Gazetarja e njohur Zenepe Luka, pas botimit të librit “Izet Haxhia përballë Sali Berishës” depoziton sot në prokurorinë e Vlorës një padi penale për ish-presidentin Sali Berisha.
Luka i rikthehet një
ngjarjeje të rëndë kur në vitin 1997, në kohën kur ajo punonte si
korrespondente e gazetës “Koha jonë” dhe përcillte ngjarjet e pranverës së
përgjakshme të atij viti në qytetin bregdetar, iu vu tritoli në shtëpi.
Izet Haxhia rrëfen në
libër se tritoli në shtëpinë e Zenepes është vënë me urdhër të Azem Hajdarit,
në një kohë që PD-në e kontrollonte totalisht Berisha.
Me këtë rast, Zenepe
Luka i drejton një apel edhe ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu.
Nga Zenepe Luka
Dy fjalë për librin
“Izet Haxhia përballë Sali Berishës”
Këtë shkrim dua ta nis
me dy fjalë për librin “Izet Haxhia përballë Sali Berishës” përgatitur nga
gazetari i mirënjohur i DITA-s, Xhevdet Shehu.
Rrallë ndodh, që një
libër me 340 faqe, ta përpish në disa orë sikurse më ndodhi me këtë libër.
Sigurisht, ka arsye të ndodhë kjo, e para interesi për temën që trajton,
autori,por në këtë libër të pazakontë, të rrallë në llojin e vet, në radhë të
parë lipset guxim, trimëri për të hedhur të zezën në të bardhë, për vetë
problematikën që trajton, aq më tepër kur bëhet fjalë për krime të rënda në një
shoqëri, shto pastaj, kur protagonisti kryesor ka qenë kreu i shtetit dhe sot
është deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
Xhevdet Shehu, një
gazetar me përvojë, si gjithmonë, por edhe me këtë libër, ka treguar se
gazetaria për të nuk është thjesht profesion, por një mision. Nëse do të ishim
në një shoqëri të vërtetë demokratike dhe do të kishim shoqata të mirëfillta
gazetarie, ky koleg duhej propozuar për medaljen më të lartë. Por, jam e sigurt
se këtë do ta bëjë lexuesi i thjeshtë, që është “medalja” më e çmuar.
Padi për ish
Presidentin Sali Berisha
Në faqet e këtij libri,
ish truproja e ish Presidentit Sali Berisha, ka rrëfyer edhe për ngjarjen makabre
të 10 majit të vitit 1998, vendosjen e tritolit në banesën time, kur punoja si
gazetare e “Koha Jonë” në Vlorë.
Unë i dija të gjitha
ato që Izet Haxhia, nënvizon në faqet 159-160 të këtij libri, por tashmë, që e
kam në duar këtë libër, ai merr vlerën e provës dhe unë do t’i drejtohem
gjykatës me një kërkesë-padi me objekt:
berisha-hajdari“Padis
ish-Presidentin dhe ish-Kryeministrin e vendit, Sali Berisha, për moskallëzim
krimi, duke shpresuar se do të vihet në lëvizje dosja që është pushuar në
Prokurorinë e Vlorës”. Unë e di që autorët kanë ndërruar jetë, për shkak të
hesapeve të tyre. Por, ka një nen në kodin penal, sipas të cilit përbën vepër
penale nëse vihesh në dijeni për këtë krim makabër dhe e fsheh atë, aq më tepër
kur je kreu i shtetit.
Duke iu lutur Zotit, që
më shpëtoi bashkë me fëmijët, nuk dëshiroj të ndëshkoheni penalisht, por do të
kërkoj dëmshpërblim për dëmin që iu shkaktua banesës.
Kërkesë drejtuar z.
Izet Haxhia
Do të dëshiroja, që në
gjyqin e kërkuar prej meje, që do të kisha dëshirë të binte në dorën e
bashkëqytetares sime, Fatmira Hajdari, të dëshmonte fizikisht edhe z.Izet
Haxhia.
A do të kërkojë
ndëshkimin për djegien e gazetës “Koha Jonë” z.Nikollë Lesi?
Për vetë natyrën që ka,
zoti Nikollë Lesi, botuesi i gazetës “Koha Jonë”, shpresojmë se do të formulojë
edhe ai kërkesë-padi për dëmshpërblim për djegien e gazetës “Koha Jonë”, aq më
tepër që disa nga autorët që akuzon Izet Haxhia, janë këtu, në Shqipëri,
qytetarë të lirë.
Edhe një mesazh për
Ambasadorin Lu
I nderuar z. Ambasador.
Ju që jeni aq i interesuar për dekriminalizimin, për vënien përpara
përgjegjësisë ligjore të pushtetarëve dhe të zgjedhurve, që kanë bërë krime,
vlerësojeni këtë libër, që është një provë e gjallë, për krimet që janë bërë në
Shqipëri, në këto vite tranzicioni.
Përveç kësaj kërkese,
unë ju bëj edhe një pyetje, i nderuar z.Lu:
Nëse do të ishte botuar
një libër i tillë në SHBA, për Presidentin e vendit tënd, çfarë do të kishte
ndodhur?
Gjëja më e dobishme që
do të bënit, si Ambasador i Shtetit më të madh demokratik në botë, do të ishte
që këtë libër me ngjarje e krime të mëdha, t’ia dorëzonit si provë materiale
Prokurorit të Përgjithshëm z.Adriatik Llalla. Ky do të ishte filli i lëmshit,
hapi i parë, për të realizuar reformën në drejtësi në Shqipëri. Të shpresojmë
z. Ambasador!
Izet Haxhia: Tritolin
Zenepes ia vuri Azemi…
(Fragment nga libri
“Izet Haxhia përballë Sali Berishës”)
Pas një fjalimi të
deputetit Patozi më 4 qershor 2015 në Kuvend dhe një replike të dërguar në
redaksi nga gazetarja Zenepe Luka, redaksia pyeti një nga dëshmitarët e
ngjarjeve të rënda të atyre viteve, Izet Haxhinë. Më poshtë, emaili i z.Haxhia
për DITA-n:
“Unë nuk kam qenë në
atë miting se që pas ngjarjes së Milotit ku gjoja iu bë atentat Azemit dhe
është një ndodhi që nuk është sqaruar, sepse nuk ka pasë asnjë atentat ndaj
Azemit, por ka qenë një diçka tjetër që do ta sqaroj ndonjëherë tjetër. Por me
sa di unë dhe nga vetë goja e Azemit, i cili kur pinte apo donte të mburrej,
tregonte bëmat e tij apo ato që urdhëronte… që kjo, pra vënia e tritolit në
shtëpinë e Zenepes, është një akt i kryer me urdhër të Azemit, është e
padiskutueshme. Sepse ai ka patur lidhje me një pjesë të bandës së Kakamit, që
kanë qenë aktivë në atë periudhë në Vlorë. Bile m’u kujtua që për këtë akt,
Azemi ka vënë në dijeni edhe Berishën, apo “Marshallin” siç e thërriste ai, për
t’i treguar që ai ishte i fortë në Vlorë e me lidhje të fuqishme. Këto janë të
dhëna nga njerëzit e afërt me Berishën e Azemin, të cilët kishin qejf të
mburreshin edhe me akte terroriste.
Po, Zenepja ka të
drejtë kur akuzon dhe drejton gishtin nga autorët, sepse pikërisht nga RD dhe
55 është akuzuar si nxitëse e trazirave në Vlorë, e sidomos për sulmin ndaj
SHIK-ut. Por nuk duhet harruar Frrok Çupi, pasi ishte editoriali i tij te “Koha
Jonë”, ndezësi i fitilit të luftës në Vlorë. Më vonë, “çuditërisht” Sala këtë
person e bëri aleat e i dha poste. Ca gjëra e ca lidhje nuk arrij t’i
konceptoj, sepse janë jashtë çdo logjike.
Azemi ka pasë mbajtë
kontakte të vazhdueshme me pjesëtarë të bandës së Kakamit. Edhe për armët e
SHIK-ut që u patën nisur me porosi të Salës, Azemi iu thoshte këtyre
pjesëtarëve që ua kam nisur unë”.
* * *
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!