40 vjet më parë, më 1
Prill 1976, Apple, nuk ishte gjë tjetër veçse dy të rinj në një garazh të
Kalifornisë. Sot, Apple është kompania më e vlefshme në botë, me një vlerë prej
700 miliardë dollarësh. Ndikimi që do të kishin themeluesit e kompanisë në atë
kohë ishte i paimagjinueshëm.
Apple - 40 vjet ne 40 sekonda
Steve Jobs, Steve
Wozniak dhe Ronald Wayne, më 1 prill 1976, themeluan në një garazh, Apple
Computers, një kompani e vogël që në 4 dekada do të bëhej kompania më e madhe
në botë për vlerën e tregut.
Kjo kompani sot ka më
shumë se 480 dyqane në 18 shtete të ndryshme në mbarë botën. Kompania zbuloi
gjithashtu së fundmi se më shumë se 1 miliard pajisje aktive Apple përdoren
aktualisht në të gjithë botën. Shefi ekzekutiv aktual i Apple-it, Tim Cook, e
përshkroi këtë shifër si “të paimagjinueshme”, duke shtuar se ajo tregon se sa
ndikim ka Apple tek njerëzit në të gjithë botën.
Apple arriti të
revolucionojë botën e kompjuterëve, ndryshoi mënyrën se si dëgjojmë muzikë,
përdorim telefonin apo lexojmë lajmet, krijoi tendencë me moton “Think
Different” (Mendo ndryshe). Kompania ka krijuar një video për të përkujtuar 4
dekada ide, inovacion dhe kulturë.
* * *
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!