Ka pritur mbrëmjen, tre minuta pas orës 23.00 deputeti Tomë Doshi, për të hedhur në faqen e vet facebook një video prej 8 minuta e gjysmë shoqëruar me shënimin: “Po ju paraqes një video me të vërteta të frikshme për realitetin shqiptar. Një video që do tregojë kush na udhëheq dhe sa të sigurtë e kemi jetën. Një video që do nxjerrë lakuriq deklaratat e deritanishme të shtetit. Prita deri sot reagimin e të gjitha institucioneve. I lejuam porositësit të vrasjes të tregonin edhe njëherë sa frikë kanë nga e vërteta. Manipuluan dëshmitarin, fshehën të vërtetën, akuzuan njerëz pa asnjë lidhje me vrasjen. Nxirreni vetë përfundimin se kush thotë të vërtetën”.
Videoja tregon tashmë
të ndaluarin nga policia, shtetasin Durim Bami nga Fushë-Kruja, që i rrëfen
vetë Doshit sesi e kanë kontraktuar për ta vrarë atë me eksploziv, “me porosi
të Ilir Metës”. Shuma është 500 mijë euro, por vetëm pasi personazhi Toni i ka
ofruar 200 mijë euro që Bami nuk i ka pranuar, duke i thënë se puna është shumë
serioze. Në vijim, i penduari tregon se ka porosi eliminimi edhe kundër
deputetit të PD-së Mhill Fufi. Grafikisht, paraqitet Bami në mes të një
salloni, i ulur në kolltuk, i inkuadruar nga kamera pothuajse në qendër.
Deputeti Doshi nuk duket fare në video, me përjashtim të disa rasteve kur duken
duart që lëvizin. Sipas deklarimeve të mëparshme të Tomë Doshit, ky vrasës i
penduar ka pranuar vetë të fiksojë dëshminë e tij në video, duke rrëfyer detaje
të ndryshme nga atentati i mbetur në tentativë.
Ajo që bie në sy,
është se Bami artikulohet me vështirësi dhe me shkëputje, ndërsa gjatë gjithë
kohës së 8.5 minutave, është Doshi ai që e stimulon dhe orienton për të
vazhduar rrëfimin. Nga ana tjetër, e folmja e Durim Bamit është e qetë dhe
qëndrimi i tij në kolltuk disi i relaksuar. Njëfarë kontradikte kjo përballë
idesë se është duke rrëfyer përpara një deputeti, një krim të porositur kundër
tij nga kryetari i Kuvendit.
Duke krahasuar
referencat kohore që jepen nga vetë bashkëbiseduesit, ku Bami thotë që kjo
“punë” ka filluar që prej pothuajse 5 muajsh, ndërsa Doshi shton, “atëherë i
bie që ka fillu në maj”, rezulton që videoja të jetë regjistruar diku nga muaji
shtator ose tetor. Por veshja e trashë e Bamit, një xhup dimri i rëndë i
pazakontë për temperaturat e asaj periudhe, kur i ftohti nuk kishte hyrë ende,
lë vend për dyshime.
Videoja nuk ka datë
dhe të gjitha referencat kohore dalin nga biseda. Sidoqoftë, videoja duket se
tashmë do ekspertohet e analizohet nga profesionistët.
* * *
DITA ka zbardhur
bisedën në word për ta bërë më të lehtë për lexuesit tanë. Më poshtë
transkripti i bisedës së plotë:
Doshi: …Po ta
përsëris edhe një herë, unë për atë do isha i vdekur, por në dorë të Zotit dhe
ti që s’ke vepru, se…kaq.
Bami: Më erdhi Toni,
bëri telefon dhe më tha, se do ta them në fillim siç ka nis.
Doshi: Duhet të jemi
të qetë me veten dhe me Zotin.
Bami: Ene më tha do
të bëjmë një punë me Tomën, për punën e Tomës. Kanë hedh lekë me një llaf për
punën e Tomës, për me e mbarue…
Doshi: Çfarë me
mbarue?
Bami: Për me e mbaru,
për me vra Tomën. A mund të gjejmë rob me e bë? Më tha. Ai përderisa erdh të
unë e dinte se unë do ia mbarojsha, a më kupton? Janë hedh 500 mijë euro. Nga
këto 500 mijë po don me më lënë gjë mua më lerë, po s’deshe s’ka problem,
mjafton me e mbaru.
Doshi: Si filloi
puna? Kur e keni fillu këtë punë?
Bami: Po ka nja katër
muaj, po bën pesë muaj tashi.
Doshi: Në maj?
Bami: Se mbaj mend
mirë fiks, po maj ka qenë. Tani si fillim hudhi 200, hudhën 200 dhe e anullova
unë. Se bëj për 200 iu thashë, ça është kjo punë, se kjo është punë çik e
rëndësishme, a më kupton i thashë. Ata burrat e huaj vranë Azem Hajdarin dhe
ngelën të gjithë në burg…U vranë apo u sakatunë.
Doshi: Çfarë tha ai?
Bami: S’është problem
hiç ajo punë. Porosia na ka ardh e ne kena mbrojtje. Se porositë për punën e
Tomës e kanë bërë rob që ne mund të na mbrojnë. Ka dorë shteti këtu. Kush më
mbron, ta di dhe unë kush më mbron, i thashë unë. Më tha është Iliri në këtë mes,
është porosi e Ilir Metës. Ne e kena rrugë hap, në fund të fundit jena të lirë
me një llaf. Po mirë i thashë po kena hall se një gjë e vogël me na dal ne
morëm fund. -Jo s’ke asnjë problem tha ai, kë për të parë që po e bërë këtë sa
mirë do shkojnë punët.
Doshi: Po si vazhdoi
puna? Ju thatë që më keni rujt e më keni ndjek e më keni…
Bami: Po të kena
ndjek te “Sheratoni”, te dy kullat. Kena vu motorin te dy kullat anash makinës
tënde, te dera mbrapa ka qenë ngjitur..
Doshi: Kjo ka qenë në
qershor?
Bami: Rreth 21
qershorit ka qenë.
Doshi: Si ishte kjo
puna e motorit?
Bami: Prumë motorin
dhe e lamë aty.
Doshi: Jam kurioz me
e dit, ku e morët motorin, tritolin?
Bami: Me Tonin. Toni
motorin e ka lënë vetë.
Doshi:Ça motori
ishte, ku e morët?
Bami: E morëm në
Paskuqan. Nga këta papaqët. Nga këta që shesin pica.
Doshi: Po pastaj ju
vazhduat me atë, e montuat? Te servisi i Tonit?
Bami:Po. E montuam te
servisi i Tonit, e bëmë gati. Ia dhamë një çunit të vogël. Dhe e çuam atje
afër. Atje tek ishin Kullat.
Doshi:Te restoranti?
Bami:Po.
Doshi:Po ti ku ishe
në atë kohë?
Bami: Unë isha aty me
Tonin, në makinë me Tonin. (Durim Bamit i vjen SMS në telefon, ndërpret
bisedimin dhe nxjerr celularin. Në këtë moment Tom Doshi i kërkon ta lëjë
telefonin dhe të vazhdojë të flasë)
Doshi:Po ca
eksplozivi ishte?
Bami: Po C4.
Doshi:Po telefonin ku
e gjetët, apo ia more shokëve?
Bami:Po, shokët, me
Tonin. Po se di mirë, ka qenë brenda, e ka pasur brenda.
Doshi:Po pastaj si ia
bëtë?
Bami:Po me dy fijet e
telefonit i lidhëm me dy fijet e kapsollit. (bënë me duar veprimet e kryera për
montim)
Doshi:Po atë natë
telefonin kush e kishte që do i binte telefonit për shpërthim?
Bami: Një djalë i
vogël, një që po priste atje.
Doshi: Cilin tjetër?
Bami: Atë që çoi
motorin.
Doshi: Sa vetë ishit?
Bami: Pesë vetë. Ata
dy që çuan motorin, Toni, çuni i xhajës së Tonit.
Doshi: Po ky çuni
xhajës së Tonit çfarë roli kishte?
Bami: Se di, por
ishin shumë të ruante ty.
Doshi: Kush ishte?
Bami: Po kur dola unë
kishte shumë. Shtatë-tetë veta te motori. Plase më thanë.
Doshi: Po mbrapa,
çfarë të thanë tjetër, kush porosit, ça me the ti mua për një deputet tjetër,
Fufin?
Bami: Po, për Fufin,
është porosi e Ilirit.
Doshi: Po përse, pse
do e bënin?
Bami: Po se di, për
një video. Është bërë me Ilirin, nuk e di se se kam idenë fiks, po për një
video. Por fiks nuk e kam, nuk e di, se s’më interesonte kjo pjesa.
Doshi:Po ti i more
ndonjë lekë atij?
Bami:I mora nja 20
mijë euro.
Doshi:Po për çfarë i
more?
Bami: Po për me heq…
(ndërpritet filmimi prej 8 minutash e 30 sekondash)
* *
*
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!