë
shqiptare deklaroi se nuk jemi thjesht në një sezon aksioni për këtë çështje,
por theksoi se ajo që ka nisur do t’i shkohet deri në fund.
Tërbohet Shkëlzen Berisha, mbeti pa monopolin e
kumarit !
zENA NUK E mBAN DOT BURGUN, NE EKZIL NDOSHTA. PO TE KISHTE PRAPE sADIJE bERISHEN NDOISHTA
ReplyDelete