Të
Dashur Miq:
A
Ju Duket Sikur ka 30 vjet
që Përdor Kompjuterin
ky Hundrrens?
Qeveria:
Laptopë me
subvencion për 60 mijë nxënës.
Berisha:
Si e mbrojta kompjuterin tim amerikan
Qeveria shqiptare do
të subvencionojë blerjen e rreth 60 mijë laptopëve për nxënësit shqiptarë. Kjo
është parashikuar në një marrëveshje të nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe
kompanisë INTEL, raporton Panorama. Marrëveshja është nënshkruar mes ministrit
të Inovacionit, Genc Pollo dhe përfaqësuesit të INTEL, zëvendëspresidentit John
Davies. Megjithatë skema e subvencionimit do bëhet e ditur më vonë.
Ndërkohë në Tiranë po
zhvillon punimet forumi rajonal për Europën për internetin me brez të gjerë.
Aty ka folur kryeministri Sali Berisha, që ka shpjeguar se si ka sjellë në
Shqipëri kompjuterin e parë amerikan dhe se si e ka mbrojtur atë në komunizëm.
“Ëndrra ima për
Shqipërinë dixhitale vjen nga rinia ime. Prej rinisë sime kam pasur një rast
personal që më bindi se asgjë nuk mund ta ndryshojë më shumë jetën se sa
kompjuteri. Në atë kohë nuk kishte ende internet. Në vitet ‘80 u ktheva nga
Parisi, atje punova në një laborator shumë dinamik. Kryeqyteti francez nuk
kishte kompjutera personal në atë kohë, të gjithë ishin kompjutera të mëdhenj.
Me t’u kthyer në Shqipëri, pashë se Apple kishte nxjerr produktin e tij, Apple
2. Nëpërmjet një tregtari britanik arritëm të blinim një të tillë, por pa
program. Në laboratorin tim, një djalë i ri, shumë i përkushtuar ndaj
matematikës, filloi ta programonte. Kështu, në disa muaj, duke punuar në
Fortran apo Pascal, ai arriti të programojë programin më të madh të kohës për
të gjithë indekset hard. Kompjuteri ynë në atë kohë ishte si një lloj fantazme
për administratën. Ministri im më tha për çfarë duhet këtu. I sqarova zotit
ministër se për çfarë më duhej. Por ai më tha se ky është një produkt amerikan
dhe unë e pyeta se çfarë kuptimi ka? Ai
m’u përgjigj se ndalohet nga ligji. I thashë se nuk ndalohet nga ligji
shqiptar, e ai sërish m’u përgjigj; është më keq. Megjithatë, ky kompjuter e
lejoi skuadrën time që të përfundonte disa punë vendimtare, të cilat, pa
kompjuterin, do të na duheshin ndoshta 8 deri në 10 vjet punë për t’i
përfunduar,” tha Berisha.
http://www.gazetatema.net/web/2012/09/07/qeveria-laptope-me-subvencion-per-60-mije-nxenes-berisha-si-e-mbrojta-kompjuterin-tim-amerikan/
Sa e don Kosoven baca i tyne :p
ReplyDeleteKosovo je srbija
pthuuuu
Baca i gegvet ha ha ha, hunrrens
Deletevetem Idiot eshte fare pak. Do te thosha te pakten Idiot ne fuqi te 30000000
ReplyDelete