Ajo ishte vajza
afgane me sy jeshilë që u ndërkombëtarisht e njohur kur fytyra e saj
mbresëlënëse u shfaq në kopertinën e revistës ‘National Geographic’, në vitin
1985. Tashmë fytyra e Sharbat Gula është publikuar sërish, me një imazh
tërësisht të ndryshëm nga 30 vjet më parë dhe për një qëllim krejt tjetër; e
përfshirë në një skandal korrupsioni në Pakistan.
Imazhi i 12-vjeçares
Gula, i marrë nga një kamp refugjatësh nga fotografi Steve McCurry, u bë
kopertina më e famshme në historinë e N’ational Geographic’. Pas 17 vjet
kërkimesh, McCurry ra në gjurmët e Gula në vitin 2002, në një fshat afgan ku
ajo jetonte së bashku me bashkëshortin bukëpjekës dhe kishte tre fëmijë.
Tashmë Gula është nën
hetim nga autoritetet pakistaneze, pasi është zbuluar se jetonte nën identitet
të rremë.
* * *
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!