Flags fly high on Hylan Boulevard
in honor of
Albanian Independence Day
in honor of
Albanian Independence Day
Vetëm një ditë na ndan
nga 102-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë dhe atmosfera nuk ka përfshirë vetëm
trojet shqiptare, por edhe rrugët e Nju Jorkut.
Portali amerikan “silive.com” raporton se bulevardi “Hylan” në
Nju Jork është mbushur me flamuj shqiptarë me rastin e 28 Nëntorit, por pa
lejen e bashkisë.
Në krah të tyre
ndodhen të varur edhe flamujt amerikanë. Megjithatë, sipas të njëjtit burim
amerikanët nuk kanë kuptuar asgjë pasi nuk e njohin flamurin shqiptar.
Thuhet se flamujt u
kanë rënë në sy zyrtarëve të zonës të cilët kanë deklaruar se për të bërë një
gjë të tillë duhet leje e veçantë.
Sipas banorëve të
zonës, flamujt janë vënë natën për t’u shpëtuar syve të autoriteteve.
Por zyrtarë të bashkisë
kanë thënë se vendosja e flamujve ka marrë miratimin e minibashkisë pas një
kërkesë të komunitetit shqiptaro-amerikan të kësaj zone.
* *
*
GEZUAR PAVARSIN SHQIPE!
ReplyDelete