Erzeni u kthye?
Berishat lumturohen
E mbani mend
zv/drejtorin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçani?!
Më datën 26 janar
(fiks në përvjetorin e 21 janarit), Gjykata Administrative i ka dhënë të
drejtën e rikthimit në punë. Për ata që nuk e dinë historinë, nga posti i zv.
drejtorit në Drejtorinë e policisë së qarkut Tiranë, Breçani u transferua në
detyrën e zv/drejtorit të qarkut Dibër.
Por ky post u shkri
dhe ai u emërua specialist pranë kësaj drejtorie. Në këtë kohë, ai pretendoi se
largimi i tij nga detyra ishte bërë në kundërshtim me ligjin dhe kjo sipas tij
ka qenë pasojë e debateve që ka patur me ministrin e Brendshëm dhe
kryeministrin, Edi Rama.
Ai e ankimoi çështjen e tij në Gjykatën
Administrative, duke fituar përballë Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së
Brendshme. Sipas vendimit të kësaj gjykate, Breçani duhet të rikthehet në detyrë
me të njëjtën gradë që ka pasur, që do të thotë se duhet t’i jepet një post
drejtues në Policinë e Shtetit.
Gjatë këtyre ditëve,
profili i tij në Facebook është mbushur me urime për rikthimin në detyrë;
Ajo që vihet re,
është fakti se familja Berisha është mjaft entuziaste për Erzenin.
* *
*
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!